Lajme
Austria zgjat masën e izolimit
Austria ka regjistruar mbi 393,000 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 7,000 pacientë kanë vdekur
Austria e ka zgjatur masën e izolimit deri më 7 shkurt, në përpjekje që të frenojë përhapjen e koronavirusit, teksa autoritetet kanë frikë se mund të regjistrojnë rritje të rasteve për shkak të varianteve të reja të virusit, që janë më ngjitës.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se mbajtja e distancës do të ashpërsohet dhe tani qytetarët obligohen që të mbajnë dy metra distancë nga njëri-tjetri dhe jo një metër siç ishte më parë.
Ata po ashtu duhet të mbajnë maska mbrojtëse kur përdorin transportin publik dhe kur hyjnë në dyqane dhe nuk mund të përdorin më maska të bëra nga pëlhura, transmeton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Austria kishte vendosur masën e izolimit nga 26 dhjetori i vitit të kaluar dhe ishte paraparë që kjo masë të ishte në fuqi deri më 24 janar.
Kurz tha se Austria duhet që ta ulë nivelin e infektimit në 50 raste të reja në 100,000 banorë, gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Aktualisht, Austria ka 131 raste për 100,000 banorë.
Kancelari austriak po ashtu tha se rihapja e dyqaneve, e shkollave dhe shërbimeve të tjera, të tilla si sallonet e floktarisë do të ndodhë më 8 shkurt. Por, ai shtoi se rihapja e restoranteve dhe hoteleve nuk do të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që prej fillimit të pandemisë, Austria ka regjistruar mbi 393,000 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 7,000 pacientë kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “Një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Thirrje për kujdes për personat që kanë vendosur tashmë goma verore Moti aktual kërkon goma dimërore. Prandaj, drejtuesit e mjeteve që kanë vendosur tashmë goma verore duhet...
-
Studim: Mirëqenia në Zvicër është rritur ndjeshëm në 30 vjetët e fundit
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër