Lajme
Prapë e gjuajnë me vezë kryeministrin Mustafa
Gjatë kohës kur kryeministri Isa Mustafa po mbante një fjalim për shënimin e Ditës së Mjedrës në Podujevë, ai u gjuajt me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sërish e kanë gjuajtur me vezë kryeministrin Isa Mustafa, derisa ai po mbante një fjalim në Podujevë. Aktivistët e LVV kësaj here kanë shkuar në rajonin e Llapit, ku kryeministri kosovar po merrte pjesë në shënimin e Ditës së Mjedrës. Pas kësaj akti ka ndërhyrë Policia e cila ka arrestuar dy aktivit të kësaj lëvizje.
Gjuajtja me vezë ndaj kryeministri vjen si rezultat i pakënaqësisë pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të fundit, njërën me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe tjetrën me Malin e Zi, për demarkacionin e kufirit. Sipas opozitës, Mustafa ka shkelur rëndë integritetin e shtetit.
Në deklaratën e Vetëvendosjes thuhet se nuk do të lejojnë funksionimin normal të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Muustafa, pa u tërhequr nënshkrimi nga marrëveshjet e fundit.
“Isa Mustafa po e mbron me çdo kusht “Zajednicën” e tij. Edhe kur zyrtarët e Serbisë, me të cilët ai ka bërë marrëveshje, e quajnë vendin tonë ISIS dhe e pengojnë në çdo nismë ndërkombëtare. Isa Mustafa vazhdon të jetë i përbetuar ndaj “Zajednicës””, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën














