Kosova
Bërnabiq: Nuk e di se për çfarë reciprociteti flet Kurti
Asnjëherë më e qartë s’ka qenë porosia e SHBA-së siç është tani se është e domosdoshme që Prishtina të heqë takën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, ka deklaruar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duke shtuar se atë porosi, përveç të dërguarit speciale të presidentit Trump, Richard Grenellit, e kanë dërguar edhe komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, sikurs edhe Josep Borrell, shefi i ri i diplomacisë së BE-së.
Në televizionin serb “Pink”, Bërnabiqi tha se Albin Kurti, derisa nuk është bërë kryeministër i Kosovës, ka folur ndryshe dhe ka vlerësuar se tani ai ka përgjegjësi tjera.“Tjetër përgjegjësi keni kur jeni në opozitë, e tjetër kur jeni direkt përgjegjës për raportet e Prishtinës dhe SHBA-së”, tha Bërnabiqi, duke shtuar se shpreson që taksa do të hiqet.
“Kjo është e shkëlqyeshme për serbët në Kosovë e Metohi, e mirë për tërë rajonin sepse vendimi për t’i dhënë kombësi biskotave dhe qumështit do të tërhiqet. Ky është një sinjal i mirë për të ardhmen”, tha kryeministrja serbe.
Sipas saj, heqja e takës është e shkëlqyeshme edhe për të gjithë të tjerët në Kosovë, e edhe për shqiptarët të cilët, siç tha ajo, “e paguan shtrenjtë atë vendim politik”, ndërsa shtoi se atë çmim po e paguajnë edhe sot dhe “do të vazhdojnë ta paguajnë derisa nuk tërhiqen këto masa”.Duke folur për reciprocitetin që e ka përmendur kryeministri Kurti në mënyrë që të hiqet taksa, Bërnabiqi thotë se nuk është e sigurt se për çfarë reciprociteti flet.
“Politika e Qeverisë së Serbisë është shumë e qartë, nuk ka zona gri, ne kërkojmë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, kërkojmë respektim të marrëveshjes CEFTA, s’ka këtu paqartësi”, shtoi Bërnabiqi.Kryeministri Kurti ka deklaruar se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, por do të imponojë reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave













