Shkurt.ch
Arratiset nga burgu kosovari i dënuar për vrasje
Një kosovar, 35-vjeçar, ka arritur të ikë nga burgu i Friburgut gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës
Natën mes të premtes dhe të shtunës një i burgosur u arratis nga Burgu qendror i Friburgut. Ai është një nga autorët e vrasjes së Frasses. Hetimet dhe hulumtimet e ndërmarra nuk kanë bërë të mundur ende arrestimin e tij, është thënë të martën në një deklaratë të policisë kantonale të Fribourgut.
Të shtunën stafi i Burgut qendror në Freiburg alarmoi policinë kantonale për arratisjen e një të burgosuri. I arratisuri kishte gjetur mjetet për të ikur nga qelia, në të cilën ishte vetëm, mes orës dy dhe tre të mëngjesit, pa dijeninë e personelit mbikëqyrës.
Pavarësisht hulumtimeve, nuk ka qenë e mundur të gjenden individi. Ky i fundit nuk është tjetër përveç një prej autorëve të vrasjes së Frasses, i ashtuquajtur Bashkim L., 35 vjeç, me origjinë kosovare. Bëhet fjalë për një rast kur viktima, me origjinë nga Kosova, ishte qëlluar me vdekje në maj 2013 me 15 plumba, në prani të familjes së tij.
Prokurori i Përgjithshëm ka hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e sakta të arratisjes së tij dhe mjetet që ai kishte përdorur për të arritur qëllimin e tij. Është shumë e mundshme që të ketë marrë ndihmë të jashtme.
Hetime kombëtare dhe ndërkombëtare
Fotografia dhe raporti i personit në fjalë janë shpërndarë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Bashkim L. konsiderohet individ i rrezikshëm. Ai tashmë ndoshta është larguar nga territori zviceran.
Bëhet pra fjalë për një mashkull, 35 vjet, 177 cm, trup mesatar, sy ngjyrë kafeje, flokë të zeza e të shkurtra, mjekër të gjatë të zezë, flet gjermanisht, shqip dhe me theks të fortë në frëngjisht. Në momentin kur ka ikur kishte veshur pantallona trajnimi dhe një triko të zezë. Kushdo që mund të japë informacion, kërkohet të kontaktojë policinë në numrin e urgjencës 117 ose të raportojë në stacionin më të afërt të policisë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës












