Lajme

Austria kërkon që paketa e ndihmës e BE-së të ndihmojë ‘më të varfrit e të varfërve’

Austria, një nga “katër anijet” që kërkon ndryshime në fondin e planifikuar të rimëkëmbjes nga koronavirusit të Bashkimit Evropian, dëshiron që një pjesë e madhe e kësaj ndihme të shkojë në vendet më të varfra të bllokut.

Austria, Holanda, Danimarka dhe Suedia janë ndër kontribuesit më të mëdhenj në buxhetin e bllokut dhe gjithashtu përgjithësisht kundërshtojnë planet e mëdha të shpenzimeve.

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, ka propozuar një fond prej 750 miliardë eurosh, dy të tretat e të cilave do të ishin grante. Udhëheqësit e BE-së shpresojnë të diskutojnë detajet në një samit të premten, e kancelari austriak Sebastian Kurz ka pranuar se ai nuk kundërshton më plotësisht grantet.

“Sipas planit të Brukselit, Italia, Spanja ose Polonia do të përfitonin më shumë,” i tha Kurz gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.

“Por në BE kemi vende të varfra në mënyrë të konsiderueshme. Ndjesia ime e drejtësisë më thotë: Nëse ne në BE do të harxhojmë kaq shumë para, ato duhet të rrjedhin kryesisht tek më të varfrit e të varfërve”, tha ai, pa specifikuar se cilat vende, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch