Tematike
Berset: BAG do të ketë pasoja për ngatërrimin e shifrave të infeksionit
"Procesi kërkon rirregullime", ka bërë me dije Berset - dhe, ka shtuar ai, gjithashtu do të ketë pasoja për BAG. Por, para kësaj, do të analizohet se çfarë ka ndodhur saktësisht
Në një intervistë me SRF, ministri i brendshëm i cili mbulon dhe shëndetësinë, Alain Berset ka bërë të ditur për pasojat që do të rrjedhin pas publikimit të shifrave të pasakta nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), shkruan SRF.
BAG, siç është shkruar tashmë, ka publikuar të premten shifrat e veta për vendet e përhapjes më të madhe të infektimit me Covid-19, transmeton albinfo.ch. Por më pas i është dashur t’i korrigjonte ato të dielën, duke u bërë shënjestër e kritikave të ashpra nga ekspertë dhe politikanë.
Të dhënat e publikuara fillimisht kishin identifikuar klubet dhe restorantet si rrezikun më të madh të infeksionit me Covid 19. Në fakt, rreziku i infeksionit është më i madhi brenda familjes, u konstatua më vonë.
Ministri i brendshëm i ka thënë SRF-së se kishte ndodhur një gabim. Por, më e rëndësishmja me këtë rast është të kuptohet gabimi dhe të korrigjohet ai, përcjell albinfo.ch. Pavarësisht të gjithave, procesi kërkon rirregullime, ka bërë me dije Berset – dhe, ka shtuar ai, gjithashtu do të ketë pasoja për BAG. Por, para kësaj, do të analizohet se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Berset gjithashtu në këtë intervistë ka komentuar një detyrim të mundshëm për vënie maskë në dyqane. Lidhur me këtë ai ka theksuar se vendimi për një gjë të tillë varet tërësisht nga kantonet. Në përgjithësi, pyetja nëse duhet të vendosni maskë në dhoma të mbyllura varet shumë nga situata.
Ministri i brendshëm, pra, gjithashtu mendon se është e drejtë që kantonet e prekura më së shumti të mund të vepronin ashtu siç e gjykojnë të përshtatshme, transmeton albinfo.ch. Shembulli i Gjenevës tregoi “që federalizmi funksionon”, ka thënë ai, duke iu referuar masave të fundit që ka marrë Kantoni i Gjenevës për mbrojtje nga infeksionet..
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













