Lajme
Bizneset në New York tregojnë shenja përmirësimi
Bizneset në New York filluan të shfaqin shenja përmirësimi në këtë muaj dhe kompanitë kanë filluar të sjellin stafin e tyre përsëri në punë dhe të ndjehen pak më optimistë për të ardhmen e afërt, sipas një raporti të lëshuar të martën nga Rezerva Federale e New York-ut.
Aktiviteti në sektorin e shërbimit, i cili është prekur rëndë nga urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe mbylljet që synojnë kontrollimin e koronavirusit, ra në një ritëm më të ngadaltë në qershor sesa bëri në prill dhe maj, tregoi sondazhi i drejtuesve të biznesit, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.
Indeksi i punësimit u rrit për herë të parë në tre muaj, por ishte akoma negativ, për shkak se ulja e punësimit vazhdoi, por me një ritëm më të ngadaltë se dy muajt e kaluar. Dhe, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, drejtuesit e biznesit thanë se ata kishin shpresë se kushtet do të përmirësohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, përcjell tutje albinfo.ch.
Raporti ofroi provat e fundit që ekonomia amerikane mund të rikuperohej pasi u fut në një recesion në shkurt, për shkak të pandemisë.
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta















