Lajme
Banka Botërore: 23 milionë euro për projektet në Kosovë
Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi dje një grant prej 23 milionë eurosh për projektet e zhvillimit në Kosovë, SEDPO -2
Fondi i Bankës do të shoqërohet edhe me dy grante të tjera, njëri prej 12.1 milionë eurosh nga Komisioni Evropian, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra dhe tjetri prej 1.8 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkura .
Banka Botërore nëpërmjet një njoftimi për shtyp thekson se SEDPO mbështet reforma të rëndësishme të politikave për Kosovën, duke patur si objektiv përmirësimet në mjedisin e biznesit për të nxitur invenstimet nga brenda dhe jashtë vendit, për forcimin e praktikës së prokurimit dhe menaxhimin financiar për të shtuar transparencën dhe përgjegjshmërinë; për të forcuar institucionet e tregut të punës për t’u ofruar shërbime personave të papunë dhe ndihmë sociale për ata që kanë nevojë, duke i vënë theksin institucioneve të arsimit profesional dhe konsolidimit të shërbimit civil të Kosovës.
“SEDPO-1 për Kosovën kapi shumën e 30.9 milionë dollarëve dhe iu dha vendit më 30 vjetor 2011. Disbursimi i fondeve u derdh në buxhetin e Kosovës pasi ajo zbatoi me sukses reformat e përqendruara në punësimin dhe rritjen e qendrueshme ekonomike”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore.
E-Diaspora
-
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit Vaxhid Sejdiu, bashkëkryetar i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër uron për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit... -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Sot voton Zvicra Votuesit zviceranë do të japin mendimin e tyre për katër çështje të mëdha që do të... -
Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih -
Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon -
Asnjë fluturim special: Ndalohen fluturimet e reja zvicerane nga Omani -
Pse kartëmonedhat zvicerane ndryshojnë kaq shpesh













