Lajme
AUV, alarmon për cilësinë e dobët të produkteve ushqimore në Kosovë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV)
Institucionet përgjegjëse për shëndetin publik dhe cilësinë e ushqimit në Kosovë, alarmojnë për kushtet e dobëta higjienike-sanitare, sidomos sektorët ku bëhet përgatitja e ushqimeve.
Sipas një inspektimi të fundit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AVUK), probleme të mëdha u evidentuan në rajonin e Gjilanit dhe të Ferizajt, ku prej 242 inspektimeve në lokale të ndryshme, analizat treguan se shumë prej tyre nuk i plotësonin as kushtet elementare higjieniko-sanitare, njofton kjo agjenci.
“Pas ekzaminimit të mostrave në laboratorët e mikrobiologjisë, në disa raste janë izoluar baktere që tregojnë për ambiente të kontaminuara të punës në hapësirat ku përgatitet ushqimi, në mjetet e punës apo te personeli. Në pjesën dërrmuese të lokaleve afariste, stafi i punës në këto lokale nuk mban higjienë personale”, thuhet në një njoftim për media të AVUK-ut.
Inspektorët gjetën edhe raste kur personeli nuk është i kontrolluar në bacilbartje të rregullt gjashtëmujore, si dhe pajisja me libreza sanitare ishte me afat të skaduar.Madje, aq e rënduar ishte gjendja në disa prej lokaleve, saqë AVUK-u inicioi edhe procedurë gjyqësore për disa prej tyre.
Përveç higjienës, konsumatorët në Kosovë janë të rrezikuar seriozisht edhe nga produktet me cilësi të dyshimtë dhe afat të skaduar, njofton më tej Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës.
Ndryshe, një organizatë joqeveritare “Konsumatori”që pretendon të mbrojë interesat e konsumatorit kosovar, ka ngritur qyshkur shqetësime lidhur me cilësinë e dobët të produkteve ushqimore në Kosovë. Përfaqësuesi i kësaj organizate, Selatin Kaçaniku, ka thënë se rastet e zbuluara nga inspektorati tregojnë më së miri për mundësinë që shumë produkte të dyshimta deri më tani kanë shkuar të konsumatorët pa u vërejtur fare.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












