Lajme
Çfarë duhet të dini për rekomandimet e reja lidhur me udhëtime brenda BE-së
Mësohet se pas një mbledhje të gjatë, anëtarët e BE-së ranë dakord sot për një qasje të koordinuar që do të lehtësojë lëvizjen e sigurt dhe të lirë brenda BE-së gjatë pandemisë COVID-19 dhe rekomandimet e reja do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt, përcjell albinfo.ch.
Në njoftim, thuhet se ministrat e BE-së ranë dakord që masat kundër përhapjes së infeksionit duhet të zbatohen duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të individit dhe jo situatën epidemiologjike në rajonin nga vjen. Përjashtim bëjnë zonat “e kuqe e errët”, ku niveli i qarkullimit të virusit është i lartë.
Kjo do të thotë se përcaktues kyç për udhëtimin do të jetë certifikata digjitale COVID e pasagjerit, pra konfirmimi se ai është vaksinuar, se ka test negativ ose se ka marrë sëmundjen. Pasagjerët që kanë një certifikatë digjitale COVID nuk duhet të ekspozohen ndaj kufizimeve shtesë për lëvizjen e lirë.
“Kjo do të thjeshtojë ndjeshëm rregullat që zbatohen dhe do t’u sigurojë pasagjerëve qartësi dhe parashikueshmëri shtesë,” tha Këshilli i BE-së në një deklaratë. Komisionarja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides dhe komisionari i Drejtësisë, Didier Reynders, u bënë thirrje anëtarëve që të zbatojnë rregulla të përbashkëta, duke theksuar qartësinë dhe parashikueshmërinë për qytetarët e BE-së, janë çelësi i udhëtimit të sigurt.
“Koordinimi i ngushtë në nivel të BE-së ka qenë thelbësor, jo vetëm për funksionimin e tregut të vetëm, por veçanërisht për të garantuar qartësi dhe siguri për njerëzit që udhëtojnë brenda BE-së”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë












