Kosova

“A.R.KATANA” dhuron barna dhe pajisje elementare mjekësore në Zhegër

“A.R.KATANA”  dhuron donacion medikamente dhe pajisje elementare mjekësore për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër.

Pronari i kompanisë “A.R.KATANA, Muhamet Ajrullahu, sot ka dhuruar një donacion, medikamente dhe pajisje elementare mjekësore për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër, shkruan Radio Star, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa Ajrullahu ka thënë se këto mediakmente do t’ua lehtësojnë sadopak punën personelit.

Ajrullahu tha se para disa javësh kishte një të afërme të sëmurë, gjendja e së cilës u bë serioze shumë shpejt, saqë nuk pata hapësirë ta dërgoj në Emergjencë, andaj e solla këtu pranë QMF në Zhegër urgjentisht. Pas një ekzaminimi nga ana e mjekut, motra medicionale e cila punonte aty doli me një recetë medikamentesh dhe më udhëzoi të shkoja në barnatore për të blerë disa gjëra elementare, të cilat duhet t’i kishte një institucion shëndetësor. E di që një fenomen i tillë është prezent në tërë Kosovën dhe për mua si një tatimpagues i rregullt, fakti gë këto institucione nuk mund të më ofrojnë një trajtim adekuat shëndetësor, e sidomos në rastet emergjente, është i mjerueshëm. Qytetari me nevoja shëndetësore nuk duhet të brengoset për medikamentet kur shkon në këto QMF apo në spitale. Por çka ndodh me personat të cilët nuk kanë sigurime shëndetësore (e cila përbën pjesën më të madhe të popullsisë) apo me personat gjendja ekonomike e të cilëve është e mjerueshme? Pra, kjo më shtyri të marr një vendim të tillë donacioni, ku nga QMF në Zhegër kërkova një listë të medikamenteve esenciale, të cilat janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve mjekësore adekuate për banorët e këtij fshati dhe pasi mora listën, i kam ofruar këtij institucioni një sasi të konsiderueshme nga të gjitha ato të cilat mungonin, shkruan Radio Star.

Me të vërtetë, përvoja ime e hidhur dhe e mjerueshme dhe nuk kam pikë dyshimi gë qytetarët e Republikës së Kosovës cdo ditë përballen me situata të tilla. Uroj që vendimi im të bëhet shembull edhe per qytetarët e vullnetit të mirë që pa dyshim që janë shumë që të gjithë së bashku ta bëjmë vendin tonë një fole, ku ndjehemi të sigurt dhe të kemi një mirëqenie të mirë. Një gjë e tillë pa dyshim nuk mund të bëhet pa ndihmën e institucioneve shtetërore, ku uroj gë një vendim i tillë të bëhet shembull edhe për institiconet e tjera të Kosovës dhe të mos shfrytëzohen këto situata të mjerueshme të këtyre institucioneve shëndetësore për marrjen e votave apo të ngjashme, por kjo gjendje të merret seriozisht dhe me prioritet.