Bota
Aeroplanët Boeing 737: Çfarë do të ndodhë më tutje?
Më shumë se 300 aeroplanë Boeing 737 MAX 8 dhe MAX 9 janë jashtë shërbimit në mbarë botën pas dy aksidenteve fatale gjatë pesë muajve të fundit, njëri në Etiopi dhe tjetri në Indonezi. Nga këto aksidente janë vrarë pothuajse 350 njerëz.
Hetuesit, të cilët po bëjnë kërkimet për të zbuluar shkaqet e aksidenteve, duhet të përgjigjen në një pyetje të rëndësishme: A ishte faji i softuerit të këtij lloji të aeroplanit? Kompania Boeing tashmë ka paralajmëruar se do të bëjë ndryshime në softuer.
Mirëpo çfarë dihet deri më tani?
Evropa dhe Kanadaja thanë të martën se do të vërtetonin në mënyrë të pavarur sigurinë e avionëve, duke komplikuar edhe më shumë rinisjen e fluturimeve të aeroplanëve.
Në anën tjetër, hetimet janë drejtuar në regjistruesin e zërit të pilotit të aeroplanit të rrëzuar në Etiopi. Kjo, pasi po vlerësohet se fjalët e tij mund të zbulojnë se çfarë çoi në rrëzimin e aeroplanit.
Hetuesit kanë gjetur ngjashmëri të mëdha në të dyja fluturimet që pësuan aksident.
Përderisa hetimet janë në zhvillim, kompania Boeing ka ndaluar operimin e të gjithë avionëve të rinj MAX për klientët e saj. Kompania ka pësuar humbje në aksione të tregut në vlerë prej 28 miliardë dollarësh.
Megjithëse kompania mban qëndrimin se aeroplanët e saj të rinj janë të sigurt, ajo megjithatë mbështet vendimin e Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së për të ndaluar fluturimin e tyre.
Ekspertët besojnë se një sistem i ri i kontrollit të fluturimit (MCAS), në aeroplanë, mund të ketë qenë një faktor në të dy rrëzimet, përfshirë pamundësinë e pilotëve për të mbizotëruar atë.
Por asnjë dëshmi bindëse ende nuk i ndërlidh të dyja aksidentet, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Çka më tutje?
Ligjvënësit në SHBA thanë se aeroplanët mund të mos fluturojnë për disa javë, në mënyrë që të përmirësohet dhe instalohet softueri në çdo aeroplan. Vende të tjera mund të ndalojnë aeroplanët për periudhë edhe më të gjatë.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të emërojë shefin ekzekutiv të mëparshëm të Delta Air Lines, Steve Dickson, për të kryesuar Departamentin Amerikan të Transportit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Në anën tjetër, kompania “Boeing” ka në plan të lëshojë softuerë të përmirësuar për aeroplanët 737 MAX të saj deri në 10 ditët e ardhshme, thanë burime të njohura me këtë çështje, raporton Reuters.
Asnjë padi nuk është ngritur që nga rrëzimi i aeroplanit në Etiopi, por disa avokatë thanë se presin që “Boeing” do të paditet në Shtetet e Bashkuara.
Ligjvënësit dhe ekspertët e sigurisë po vënë në pikëpyetje mënyrën se si rregullatorët kanë verifikuar dhe certifikuar modelin MAX të aeroplanëve “Boeing”. Ata po ashtu po ngrisin pyetje nëse pilotët janë trajnuar sa duhet për veçoritë e reja të aeroplanëve.
Familjarët e viktimave që pësuan nga fluturimi
Më 10 mars, një aeroplan Boeing Max 8 nga Etiopia, u rrëzua duke vrarë 157 persona në bord.
Kompania “Ethiopian Airlines” ka thënë se fluturimi ET 302 ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, para se të rrëzohej në Addis Ababa.
Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte atë model në më pak se pesë muaj. “Boeing” është prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër














