Kosova
Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan 12 oficerë të rinj
Diplomon gjenerata 2026 e kadetëve të FSK-së, mbahen ceremonitë në Prishtinë
Gjenerata e vitit 2026 e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka diplomuar këtë të premte në një ceremoni të organizuar në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Në ceremoni diplomuan 12 kadetë, të cilët përfunduan me sukses shkollimin dhe trajnimin e tyre ushtarak, duke iu bashkuar radhëve të oficerëve të rinj të FSK-së.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ceremonia u zhvillua në atmosferë solemne, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove të reja të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Migros hap supermarketin e parë zviceran që është i hapur 24 orë në ditë Shitësi me pakicë zviceran Migros ka hapur supermarketin e tij të parë në Zvicër me orar... -
Katër firma zvicerane midis 100 kompanive më të mira -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Rriten çmimet për teleferikun e njohur malor në Zvicër, banorët do të paguajnë më shumë -
Aeroportet zvicerane paralajmërojnë radhë të gjata gjatë sezonit veror













