Futboll
Cilat klube po e kërkojnë Milot Rashicën dhe a do të largohet nga Bremeni?
Futbollisti shqiptar, Altin Lala, ka qëndruar gjatë fundjavës në Prishtinë. 43-vjeçari që është menaxher i futbollistit Milot Rashica, ka treguar se 22-vjeçari, me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Evropë.
“Miloti me të vërtetë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Evropë. E rëndësishme është që po luan shumë mirë. Ka akoma për t’ u përmirësuar në disa aspekte, të arrijë nivelin më të lartë. Ajo është detyrë tjetër. A do të ketë lëvizje? Nuk mund të them 100%. Në Bremen e ndjen veten shumë mirë dhe do të ishte mirë të luante edhe një vit atje. Kanë ngelur edhe disa ndeshje në Bundesligë. Klubet shohin shumë potencial te Miloti”, deklaroi Lala për Supersport.
Lala është i kënaqur me formën e Rashicës, por sipas tij, kosovari ka kapacitet për t’u bërë edhe më i mirë.
“Miloti është duke bërë jashtëzakonisht mirë, nga janari ka filluar të luajë shumë mirë. Është në rrugën e duhur dhe mendoj që do të bëhet shumë më i mirë, shpresoj dhe besoj. Kjo po i kënaq tifozët, e vetë shqiptarët që jetojnë në Gjermani, por edhe në Shqipëri e Kosovë”, deklaroi Lala.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












