Lajme
Britania do të trajnojë rreth 20,000 ushtarë ukrainas në vitin 2023
Britania planifikon të dyfishojë numrin e ushtarëve që do të trajnojë në vitin 2023, tha ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, në një fjalim në Parlament.
“Forcat tona të armatosura po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zhvilluar aftësitë luftarake të burrave dhe grave ukrainase. Ne trajnuam pothuajse 10,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar më 2022. Së bashku me forcat tona të armatosura dhe aleatët tanë, ne synojmë të dyfishojmë numrin më 2023.
Dëshiroj të shpreh zyrtarisht mirënjohjen time për Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Suedinë, Norvegjinë, Zelandën e Re, Lituaninë, Holandën dhe Australinë për ndihmën e tyre në stërvitjen e ukrainasve”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave













