Lajme
Australia fillon testimin e vaksinës te njerëzit
Në Australi kanë filluar testet e para në njerëz të një vaksine të mundshme për coronavirusin.
Dhe, siç bëhet e ditur, 131 persona të moshës midis 18-59 vjeç janë bërë pjesë e programit të testimit në Melbourne dhe Brisbane.
Vaksina e mundshme, NVX-CoV2373, është duke u zhvilluar nga kompania amerikane bioteknike Novavax.
Ajo filloi të punojë për këtë në janar, kur filloi shpërthimi i COVID-19 në Kinë.
Substanca synon të forcojë reagimin imunitar të trupit dhe të stimulojë nivele të larta të antitrupave neutralizues.
Nëse vaksina funksionon, studiuesit shpresojnë se 100 milionë doza mund të bëhen gati deri në fund të këtij viti dhe 1.5 miliard vitin e ardhshëm, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
Studiuesit thonë se “vaksinat janë një mrekulli dhe mbrojnë shkëlqyeshëm popullsinë kundër këtyre sëmundjeve të rënda”.
Dr. Paul Griffin është një ekspert i sëmundjeve infektive. Ai shpreson se ilaçi do të sulmojë me sukses virusin dhe do të jetë gati për t’u përdorur brenda disa muajve.
“Ne studiojmë antitrupat, llojin dhe numrin e antitrupave, dhe pastaj marrim disa gjëra nga subjektet përmes testeve të gjakut dhe bëjmë shumë eksperimente laboratorike për të treguar se e neutralizon virusin. Kompania që prodhon vaksinën tashmë ka filluar procesin e shtimit të kapacitetit, kështu që ata tashmë po bëjnë shumë doza të kësaj vaksine. Pra, nëse mund të vërtetojmë se është e sigurt dhe efektive, atëherë, potencialisht, deri në fund të vitit do të ketë një numër të konsiderueshëm dozash në dispozicion“, tha zoti Griffin.
Autoritetet australiane thonë se testimi është një hap i rëndësishëm përpara në garën globale për një vaksinë të koronavirusit.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton nëse... -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme















