Lajme
Danimarka ua dhuron vendeve të varfra vaksinën AstraZeneca
Danimarka po konsideron shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca në vendet e varfra, pasi ndaloi përdorimin e saj në vend për shkak të shqetësimeve në lidhje me formimin e mpiksjeve të rralla të gjakut, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
Danimarka këtë javë u bë vendi i parë që ndërpreu përdorimin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa zyrtarët evropianë vazhdojnë të analizojnë dhjetëra raporte të mpiksjeve shumë të rralla të gjakut, të kombinuara me trombocite të ulëta që kanë ndodhur në vendet e Bashkimit si dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila së bashku me agjencitë mjekësore britanike dhe evropiane vazhdojnë të rekomandojnë përdorimin e vaksinës, duke thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet, po bën gjithashtu presion që vendet të mos grumbullojnë vaksina nëse nuk i përdorin ato, raporton thelocaldenmark.
“Dje fola me Soren Brostromin, drejtor i autoritetit shëndetësor danez dhe kuptova se Ministria e Jashtme është gati ose tashmë po shqyrton opsionet për të ndarë vaksinën AstraZeneca me vendet e varfra”, tha Kluge.
Zyrtarët e OBSH-së nuk kanë kritikuar ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca në Danimarkë dhe thanë se secili komb duhet të jetë fleksibël në marrjen e vendimeve në lidhje me programet e vaksinimit bazuar në normat e vaksinimit, infeksionit dhe shtrimet në spital.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













