Lajme
S’ka kushte për aviokompani shtetërore
Në Aeroportin e Prishtinës, operojnë 24 kompani ajrore, shumica janë nga Bashkimi Evropian. Numri i pasagjerëve brenda një viti në ANP kalon mbi 1.5 milionë udhëtarë
Në politikat zhvillimore të Ministrisë së Infrastrukturës nuk parashihet që Republika e Kosovës të investojë në themelimin e kompanive ajrore publike. Prandaj sipas këtij planifikimi, Kosova nuk ka ndonjë kompani ajrore publike dhe nuk pritet që të ketë ndonjë të tillë gjatë muajve të ardhshëm.
Kështu thonë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, sipas të cilëve, ky investim konsiderohet model i tejkaluar, për shkak të trendëve të zhvillimit të këtij sektori. Ndërkaq, janë 24 kompani ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, por shumica janë të huaja që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, raporton REL.
Nevojën për investim në ndonjë kompani publike ajrore, muajin e kaluar e pati paraqitur në Kuvendin e Kosovës deputetja Teuta Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ajo pati kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që të fusë në agjendën qeveritare edhe hapjen e një kompanie ajrore shtetërore.
Sipas saj, kjo mund të realizohet nëse fillon bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Por, kryeministri i Kosovës ishte përgjigjur se “hapja e një avio-kompanie publike nuk është në agjendë, sepse Kosova është në proces të rregullimit ekonomik dhe kjo nuk mund të bëhet”.
Madje për themelimin e aviokompanive, Kosova nuk as kuadro, as kushte e as mundësi materiale.
Ali Aliu, piloti i parë kosovar që ka drejtuar aeroplanët reaktivë dhe supersonik në ish-Armatën Popullore të ish-Jugosllavisë, thotë se shteti i Kosovë nuk ka mundësi financiare për një investim të tillë.
“Edhe shtetet tjera që kanë dalë nga ish-Jugosllavia nuk kanë kompani të veta. Pasi janë shumë të kushtueshme, ka probleme të ndryshme dhe të gjithë janë orientuar në kompani private. Kjo, sepse është investim i madh, si blerja e avionëve, mandej servisimi i tyre, marrja e lejeve për operim çdo vit, janë të kushtueshëm kuadri, pilotët, teknikët dhe inxhinierë të aviacionit”, thotë Aliu.
Por, përveç këtyre, Aliu thotë se Kosova nuk është anëtare në Agjencinë Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (EASA), e as në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën Zvicra shihet si një “strehë e sigurt” për investime falë stabilitetit politik, sistemit të fortë ligjor... -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025













