Sporte Luftarake
Boksieri Mazrekaj: Mendoj se do të dal fitues në përballjen me djalin e Arkanit
Petrit Mazrekaj, boksieri me prejardhja nga Kosova, ka thënë se mendon që do ta fitojë meçin ndaj Veljko Raznatovic, i cili është djali i kriminelit serb Arkan.
Mazrekaj ka folur të martën në “Imazh” të RTK-së për meçin e planifikuar për 31 gusht.
Ai ka thënë se ftesa e djalit të Arkanit ka ardhur pasi që i kishte rrahur keq në Serbi tre boksierë serbë, dhe sipas Mazrekajt, ai po pretendon të marrë hak.
Ai tha se nuk e njeh edhe aq djalin e Arkanit, por është duke u përgatitur dhe në ring do të tregojë veten.
“Unë e fitoj meçin. Nuk kam qejf të flas shumë, por me punë të kallëzoj atë që duhet. Ky është pak më i gjatë se sa unë, por unë e di që goditjen e kam shumë të rëndë. Janë shumë komponentë që duhet të jenë dhe unë mendoj që i kam të gjitha ngapak”, ka thënë ai.
Boskieri i Kosovës tha se djali i Arkanit me provokimet që po i bën po përpiqet ta shtyjë meçin, por sipas tij, ai nuk ka ku të ikë pa u përballur në ring. Sipas Mazrekajt, meçi nuk do të luhet në Beograd, por në një vend neutral, qoftë në Gjermani apo Zvicër.
Mazrekaj, 28-vjeçar, ka 17 fitore, 13 prej të cilave me nokaut, dhe asnjë humbje që prej debutimit të tij në vitin 2011, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër