Shqipëria
Caka: BE-ja, me qasje të padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës
Ministri Cakaj vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit
Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.
Gjatë takimit u diskutua mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe sfidat e sigurisë. Forcimi i dialogut politik, jo vetëm mes vendeve tona, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, ku si Shqipëria, ashtu edhe Suedia luajnë një rol aktiv, u cilësua i një rëndësie të veçantë.
Ministri Cakaj vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces.
Ata ndanë të njëjtin mendim se procesi i integrimit në BE mbetet më themelori për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ofron kuadrin e nevojshëm të reformave drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë.
Por, ministri Cakaj u ndal edhe në qasjen që BE-ja ka ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj sa i përket liberalizimit të vizave.
“Pothuajse si çdo herë tjetër, në takime të formatit të tillë, nënvijëzova edhe qasjen e padrejtë të BE-së karshi qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe meriton të lëvizë lirshëm pa regjim vizash, në hapësirën e Bashkimit Evropian”, u shpreh Cakaj në fjalën e tij.
Një tjetër temë diskutimi ishte dhe kryesimi i Shqipërisë në OSBE në vitin 2020, si një objektiv madhor i politikës së Jashtme shqiptare, ku ministri Cakaj mori sigurinë e mbështetjes suedeze për punën e bërë deri tani.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor