Kosova

Ahmetaj: Procesi i rinumërimit do të përfundojë brenda 3 ditësh

Burim Ahmetaj udhëheqës i Qendrës së numërimit dhe rezultateve shtoi se mesatarja e kohës për rinumërim është 4 orë e gjysmë.

“Janë duke u rinumëruar vendvotimet të cilat për shkak të gabimeve teknike të formularëve është dashur të sillen për tu rinumëruar mirëpo të gjitha këto vendvotime janë vendvotime me të cilat dalje e votuese apo pjesëmarrja e votuesve është shumë e madhe që do te thotë mesatarja është 250 deri 400 votues që do të thotë nuk mundemi brenda një ndërrimi të  kryhet rinumërimi më shume se 1 kuti për fat të keq nuk e kemi një vendvotim ku ka votues shumë dhe pak në mënyrë që te rinumërohen shumica e vendvotuesve. Mesatarja që i merr kohë është 4 ore e gjysmë për tu rinumëruar pra kjo është arsyeja pse nuk mund të shkojmë më shpejt në procesin e rinumërimit “.-tha Ahmetaj.

Ndërkaq, Udhëheqësi i qendrës së numrit dhe rezultateve tha se brenda dy tri ditësh ky proces do te përmbyllet, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch