Lajme
AI: UNMIK të kërkojë falje për vrasjen e Balajt dhe Xheladinit
Amnesty International i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të OKB-së që të dëmshpërblehen viktimat dhe familjet e Vetëvendosjes si dhe të sillen përpara drejtësisë ata që vranë protestuesit
Dhjetë vjet pas protestës së përgjakshme të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Organizata Amnesty International i ka bërë thirrje misionit të OKB-së në Kosovë “që të kërkojë falje për dështim në mbrojtjen e jetës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit dhe të gjithë të lënduarve të tjerë” në këtë demonstratë.
Më 10 shkurt 2007 nga Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar protestë, e cila përfundoi tragjikisht për dy aktivistë, Mon Baljan dhe Arben Xheladinin të cilët humbën jetën nga plumbat që shkrepën policën rumunë të UNMIK-ut, ndërsa edhe dhjetëra aktivistë të tjerë u lënduan.
AI gjithashtu kërkon që “të gjithë të ankuarve t’u jepet dëmshpërblim i plotë për dëmin e përjetuar”.
Në një raport të tij të publikuar të premten, Amnesty International i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të OKB-së që të zbatojë në tërësi rekomandimet e bëra në Opinionin e Marsit të vitit 2015 me të cilin kërkohet dëmshpërblimi për viktimat dhe familjet e tyre si dhe marrja e hapave të mëtejmë për të siguruar se autorët janë sjellë përpara drejtësisë, raporton Rel.
Menjëherë pas protestës së përgjakshme, një prokuror amerikan Robert Dean, drejtoi hetimet që vërtetuan se Xheladini dhe Balaj u qëlluan me plumba gome nga pjesëtarët rumunë të policisë së UNMIK-ut. Policët u kthyen në Rumani para përfundimit të hetimeve.
“Ata vdiqën pasi pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë nga Rumania që vepronin në kuadër të Misionit të OKB-së në Kosovë, shtinë me plumba gome mbi protestuesit. Të tjerë u lënduan rëndë”, tha Amnesty International në raportin e tij.
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut “hetimet e brendshme të UNMIK-ut në vitin 2007 patën nxjerrë përfundimin se të dy janë vrarë nga përdorimi i plumbave të kauçukut por dështuan që të identifikojnë përgjegjësit duke kërkuar llogari”.
Gjithashtu në raport theksohet se “plumbat e kauçukut ishin jashtë afatit të përdorimit dhe ishin shkrepur drejt në demonstrues nga një numër prej 10 pjesëtarë të policisë rumune”.
Në raport theksohet se familjeve të Mon Balajt dhe të Arben Xheladinit si dhe dy personave të tjerë të lënduar u janë ofruar kompensime materiale por jo edhe dëmshpërblime të tjera. AI thotë se një “hetim i pavarur për vrasjet asnjëherë nuk është hapur në Kosovë”.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin Gjiganti suedez i mobilieve IKEA është përballur me kritika të forta në Zvicër për mënyrën se... -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15












