Kosova
Beerfest konfirmon datat e mbajtjes së festivalit në Prishtinë
Organizatorët e festivalit bëjnë të ditur se pas 3 vjetësh Beerfest do të ri sjellë të gjitha kënaqësitë dhe argëtimet
Beerfest Kosova ’22 ka njoftuar se rikthehet fuqishëm më 19, 20 dhe 21 gusht, në parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
“Përveç shume birrave, pijeve të tjera dhe ushqimit adhuruesit e Beerfest-it, do të kenë mundësi të argëtohen me një program fantastik me emra të shquar të estradës tonë dhe DJ me famë ndërkombëtare. Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë janë: MC Kresha, Lyrical son, Minatori, Melinda Ademi, Xuxi, DJ Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Bigbby, Nonejm e shumë të tjerë”, thuhet në njoftim.
Organizatorët e festivalit bëjnë të ditur se pas 3 vjetësh Beerfest do të risjellë të gjitha kënaqësitë dhe argëtimet që ishin në edicionet e kaluara, si: skenë madhështore me efekte vizuele dhe program artistik shumë të mirë, disa birra të reja që për herë të parë do të jenë prezentë në këtë edicion si dhe lojëra shpërblyese që do të bëhen në këndin e lojërave.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe