Muzikë

Ardita Statovci dhe Ariane Haering interpretojnë në ”Elbphilharmonie Hamburg”

Ardita Statovci në Prishtinë ka interpretuar edhe më parë me pianisten zvicerane me ftesë të Zyrës së BE-së.

Pianistja nga Kosova, Ardita Statovci, do të performojë në ”Elbphilharmonie Hamburg”, në Gjermani. Së bashku me të do të performojë edhe pianistja zvicerane Ariane Haering.

Pianistet do të prezantohen nën emrin ”Ariadita Duo”, përcjell albinfo.ch.

Lajmin e bëri të ditur pianistja nga Kosova përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook.

Statusi i plotë:

”Ndonjëherë ka momente të veçanta në jetë dhe unë mezi po e pres debutimin e javës tjetër në kryeveprën arkitekturore të sapondërtuar ”Elbphilharmonie Hamburg”.
Koncerti në ”Elbphilharmonie” mbahet më 22 shtator, duke shfaqur një program me vepra për dy piano dhe ansambël nga Schumann dhe Saint-Sawns.
Ndërsa tashmë disa ditë para se të dëgjoni Ariadita Duo, më 18 shtator, me një program tjetër (katër vepra nga Mozart dhe Mendelssohn) në Laeiszhalle Hamburg (një nga shtëpitë më të vjetra dhe më të bukura të muzikës në Evropë, e ndërtuar në vitin 1908!”

Ardita Statovci në Prishtinë ka interpretuar edhe më parë me pianisten zvicerane me ftesë të Zyrës së BE-së.

Ardita Statovci ndër vite ka interpretuar me dirigjentët më të njohur botërorë, e ka ndarë skenën me orkestrat më të njohura ku ka interpretuar si soliste dhe është prezantuar me recitale pianistike dhe muzikë kamertale në shtete të ndryshme, si Austri, SHBA, Zvicër, Itali, Maqedoni, Spanjë, Kroaci, Francë, Angli, Bosnjë, Hungari, Gjermani, Francë, Kinë dhe Slloveni.