Shqipëria
Aktivitetet kulturore u shtuan ndjeshëm në vend gjatë vitit 2018
Të dhënat zyrtare të INSTAT, bëjnë të ditur se numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e katërt 2018 shënoi 346, me një rritje 3,3%, në krahasim me tremujorin e katërt 2017. Ndërkohë numri i shfaqjeve dhe ekspozitave gjatë vitit 2018, arriti në 1011, duke shënuar një rritje me 21,7%, në krahasim me 2017.
Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt 2018, Teatri Kombëtar Eksperimental kryesoi me numrin më të lartë të shfaqjeve, 173 të tilla, duke shënuar rritje prej 31,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa në Galerinë Kombëtare të Arteve, u realizua një ekspozitë në 3-mujorin katërt 2018 dhe Teatri Kombëtar Eksperimental realizoi numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, me 457 të tilla, duke shënuar një rritje prej 42,8 %, krahasuar me periudhën e mëparshme. Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë renditet e dyta për numrin më të lartë të shfaqjeve/ekspozitave, me 243 shfaqje të realizuara për vitin 2018, ose 29,9 % më shumë krahasuar me vitin 2017.
INSTAT njofton se, rritjen më të lartë në përqindje për numrin e vizitorëve/spektatorëve, në tremujorin e katërt 2018 e ka shënuar Teatri Kombëtar Eksperimental me 14,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor shënuan 24.873 spektatorë/vizitorë dhe në Teatrin Kombëtar Eksperimental ka patur 65.989 spektatorë/vizitorë, ose 51,5 % më shumë se në vitin 2017, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Numri i vizitorëve në muze, në tremujorin e katërt 2018 është 58.281, duke shënuar rritje me 10,4%, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Në kala e monumente të tjera, në tremujorin e katërt 2018, numri i vizitorëve është rritur me 39,7%, krahasuar me të njëjtit tremujor në vitin 2017. Numri i vizitorëve në parqe arkeologjike, në tremujorin e katërt 2018 është 37.026, me rritje prej 24,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë, të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve në muze, kala e monumente të tjera, si dhe në parqe arkeologjike, për vitin 2018 është 988.352, duke shënuar rritje me 49,1%, krahasuar me vitin 2017.
INSTAT bën të ditur se, në tremujorin e katërt 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 5186 botime, nga të cilat 1031 ishin tituj të rinj dhe 4155 ekzemplarë të rinj. Ndërsa numri i botimeve përgjatë vitin 2018, është 14.186, nga këto 2895 botime ishin tituj të rinj dhe 11.291 ekzemplarë të rinj, citon njoftimi i INSTAT, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
CNN: Marrëveshja SHBA–Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë Dokumenti i përkohshëm parashikon armëpushim 60-ditor, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe hapa të rinj drejt... -
Zvicra zgjat misionin në KFOR deri në vitin 2029, rrit edhe kapacitetet rezervë ushtarake -
Gjykata Federale do të vendosë për kufizimin e shpejtësisë në Cyrih -
Zvicra planifikon rregulla më të ashpra për dëbimin e kriminelëve të huaj -
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh














