Lajme
Apple parashikon një tjetër rënie të të ardhurave
Apple Inc të enjten parashikoi se fitimet e tyre mund të bien për tremujorin e dytë me radhë, por se shitjet e iPhone mund të kenë gjasa të përmirësohen teksa prodhimi në fabrikën e tyre në Kinë i është kthyer normalitetit, kjo pas mbylljeve që kishin ndodhur në lidhje me shpërthimin e COVID-it në vend.
Ndërsa ka një ton optimist për shitjet e shërbimeve dhe iPhone, drejtori ekzekutiv Tim Cook tha se një ekonomi e pasigurt pritet të dëmtojë kategori si lojërat dhe reklamat digjitale.
Në përgjithësi udhëheqësit e Apple tentuan t’i sigurojnë investitorët se pavarësisht se firma po përballet me ngritje dhe zbritje në ciklin e shitjeve të pajisjes kryesore të saj dhe është e cenueshme ndaj goditjeve të zinxhirit furnizues, kompania më e madhe në botë e listuar mbetet në një rritje të qëndrueshme – ndoshta disi më të ngadaltë./Reuters
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe