Lajme
Bankierët islamikë mund t’ia mësyjnë Kosovës
Ligji i ri për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare, hap dyert që të nisin operimin edhe bankat islamike
Bankierët islamikë mund t’ia mësyjnë Kosovës që pas futjes në fuqi që këtij draftligji, por me kushte të cilat i përcakton Banka Qendrore. Në dëgjimin publik të organizuar nga Komisioni parlamentar për buxhet dhe financa, është vlerësuar se përveç futjes së kapitalit islamik në tregun financiar të vendit, duhet të formohet edhe një ligj tjetër i veçantë për institucionet mikrofinanciare dhe ato jobankare.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka theksuar se zhvillimi i sektorit bankar ka ndikuar në nxjerrjen e një ligji të ri, për zëvendësimin e rregullores së UNMIK-ut me të cilën funksionon sistemi bankar, raportojnë mediat e Prishtinës.
Ai ka vlerësuar se ndryshimet në praktikën e mbikëqyrjes bankare kanë rritur kërkesën për nxjerrjen e Ligjit të ri për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet e tjera financiare jobankare, me qëllim të reflektimit të ndryshimeve që kanë ndodhur nga viti 1999.
Ai ka theksuar se ligji përcakton një strukturë të qartë të pronësisë dhe njëkohësisht eliminon paqartësitë ekzistuese në drejtim të institucioneve mikrofinanciare dhe atyre jobankare.
Sipas tij, hartimi i dokumentit ligjor për rregullimin e sektorit bankar ka qenë kërkesë e dalë nga marrëveshja ndërmjet Qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, ka thënë se risia kryesore që sjell miratimi i ligjit ka të bëjë me forcimin e kritereve të qeverisjes, si nevojë aktuale për bankat dhe institucionet financiare në Kosovë, shkruajnë mediat e Prishtinës.
“Ky ligj nxit forcimin e kritereve të qeverisjes dhe i jep mundësi BQK-së për mbikëqyrje të konsoliduar”, ka thënë Gërguri. Sipas tij, pas aprovimit të këtij draftligji, bankierët islamikë kanë të drejtën e operimit në tregun financiar të Kosovës.BQK-ja përcakton dhe kontrollon detajet e operimit të bankingut islamik, thotë Gerguri, i cili shprehet se ligji hap derën edhe për ardhjen e investitorëve të tjerë të jashtëm.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër












