Kosova

Apeli ul për katër vjet dënimin për Salih Mustafën

Gjykata e Apelit në Speciale ka vendosur për uljen e dënimit për katër vjet, nga 26 në 22 vjet burgim, për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se Apeli ka ulur dënimin për Mustafën në disa prej veprave për të cilat akuzohet.

Mustafa u arrestua nga Specialja më 24 shtator 2020. Trupi gjykues i shkallës së parë së Speciales më 16 dhjetor 2022 e shpalli atë fajtor për krimet e lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe një vrasje të paligjshme duke e dënuar me 26 vjet burgim.

Aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.