Lajme

Artisti shqiptar, pjesë e Orkestrës dhe Filarmonisë në Vjenë

Artisti shqiptar, Edison Pashko, është pjesë e Orkestrës së Vjenës që prej vitit 2010, ndërsa që nga vitin 2013 është pjesë e Filarmonisë së Vjenës, transmeton albinfo.at.

Ai ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve për të vijuar më tej në në vitin 1998 në Universitetin e Muzikës, në Graz.

Një vit më vonë përfundon studimet në Universitetin e Muzikës në Vjenë, dhe që prej këtij viti ai filloi si zëvendësues në Filarmoninë e Vienës për t’u bërë më pas anëtar i përhershëm. /Albinfo.at