Kosova

Ballkani me numrin më të madh të rinjëve të papunë, Kosova prin me afër 50%

Këto të dhëna janë për vitin 2020 dhe dalin nga Këshilli për bashkëpunim rajonal, RCC

Papunësia e të rinjëve në Ballkanin Perëndimor është dyfish më e lartë krahasuar.mevendet e BE-së. Ndërkihë që Kosova prin me nivelin më të lartë të papunësisë, transmeton Albinfo.ch.

Këto të dhëna janë për vitin 2020 dhe dalin nga Këshilli për bashkëpunim rajonal, RCC.

Sipas këtyre të dhënave, në Ballkanin Perëndimor, shkalla e papunësisë nga mosha 15-24 vjeç është 35.1 përqind.

Kosova prin me 49.1 përqind e pasuar nga Bosnja me 36.6 %, Mali i Zi me 36 %, Maqedonia me 35.7 %, Serbia me 26.6 % dhe Shqipëria me 26.5 %.

Ndërkaq në Bashkimin Evropian shifra e të ri jëve të papunë është 16.9%.