Lajme
Basha kërkon nga bizneset shqiptare që të kthejnë sytë nga Kosova
Bashkia e Tiranës, në kuadër të politikave të zhvillimit ekonomik të kryeqytetit, do të krijojë terrenin e përshtatshëm për të afruar biznesin e Tiranës, me atë në Prishtinë, Shkup, Tetovë, me të gjithë tregun shqipfolës, me synim krijimin e një afiniteti më të madh për mallrat dhe shërbimet shqiptare.
Kryebashkiaku, Lulzim Basha, i pranishëm në mbledhjen e Bordit Drejtues të shoqatës “BiznesAlbania”, ku bisedoi me përfaqësuesit e bizneseve, për nevojën e ridimensionimit të modelit të zhvillimit ekonomik të Tiranës, theksoi edhe rëndësinë e tregut shqipfolës, shkruan media shqiptare.
“Tregu ynë është një treg me një specifikë të veçantë, bëhet fjalë për tregun e Republikës së Shqipërisë, por edhe për një treg tjetër që duhe t’a ndikojmë fuqishëm, siç është tregu shqipfolës. Keni 400 milion euro potencial të pashfrytëzuar me Kosovën që sot është volumi tregëtar Kosovë- Serbi. Nuk dua të bëj patriotin retorik, por dua t’ju them që është një potencial i pashfrytëzuar”, ka deklaruar Basha.
Sipas mediave të Tiranës, ai u ka bërë thirrje bizneseve që t’i drejtojnë sytë nga Kosova.
Për këtë qëllim, Basha u ka thënë përfaqësuesve të bizneseve që të bashkërendojnë punën me kolegët në Kosovë.
Në këtë mbledhje, ku u diskutuan çështjet që shqetësojnë komunitetin e biznesit të Tiranës, Basha ripohoi edhe njëherë vullnetin e tij për të krijuar një partneritet të drejtë mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













