Kosova
Çmimet e ilaçeve në Kosovë, sipas dëshirës së farmacistëve
Duket se keqpërdorimet me çmimet e barnave në farmacitë e Kosovës po i kushtojnë shumë xhepit të qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Ata thonë se çmimet e barnave janë të larta në krahasim me të ardhurat që i kanë.
Ndërsa nga Oda e Farmacistëve të Kosovës thonë se mungesa e ligjit që rregullon çmimet e barnave, shkakton një kaos të madh në sektorin farmaceutik.
“Në këto dy barnatore që janë të ngjitura me njëra-tjetrën, të njëjtin produkt e blej më çmim të ndryshëm, e kjo është shumë shqetësuese. Ndërsa në raport me vendet e rajonit çmimet ndryshojnë shumë”, thotë një qytetar për Radio Kosovën.
“Një injeksion që blihet këtu për trajtimin e një sëmundje në Kosovë kushton 500 euro, ndërsa i njëjti injeksion në Turqi është 70 euro, dikush duhet të shkojë në burg për këtë keqpërdorim. Në krahasim me nivelin e pagave në Kosovë, çmimet e barnave janë shumë të larta”, thotë një tjetër.
Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Zajmi, thotë për Radio Kosovën se mosrregullimi i çmimeve po shkakton një kaos të madh në sektorin farmaceutik dhe më së shumti këtë e vuajnë pacientët që duhet t’i paguajnë barnat shumëfish më shtrenjtë.
Zajmi thotë se Kosova është vendi i dytë pas Bjellorusisë që nuk e ka të rregulluar çmimin e barnave. Ai thekson se ka pasur edhe grupe të interesit që kanë tentuar ta ndalin miratimin e ligjit.
“Natyrisht që ka grupe të interesit që kanë tentuar ta ndalin ligjin, ka pasur edhe farmacistë që kanë tentuar ta ndalin ligjin, por ka qenë një numër i vogël dhe i papërfillshëm”, thotë Zajmi.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? Ndërsa pagat zvicerane rriten me moshën, ky trend ndryshon ndjeshëm nga një sektor në tjetrin, zbulon... -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë?














