Kosova
BQK dezinfekton të gjitha paratë e gatshme
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehemti, ka njoftuar se ky institucion ka filluar t’i dezinfektojë të gjitha paratë e gatshme që gjenden në tregun e vendit.
Mehmeti kërkon nga qytetarët që të shfrytëzojnë sa më shumë format e tjera të pagesave.
“BQK-ja ka filluar me dezinfektimin e rregullt të të gjitha parave, me të cilat e furnizon tregun, si masë mbrojtëse për shfrytëzuesit e parave të gatshme”, ka njoftuar Mehmeti, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ai gjatë një konference për medie ka kërkuar nga qytetarët që të shfrytëzojnë sa më shumë format e tjera të pagesave, në mënyrë që të evitohet përhapja e virusit.
“Duke e pasur parasysh se paratë kanë qarkullim të shumëfishtë nga momenti i parë që dalin nga banka, ne i lusim qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri udhëzimet e higjienës, që janë lëshuar nga institucionet shëndetësore pas çdo transaksioni me para të gatshme apo me kartelë. Qytetarëve tanë u bëjmë thirrje që të evitojnë sa më shumë përdorimin e parave të gatshme dhe të përdorin sa më tepër kartelat bankare dhe mënyrat e tjera elektronike të pagesave”, ka kërkuar ai.
Po ashtu, Mehmeti ka thënë se kjo pandemi do të ndikojë në rënien ekonomike të vendit deri në minus 4 për qind.
Ekonomia në Kosovë do të ketë rënie të rritjes reale ekonomike nga minus 2 deri në minus 4 për qind. Do të vazhdojmë të qëndrojmë nga afër për të kontribuar në shërbimet e ekonomisë”, u shpreh Mehmeti.
Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














