Kosova
Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, “mbreti shqiptar i kokainës”
Kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi, është arrestuar gjatë një operacioni policor në Stamboll, përcjell albinfo.ch.
Ai ishte në kërkim nga Italia dhe Shqipëria dhe mbante pasaportë false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.
Rexhepi u arrestua gjatë një operacioni kundër kartelit të quajtur “Kompania Bello”, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.
I shumëkërkuari shqiptar u kap në një vilë luksoze, ndërsa forcat antidrogë gjetën para dhe bizhuteri gjatë operacionit.
Rexhepi u kap si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga drejtoritë e Luftimit të Krimeve Narkotike, Inteligjencës, Kundër Kontrabandës së Emigrantëve e kalimeve kufitare dhe shkëmbimit të informacionit me policinë italiane.
Ai kërkohej nga Italia dhe Shqipëria për “vrasje me dashje”, “drogë”, “rrëmbim”, “falsifikim” dhe “armë e municione”.
Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
Ishte ministri që njoftoi operacionin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ndërsa deklaroi se policia e Stambollit arrestoi liderin e kartelit në Beylikdüzü si rezultat i ndarjes së informacionit me policinë italiane.
“Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, tha ministri Yerlikaya.
Kush është Dritan Rexhepi?
Dritan Rexhepi është është lideri i një karteli droge, i cili ka trafikuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë.
Trafiku i Rexhepit, i cili nisi në vitin 2014, vijoi edhe gjatë kohës kur ai ishte në burg, ndërsa jepte urdhra përmes një celulari.
Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe që operon në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, sipas shkrimit që u publikua në nëntor të vitit 2021 nga The Wall Street Journal.
Rexhepi u kap në vitin 2014 në Ekuador dhe u dënua në vitin 2015 me 13 vjet burgim për trafik droge. Ai u mbajt në një burg të Guayaquil dhe më pas në burgun Latacunga, 100 kilometra nga Quito.
Rexhepi u favorizua me regjimin gjysmë të hapur pasi kishte kryer të paktën dy të pestat e dënimit. Në pjesën e vendimit të datës 4 nëntor 2021, përmendet se kapoja shqiptare ‘ka një sjellje shumë të mirë’ dhe nuk regjistron tentativë arratisjeje, po ashtu ka edhe një raport pune.
Sipas informacioneve nga Funksioni Gjyqësor, Rexhepi siguroi se do të jetonte në një apartament në Central Park të Samborondón, 14 kilometra nga Guayaquil. Mirëpo, siç thuhet në raport, më 10 shkurt 2022, Rexhepit i është autorizuar ndërrimi i adresës, por adresa e re nuk është e shënuar.
Infoabe-mësoi në mënyrë jozyrtare se Rexhepi ka mbajtur kontakte me autoritetet e vendit deri më 15 janar të 2022, por më pas është zhdukur.
Mbi të rëndojnë dy kërkesa për ekstradim, nga Shqipëria dhe Italia.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Zvicra miraton zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë–Lozanë Qeveria zvicerane ka miratuar një segment kyç për zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë-Lozanë, një projekt strategjik... -
Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë -
Ja cilat zona të Zvicrës sot janë nën alarm për stuhi -
Pamje e rrallë në Liqenin e Konstancës, shfaqet një “tornado uji” gjigant -
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime













