Emigracioni ndikon në ekonominë e Shqipërisë

Shqipëria po përballet me një krizë ekzistenciale të forcës së punës, ku pothuajse 40% e potencialit njerëzor tashmë ka zgjedhur të ndërtojë jetën jashtë kufijve.

Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2025 ka ngritur tashmë edhe me shifra shqetësimin e emigracionit, duke e klasifikuar jo thjesht si një plagë sociale, por si një rrezik që po godet rritjen ekonomike dhe po destabilizon shumë sektorë në vend.

“Është alarmante. S’është problemi i parë largimi, shqetësimi është në afatgjatë të tij. S’është hera e parë që emigrohet. Shqetësim është pasoja që emigrimi sjellë. Largohen të rinjtë e arsimuar, të kualifikuarit, të cilët janë promotor i zhvillimit ekonomik, janë energji, janë mërçur”, tha ekspertja e çështjeve sociale, Eris Dhamo, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.

Sipas Bankës Qendrore, tregu i punës ndodhet në kushte të shtrënguara, ku bizneset po luftojnë mes mungesave strukturore dhe pamundësisë për të gjetur krah pune. Ndonëse kompanitë po përdorin pagat për të mbajtur stafin, sipas ekspertëve të çështjeve sociale, janë edhe një sërë faktorësh të tjerë që i detyrojnë të largohen.

“Sot ne kemi rritje pagash, por s’janë të konkurruese me BE. T’i mbajmë duhet të sigurojmë punësimin, strehimin, por dhe një jetë dinjitoze. Fakti që kemi rritje të emigrimit, politikat aktuale s’kanë dhënë rezultatet. Kemi disa nisma për rininë, kemi plane kombëtare, subvencione dhe rritje të numrit të migrimit të tyre. Por për shkak të pasojës, politika ka qenë e copëzuar”, shton Dhamo.

Por përballë një problemi strukturor thelbësor në tregun e punës, Banka e Shqipërisë në raportin vjetor të 2025 paraqet një ecuri pozitive të treguesve makroekonomikë, ndërsa parashikon një rritje të punësimit, ulje të papunësisë, si dhe një inflacion brenda objektivit të vendosur prej 3%.

youtube.com/watch?v=a-xJMBlWBVY&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F

Super gol nga Shaqiri

Xherdan Shaqiri është rikthyer te goli në elitën e futbollit zviceran.

Ai në ndeshjen realizoi një gol fantastik në barazimin 3:3 ndaj Young Boys, transmeton albinfo.ch.

34-vjeçari rrëmbeu skenën në minutën e 41-të të sfidës, duke shënuar golin e 2:1.

Ky ishte goli i 11-të në 30 javë për futbollistin shqiptar. Shaqiri gjithashtu, ka dhuruar edhe 10 asistime.

Ai u shpall edhe futbollisti i ndeshjes.

 

Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë?

Ekspertët theksojnë se kontrolli i tepërt nuk është gjithmonë zgjidhja më efektive, pasi mund të dëmtojë marrëdhënien prind-fëmijë dhe të shtyjë të rinjtë të fshehin aktivitetin e tyre online. Në vend të kësaj, rekomandohet një qasje e balancuar që kombinon besimin, komunikimin e hapur dhe edukimin digjital, shkruan 20min.ch, transmeton albinfo.ch.

Studimet tregojnë se fëmijët që ndihen të mbështetur dhe të dëgjuar nga prindërit janë më të prirë të raportojnë rreziqe online dhe të përdorin rrjetet sociale në mënyrë më të sigurt.

Megjithatë, rreziqet mbeten reale: nga bullizmi online deri te varësia nga platformat si TikTok, të cilat shpesh përdorin mekanizma që mbajnë përdoruesit të angazhuar për kohë të gjatë.

Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë një model “udhëzimi aktiv”:

vendosje rregullash të qarta

diskutime të rregullta për përmbajtjen online

zhvillim të aftësive kritike tek fëmijët

Në fund, mesazhi kryesor është i qartë: as vetëm kontroll, as vetëm besim – por një kombinim i të dyjave, ku roli i prindit është më shumë mentor sesa “polic digjital”.

Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029

Zvicra do të bëjë një reformë të rëndësishme në sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2029.

Këshilli Federal ka konfirmuar se do të hiqet sistemi aktual i “vlerës së qirasë së imputuar”, që aktualisht përdoret për të taksuar banesat ku pronarët jetojnë vetë.

Ky ndryshim i madh pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën e llogaritjes së tatimeve për mijëra pronarë në të gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët që planifikojnë renovime në pronat e tyre duhet t’i përfundojnë ato deri më 31 dhjetor 2028, për të përfituar nga zbritjet aktuale tatimore.

Pas hyrjes në fuqi të reformës, interesat e kredive hipotekare do të jenë vetëm pjesërisht të zbritshme nga tatimi, duke ndryshuar ndjeshëm përfitimet fiskale për pronarët.

Ky vendim vjen pasi qytetarët e kanë miratuar reformën në votim gjatë muajit shtator, ndërsa kantonet do të kenë kohë të përshtaten duke vendosur taksa të reja, veçanërisht për pronat e dyta, për të kompensuar humbjen e të ardhurave.

Në përgjithësi, kjo reformë konsiderohet një nga ndryshimet më të mëdha në sistemin tatimor të pronave në Zvicër në vitet e fundit.

Rritet ndjeshëm numri i personave që marrin shtetësi në Evropë

Numri i personave që po marrin shtetësi në vendet evropiane është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke reflektuar ndryshime të mëdha demografike dhe politike në kontinent.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 1.2 milionë persona fituan shtetësi në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2024, një rritje e konsiderueshme krahasuar me një dekadë më parë, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Vendet që japin më së shumti shtetësi janë Gjermania, Spanja dhe Italia, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të pasaportave të reja të dhëna në Evropë.

Ekspertët theksojnë se kjo rritje lidhet kryesisht me faktorë demografikë, si ardhja e valëve të mëdha të emigrantëve në vitet e fundit. Për shembull, shumë refugjatë sirianë që erdhën në Evropë në vitin 2015 tashmë kanë plotësuar kushtet për natyralizim dhe po marrin shtetësi.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe efekti i Brexit. Qytetarë britanikë kanë kërkuar shtetësi në vendet e BE-së për të rikthyer të drejtat që kishin më parë, si lëvizja e lirë dhe mundësia për të jetuar e punuar në gjithë Unionin.

Përfitimet e shtetësisë evropiane janë një motiv kyç për shumë aplikantë, pasi ajo u mundëson qytetarëve të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.

Në përgjithësi, rritja e numrit të shtetësive tregon se Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë një hapësirë tërheqëse për emigrantët, ndërsa shtetësia mbetet një nga mjetet kryesore për integrim dhe përfitim të të drejtave të plota në shoqëri.

Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore

Ylli i futbollit shqiptar, Granit Xhaka, ishte së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube “SportBible”, ku mori pjesë në një sfidë degustimi me ushqime nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë videos, Xhakës iu kërkua të provonte dhe të vlerësonte produkte tipike britanike dhe ndërkombëtare. Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai kur përpara tij u vendosën pjata tradicionale shqiptare.

Në një prej sfidave, mes një pureje tradicionale angleze dhe ajvarit nga Kosova, futbollisti zgjodhi pa hezitim këtë të fundit, transmeton albinfo.ch.

“Pa dyshim që zgjedh ajvarin,” u shpreh Xhaka, duke theksuar lidhjen e tij me këtë produkt tradicional.

Ai shpjegoi gjithashtu për audiencën ndërkombëtare rëndësinë e ajvarit në kuzhinën shqiptare: “Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time.”

Deklarata e tij u interpretua si një promovim i kulturës dhe traditës ushqimore shqiptare në një platformë globale, duke nxitur interes dhe reagime pozitive nga publiku.

youtube.com/watch?v=csdhptfFI5c&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fpamfleti.net%2F

Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun

Luljeta Ademi

Një mbrëmje përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Nasuf Naski Abdixhikut do të organizohet në Corpataux-Magnedens, duke mbledhur familjarë, miq dhe artdashës që e kanë njohur nga afër dhe kanë ndarë me të hapësira krijuese e njerëzore.

Nasuf Naski Abdixhiku ishte një personalitet me një ndjeshmëri të veçantë artistike, i cili e ndërtoi jetën e tij në ndërthurjen e tri formave shprehëse: pikturës, aktrimit dhe poezisë. Ai e konsideronte këtë bashkëjetesë si një dhunti të rrallë – mundësinë për të jetuar njëkohësisht në disa “botë”, duke i dhënë secilës dimensionin e vet të brendshëm.

I lindur në Tërnoc të Madh, në komunën e Bujanocit, ai u formua në një mjedis familjar të qëndrueshëm, ku hodhi hapat e parë në arsim dhe në jetë. Që në vitet e gjimnazit u dallua për prirjet artistike, veçanërisht në aktrim, si pjesë e SHKA “Jehona”, ku u angazhua deri në përfundim të shkollës së mesme. Në këtë periudhë ishte pjesë e realizimit të komedisë “Akraballëku” të Kristo Floqit, një produksion që u vlerësua në festivale të kohës dhe arriti të kualifikohej në skenat më përfaqësuese teatrore të asaj periudhe.

Paralelisht me aktrimin, ai kultivoi edhe një marrëdhënie të hershme me poezinë, duke shkruar dhe botuar në shtypin e kohës, ndërsa prirjet për artin figurativ u shfaqën që në fëmijëri përmes vizatimeve që vlerësoheshin për ndjeshmërinë dhe saktësinë e tyre.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në vitin 1983 dhe krijimit të familjes, ai emigroi fillimisht në Budapest, ku kaloi disa vite të rëndësishme formimi personal dhe kulturor, duke përvetësuar gjuhën hungareze dhe duke ndërtuar kontakte ndërkulturore. Në dhjetor të vitit 1988 u vendos në Zvicër, ku filloi një kapitull të ri jetësor.

Në Zvicër ai u integrua në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë, duke mbajtur pozita përgjegjëse si shef servisi në hotele të njohura në kantonin e Fribourgut. Megjithatë, dimensioni i tij krijues nuk u zbeh asnjëherë. Përkundrazi, arti mbeti një hapësirë e përhershme reflektimi dhe shprehjeje.

Kontributi i tij në jetën komunitare shqiptare në Zvicër ishte i dukshëm. Ai themeloi shkollën shqipe në Châtel-St-Denis, duke mbledhur rreth 20 nxënës, dhe u angazhua aktivisht në organizimin e ndihmave humanitare për Kosovën gjatë viteve 1997–1999. Në vitin 1998 realizoi vepra artistike me tematikë kombëtare, të cilat u ekspozuan në manifestime të mëdha në Bernë, duke tërhequr vëmendjen e organizatorëve dhe publikut.

Pikturës iu përkushtua më intensivisht nga viti 2000, ndërsa në vitin 2009 hapi atelienë e tij personale, duke zhvilluar një aktivitet të qëndrueshëm ekspozues në Zvicër dhe jashtë saj. Veprat e tij u mirëpritën nga artdashësit për ngjyrimin e veçantë emocional dhe qasjen e tij personale ndaj motivit.

Në fushën e kinematografisë, ai ishte pjesë e disa projekteve filmike dhe televizive. Luajti në filmin “Inovacioni i fundit” të Burim Halitit, si dhe në serialin zvicerano-belg “Bulle” të Anne Deluze, ku pati rastin të shfaqej përkrah Claudia Cardinale. Po ashtu, mori pjesë në serialin “Quartier des Banques 2” të Fulvio Bernasconi në Gjenevë.

Angazhimi i tij në art u shtri edhe në dimensionin kuratorial dhe organizativ. Në vitin 2020 dhe 2021 ishte pjesë e festivalit “Art Without Limit, International Film Festival” në Kosovë, si seleksionues i filmave dhe autor i logos së festivalit. Po ashtu, organizoi mbrëmje filmike në Zvicër me filma shqiptarë, duke krijuar ura komunikimi mes artistëve dhe publikut.

Mbrëmja përkujtimore do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 20:00, dhe do të shoqërohet me një ekspozitë të veprave të tij, si një rikthim simbolik në universin që ai ndërtoi me përkushtim. Në përmbyllje të aktivitetit do të organizohet një moment shoqërimi me koktej, në frymën e bashkimit dhe kujtesës së përbashkët.

Organizatorët ftojnë të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar Nasuf Naski Abdixhikun, si dhe miq të tjerë, të bëhen pjesë e këtij përkujtimi.

📍 Adresa: Rte du Centre 59, 1727 Corpataux-Magnedens
🕕 Ora: 18:00 – 20:00
📞 Për më shumë informata: +41 79 822 65 97

Linku për ngjarjen : Mbrëmje përkujtimore për Naskin

Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve

Sot, në një ceremoni të organizuar veçanërisht për këtë dedikim, Komuna Hora e Arbëreshëve në Sicili të Italisë ka shpallur Qytetar Nderi Rexhep Rifatin, gazetar i njohur me qëndrim në Zvicër.

Shhpalljen solemne të tij e ka bërë kryetari i Komunës, Rosario Petta.

“Me propozim të kryetarit të bashkisë, Presidentit të shoqatës Mondo Albanese Giuseppe Schirò Di Maggio dhe Presidentit të Proloco Piana, Këshilli Bashkiak e votoi njëzëri një nder të tillë.

“Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes së komuniteteve arbëreshe në Itali. Përmes shkrimeve dhe botimeve të tij të çmuara, Prof. Rifati arriti të tregojë historinë e shqiptarëve në Evropë dhe botë, duke festuar rrënjët dhe identitetin tonë me ndjeshmëri dhe mjeshtëri”, thuhet veç tjerash në arsyetimin me shkrim të kryebashkiakut Petta për nderimin e z. Rifati ng komuna që drejton ai.

Këtë nderim, Rifati e ka merituar me punën e përkushtuar që ka kryer prej shumë vitesh në afirmimin e komuniteteve arbëreshe në mediat në gjuhën shqipe dhe në librat e tij me këtë temë.

Rexhep Rifati k qenë po ashtu njëri ndër bartësit kryesorë të nismës për ngritjen e shtatores së Skënderbeut, në Horën e arbëreshëve, një eveniment që u realizua në vitin 2024.

Rifati ka tashmë një përvojë prej më shumë se 60 vitesh si gazetar, i angazhuar për më se 30 vite në gazetën Rilindja të Prishtinës ndërsa këto tridhjetë vitet tjera, në mediat në gjuhën shqipe, në Zvicër.

Lexoni po ashtu:

Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati

Vendet më të lumtura në botë

Një tipar i përbashkët është popullsia e vogël. Të gjitha vendet në dhjetëshen e parë kanë më pak se 20 milionë banorë. Kjo tregon se standardi i lartë i jetesës dhe stabiliteti social nuk lidhen domosdoshmërisht me madhësinë ekonomike apo demografike.

Një përjashtim i dukshëm është Meksika, e cila renditet e 12-ta me një popullsi prej 131.9 milionë banorësh, duke tejkaluar disa ekonomi të mëdha si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shqipëria, ndonëse është një vend i vogël me 2.8 milionë banorë, renditet vetëm në vendin e 86-të për nivelin e lumturisë, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.

Popullsitë më të mëdha nuk janë domosdoshmërisht më të lumtura

Pamja ndryshon ndjeshëm kur analizohet shpërndarja e lumturisë sipas popullsisë. India, vendi më i populluar në botë me rreth 1.5 miliardë banorë, renditet në vendin e 116-të. Ajo përfaqëson rreth 17% të popullsisë globale, por niveli i kënaqësisë nga jeta mbetet relativisht i ulët.

Ndërkohë, Kina, vendi i dytë më i populluar, ka përmirësuar pozicionin e saj në dekadën e fundit, duke u ngjitur nga vendi i 79-të në të 65-in, por ende mbetet pas shumicës së ekonomive të mëdha.

Edhe vende të tjera me popullsi të madhe si SHBA-ja, Brazili dhe Vietnami arrijnë të futen në 50 vendet e para, por nuk dominojnë renditjen.

Analiza tregon se pjesa më e madhe e popullsisë botërore jeton në vende me nivele mesatare lumturie, si India, Kina dhe Indonezia. Ndërkohë, nivelet më të ulëta të lumturisë janë të përqendruara kryesisht në disa pjesë të Afrikës dhe Azisë, ku popullsia është gjithashtu në rritje.

Kjo do të thotë se realiteti global i mirëqenies nuk përcaktohet nga vendet që kryesojnë listat, por nga vendet ku jeton shumica e njerëzve.

Një panoramë më reale e mirëqenies globale

Ndërsa vendet më të lumtura tërheqin vëmendjen mediatike, ato përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të njerëzimit. Në kontrast, miliarda njerëz jetojnë në vende ku lumturia është mesatare ose ende në zhvillim.

Kjo zhvendos qendrën reale të mirëqenies globale larg majës së renditjes dhe drejt vendeve me popullsi të madhe, duke treguar se sfidat e mirëqenies janë më shumë çështje e shpërndarjes sesa e renditjes.

Renditja e vendeve më të lumtura në 2026

Finlanda – 7.8 – 5.6 milionë banorë

Islanda – 7.5 – 398 mijë banorë

Danimarka – 7.5 – 6.0 milionë banorë

Kosta Rika – 7.4 – 5.2 milionë banorë

Suedia – 7.3 – 10.7 milionë banorë

Norvegjia – 7.2 – 5.6 milionë banorë

Holanda – 7.2 – 18.3 milionë banorë

Izraeli – 7.2 – 9.5 milionë banorë

Luksemburgu – 7.1 – 680 mijë banorë

Zvicra – 7.0 – 9.0 milionë banorë

Zelanda e Re – 7.0 – 5.3 milionë banorë

Meksika – 7.0 – 131.9 milionë banorë

Irlanda – 6.9 – 5.3 milionë banorë

Belgjika – 6.9 – 11.8 milionë banorë

Australia – 6.9 – 27.0 milionë banorë

Gjermanët gjithnjë e më shumë po vlejnë vetura elektrike

Një numër gjithnjë e në rritje i konsumatorëve gjermanë po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së automjeteve elektrike (EV) përballë çmimeve të larta të karburantit, sipas një ankete të fundit nga platforma më e madhe gjermane e tregtimit të makinave online, mobile.de.

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rrisin çmimet ndërkombëtare të naftës dhe gazit, kostoja e karburantit për automjete është rritur vazhdimisht në shumë vende evropiane.

Sipas të dhënave të çmimeve të karburantit të përpiluara nga Shoqata Gjermane e Industrisë Automobilistike, që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt, çmimet e benzinës në Gjermani janë rritur me gati 20 përqind, ndërsa çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 30 përqind, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Rezultatet e anketës tregojnë se nëse çmimet e benzinës mbeten në nivelet e larta aktuale, 43 përqind e të anketuarve thanë se do të kalonin në automjete elektrike dhe 36 përqind përmendën kursimet afatgjata të kostos si arsyen më të rëndësishme për të marrë në konsideratë blerjen e një makine elektrike.

Për më tepër, të dhënat e platformës tregojnë se pyetjet në lidhje me automjetet elektrike të përdorura u rritën me 66 përqind në gjysmën e parë të marsit.

“Absolutisht po shohim shumë më tepër interes në mobile.de për makinat elektrike. Atë që tranzicioni energjetik gjerman nuk mundi ta bënte, e ka bërë kjo situatë aktuale gjeopolitike në aspektin e tranzicionit drejt makinave elektrike”, tha Ajay Bhatia, CEO i mobile.de.

Përveç çmimeve të larta të naftës, subvencionet qeveritare janë gjithashtu një faktor kyç që i shtyn konsumatorët gjermanë të marrin në konsideratë blerjen e automjeteve elektrike.

Asllani në top formë, vazhdon me gol në Bundesligë

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani po vazhdon me formë të lartë në Bundesligën gjermane.

Asllani shënoi për Hoffenheim ndaj Mainz, ku skuadra e tij pësoi humbje.

Për Asllanin ishte goli i nëntë këtë edicion, duke konfirmuar formën e lartë.

Albian Hajdari ishte nga fillimi, kurse Leon Avdullahu hyri në lojën në minutën e 61-të.

Muriqi: Goli ndaj Realit për Kosovën e Shqipërinë

Vedat Muriqi ishte emocional pas ndeshjes së fituar të Mallorcas ndaj Real Madridit 2:1.

Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e fitores ndaj Realit në minutën e parë të kohës shtesë.

Pas fitores, golin ai ia dedikoi Kosovës me të cilën në mesjavë dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës.

“Mirë isha, isha pak i lodhur sepse vija nga udhëtimi, nga ndeshjet që kishim. Kisha dy javë emocionale shumë, shumë të rënda. Pata telashe pas ndeshjes në finale, siç e keni parë, pasi nuk dua të flas më shumë. Dua ta mbyll këtë temë. Por, kam pasur nevojë për këtë gol. Edhe arriti goli në minutën e 91-të. I solla tre pikët këtu në Mallorca. Jam shumë, shumë i lumtur. Golin ia dedikoj Kosovës, shtetin tim, për Shqipërinë, për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që na kanë përkrahur. Më vjen keq që nuk mundëm të kualifikoheshim si Kosovë, si Shqipëri. Por shpresoj në Evropian”, deklaroi Muriqi për DigitAlb, transmeton albinfo.ch.

Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës

Repartet e urgjencës së spitaleve janë të mbingarkuara në shumë vende. Fenomeni nuk është i ri. Organizatat e pacientëve dhe shoqatat tregtare kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen për këtë në të kaluarën.

Fokusi i diskutimit: raste të vogla. Këto janë sëmundje dhe lëndime që nuk do të duhej të trajtoheshin si urgjencë. Tani një shumë e plotë prej 50 frangash është për ta ndrequr këtë. Të paktën kjo është ajo që dëshiron Këshilli Kombëtar. Synon të jetë një nxitje për të menduar dy herë nëse duhet të vizitohet realisht dhoma e urgjencës.

Në Graubünden njerëzit janë skeptikë. Duhet pranuar se numri i pacientëve me trajtim urgjence po rritet edhe këtu. Kjo konfirmohet nga mjeku kryesor Thomas Müller. Ai drejton departamentin e urgjencës së spitalit kantonal, raporton SRF. Megjithatë, një shumë e plotë e urgjencës është mënyra e gabuar për mjekun. Sidomos për spitalet në zonat malore dhe turistike si Graubünden, transmeton albinfo.ch.

Përjashtimet shpesh vlejnë për Graubünden.

Ndër të tjera, turistët duhet të përjashtohen nga paketa. Gjithmonë ka shumë prej tyre në Graubünden. Disa përfundojnë në dhomën e urgjencës me një aksident. Në të dyja rastet, tarifa do të ishte e pavlefshme. Projektligji parashikon përjashtime.

Nëse turmat në stacionet e urgjencës në Bündn do të zvogëlohen me këtë është pra e diskutueshme për Thomas Müller. Ai është gjithashtu në bordin e Shoqatës Zvicerane të Mjekësisë së Urgjencës. Kjo e refuzon tarifën në formën e saj aktuale. Gjithashtu për shkak të përpjekjeve të larta administrative. Nëse një tarifë emergjence duhet apo jo, është në gjendje të vendosin vetë kantonet.

Faktori vendimtar nëse do të vendoset një taksë emergjence do të ishte pra kantoni i banimit dhe rregullorja atje. Stafi së pari do të duhej të sqaronte se nga vjen dikush dhe të ngarkonte ndryshe në varësi të situatës. Për mjekun e urgjencës Müller në një kanton turistik si Graubünden, një përpjekje shtesë e paarsyeshme. “Ne do të përballeshim me këtë punë shtesë administrative çdo ditë dhe nuk do të kompensohej financiarisht askund.”

Një pikë tjetër polemike është referimi nga mjeku i familjes. Edhe këtu, tarifa fikse prej 50 frangash do të hiqej. Shefi i urgjencës Thomas Müller dhe qeveria e Grisons e konsiderojnë problematike. Në varësi të rajonit, nuk është e mundur të vizitosh më parë një mjek familjar, veçanërisht jo natën.

Müller shton: “Kohët kur mjekët familjarë ishin në detyrë 24/7 kanë mbaruar. Spitali Kantonal Graubünden mbulon funksionin e mjekut familjar për një rajon të madh natën dhe në fundjavë.

Qeveria e Grisons ka frikë nga trajtimi i pabarabartë i banorëve. Qëndrimi i qeverisë për këtë çështje është i rëndësishëm për spitalin. Sepse nëse ligji hyn në fuqi, kantonet vendosin për futjen e tij. Pas Këshillit Kombëtar, Këshilli i Shteteve do të vendosë më pas nëse duhet të zbatohet apo jo taksa e emergjencës prej 50 frangash.

Për shkak të inteligjencës artificiale: Telefonat dhe laptopët do të shtrenjtohen deri në 20 përqind

Bumi i inteligjencës artificiale ka bërë që kërkesa për çipa memorieje të shpërthejë. Aplikacione të tilla si robotët e bisedave, por edhe lojërat dhe transmetimi, kërkojnë kapacitete më të shpejta dhe më të mëdha ruajtjeje. Tregu global për këto çipa memorieje dominohet vetëm nga tre kompani, të cilat së bashku kontrollojnë mbi 90 përqind të tregut: Micron nga SHBA-ja dhe Samsung Electronics dhe SK Hynix nga Koreja e Jugut.

Këta prodhues mund të fitojnë më shumë fitime me çipa memorieje për qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale sesa me çipa për telefonat inteligjentë dhe kompjuterët. Si rezultat, prodhuesit e telefonave celularë dhe laptopëve janë në disavantazh në dhënien e çipave të rrallë. Pra, nëse përdorni aplikacione të gjalla të inteligjencës artificiale si konsumator, ju kontribuoni indirekt në faktin që telefoni i ri celular të bëhet më i shtrenjtë për Krishtlindje.

Sa më të shtrenjtë janë telefonat celularë dhe laptopët? Vlerësohet deri në 100 franga. Media Markt Zvicër pret që çmimet për telefonat inteligjentë mund të rriten midis 5 dhe 10 përqind dhe për laptopët midis 10 dhe 20 përqind. Martina Altlechner është Drejtoreshë e Blerjeve dhe Logjistikës në Media Markt Zvicër dhe ka deklaruar për SRF se çmimet do të rriten gradualisht nga prilli dhe se rritjet e çmimeve do të jenë të dukshme veçanërisht drejt fundit të vitit. Nëse dëshironi të blini një telefon celular ose laptop të ri pak para Krishtlindjeve, duhet të jeni të përgatitur për çmime më të larta. Digitec Galaxus dhe Swisscom gjithashtu presin që çmimet të rriten, transmeton albinfo.ch.

Zhvillimi i çmimeve për çipat e memories

DDR dhe NAND janë dy lloje të ndryshme memorieje. Ju vendosni se sa shpejt funksionon një laptop (DDR) ose një altoparlant afatgjatë (NAND).

Cilat pajisje preken veçanërisht? Sidomos pajisjet më të lira në gamën fillestare. Arsyeja: Për pajisjet më të lira, kostot për çipat e memories përbëjnë një pjesë më të madhe të çmimit total, rreth 15 deri në 20 përqind. Nëse çmimi i këtij komponenti rritet, kjo reflektohet më fuqishëm në çmimin e shitjes. Ky vlerësim ndiqet edhe nga kompania e kërkimit të tregut Counterpoint Research. Sipas analizës së tij, telefonat celularë nga furnizuesit kinezë si Huawei dhe Xiaomi, si dhe modelet fillestare nga Samsung dhe Apple, ka të ngjarë të preken. Kur u pyetën, prodhuesit kinezë Huawei dhe Xiaomi nuk janë përgjigjur, dhe Samsung dhe Apple nuk kanë komentuar nëse do të ketë pengesa në furnizim, as nuk do të thonë nëse dhe sa do t’i rrisin çmimet e tyre.

A po mbarojnë telefonat celularë dhe laptopët? Po, të paktën në segmentin e lirë. Ky është ai i shitësit me pakicë online zviceran Digitec Galaxus. Zëdhënësi i medias Manuel Wenk thotë: “Edhe më shumë se çmimet, ne aktualisht po shkaktojmë dështime në shpërndarje, veçanërisht në segmentin e lirë, kështu që përzgjedhja ndoshta do të bëhet më e vogël në muajt e ardhshëm për shkak të krizës së çipave.”

Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje

Si çdo vit, shumë zviceranë udhëtojnë drejt Ticino për festat e Pashkëve, ndërsa autoritetet kanë shpallur rrezik zjarri të nivelit 4. Zjarrfikësit janë aktualisht në gatishmëri të lartë dhe çdo zjarr në natyrë është rreptësisht i ndaluar në jug të kantonit.

Që nga e premtja, rreziku nga zjarri është regjistruar në nivelin 4 në jug të Ticino-s. Kërkohet vigjilencë: midis erërave të forta, diellit intensiv dhe bimësisë së tharë, rreziku është jashtëzakonisht i lartë.

Në pyllin Cugnasco, rojet e pyllit janë në gatishmëri të lartë. “Pas shtatë ditësh foehn, gjithçka është shumë e thatë. Një shkëndijë e vetme do të ishte e mjaftueshme për të shkaktuar një zjarr pyjor”, ka deklaruar për RTS, Aron Ghiringhelli, kreu i Zyrës së Zjarrfikësve Pyjorë të Ticino-s, transmeton albinfo.ch.

Sipas saj, me diellin që pritet në ditët e ardhshme, degët e vogla do të thahen edhe më shumë. Dhe meqenëse bimët ende nuk kanë gjethe për të mbajtur lagështinë, bimësia mbetet plotësisht e ekspozuar: “situata do të përkeqësohet”, paralajmëron ajo.

Shtatë zjarre në një javë

Për një javë, Ticino ka ndaluar të gjitha zjarret në natyrë. Pavarësisht këtyre masave, kantoni ka regjistruar tashmë shtatë zjarre. Tre prej tyre kërkuan burime të konsiderueshme: helikopterët u mobilizuan për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Një situatë shqetësuese, konfirmon Samuele Bonacina, toger në departamentin e zjarrfikësve të Mendrisiottos. Sipas saj, fluksi i turistëve për festat e Pashkëve rrit mekanikisht rrezikun e largimeve të zjarrfikësve.

Donald Trump kërcënon me “ferr” nëse Irani nuk arrin një marrëveshje brenda 48 orësh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i dha “48 orë” Iranit për të “lidhur një marrëveshje ose për të rihapur Ngushticën e Hormuzit”.

Trump kërcënoi se në të kundërt, SHBA do të lëshonte “ferrin mbi ta”.

“A ju kujtohet kur i dhashë Iranit 10 ditë për të PËRFUNDUAR NJË MARRËVESHJE ose për të RIHAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT? Koha po mbaron – 48 orë para se të lëshoj ferrin mbi ta. Lavdi Zotit!”, shkroi ai në Truth Social, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, më 26 mars, ai pati lëshuar ​​një ultimatum 10-ditor në Teheran për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kritike për ekonominë globale dhe të bllokuar nga Irani që nga fillimi i luftës. Ultimatumi u caktua më pas për “të hënën, 6 prill në orën 8:00 të mbrëmjes, sipas kohës së Uashingtonit”.

Tiranë: Policia publikon pamje nga sekuestrimi i dy automjeteve, u vodhën në Gjemani e Zvicër

Policia e Shtetit në Tiranë ka sekuestruar dy automjete në vlerë 120 mijë euro, që dyshohet se u vodhën në Zvicër dhe Gjermani.

Sipas njoftimit, lidhur me këtë janë identifikuar dhe proceduar penalisht dy shtetas.

“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit ‘Stolen line’, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën dy raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale. U sekuestrua 1 automjet tip ‘Audi SQ8’, me vlerë rreth 70 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin H. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen. U sekuestrua 1 automjet tip ‘BMW’, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Bëhet e ditur se operacioni “Stolen Line” vijon.

Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027

Shefi i ushtrisë zvicerane, Benedikt Roos, ka deklaruar se lufta po stimulon inovacionin dhe se dronët ushtarakë të prodhuar në Zvicër janë në proces.

Kur bëhet fjalë për sfidat me të cilat përballet politika e sigurisë, Roos theksoi rëndësinë në rritje të teknologjive të reja. Dronët, në veçanti, po evoluojnë me shpejtësi. “Lufta është një stimul masiv për inovacionin”, tha ai në një intervistë me gazetën Schweiz am Wochenende, transmeton albinfo.ch.

Prandaj, Zvicra duhet të pajiset me sisteme që mund të testohen dhe përsosen. Teknologjitë e reja po integrohen gjatë gjithë kohës. Ushtria dhe Armasuisse po punojnë me institutet federale të teknologjisë ETH Zurich dhe EPFL në Lozanë, si dhe me startup-et për të zhvilluar zgjidhjet e tyre për dronët sulmues dhe mbrojtës.

Sipas kreut të forcave të armatosura, prototipet e para duhet të shohin dritën e ditës në të ardhmen e afërt, përpara se të testohen. “Qëllimi ynë është të nisim prodhimin industrial në vitin 2027”, tha ai.

Duke fituar mbështetjen e popullsisë
Roos gjithashtu bëri thirrje për një debat më të gjerë shoqëror mbi sigurinë.

“Nuk do të arrijmë të nxisim një debat të tillë me broshura”, tha ai.

Ai dëshiron të ndërtojë mbështetje për ushtrinë zvicerane duke përsëritur suksesin e marshimeve të paqes.

“Ndoshta një marshim për siguri”, tha Roos. Si punonjës federal, Roos nuk mund të organizojë vetë demonstrata. Megjithatë, iniciativa të tilla mund të vijnë nga shoqata në fusha të ndryshme, sugjeroi ai.

Albulena Haxhiu zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani e ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës.

Në ceremoni zyrtare, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është bërë zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes.

Osmani ka deklaruar se po lë prapa punë të jashtëzakonshme.

Albulena Haxhiu nga ana tjetër është zotuar se gjatë ushtrimit të detyrës si presidente do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Kevin Grosskreutz sugjeron Fisnik Asllanin për Borussia Dortmundin

Borussia Dortmund pritet të bëjë ndryshime të mëdha në fazën e sulmit këtë verë, pasi Julian Brandtdhe Serhou Guirassy mund të largohen nga klubi. Për këto lëvizje ka folur legjenda e “verdhezinjve”, Kevin Grosskreutz, i cili ka sugjeruar si zëvendësues Fisnik Asllanin, sulmuesi 23-vjeçar i Kosovës që aktualisht luan për Hoffenheimin, përcjell albinfo.ch.

Grosskreutz, i cili ka luajtur mbi 230 ndeshje për Dortmundin dhe ka fituar Botërorin me Gjermaninë, dy herë titullin në Bundesliga dhe dy herë Superkupën me Dortmundin, ka thënë se dëshiron ta shohë Asllanin te klubi gjerman:

“Ka pasur një lajm që Asllani mund të transferohet te Dortmundi… Eja, do të shohësh se nuk ka më mirë se kjo!”

Asllani ka pasur një sezon të shkëlqyer me Hoffenheimin, duke shënuar 9 gola dhe 8 asistime në 28 ndeshje, ndërsa menaxheri i tij, Ayman Dahmani, ka konfirmuar se ekziston interesim edhe nga Barcelona, me klauzolën e lirimit të sulmuesit që varion nga 25 deri në 29 milionë euro. Bayern Munich nuk konsiderohet si konkurrent në këtë garë, sipas raporteve.

23-vjeçari ka spikatur edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke shënuar gol të bukur me kokë në fitoren 4:3 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të play-offit për Botërorin 2026 dhe duke luajtur gjithë ndeshjen ndaj Turqisë në finale.

Bundesliga e ka përshkruar Asllanin si një futbollist të qetë para portës, i zgjuar në goditjet me kokë dhe me aftësi për gjuajtje nga distanca, duke publikuar disa nga momentet më të mira të tij në sezonin 2025/26, duke përfshirë golin e tij në fitoren 3:1 ndaj Heidenheimit.

Ky kombinim i performancës solide në klub dhe përfaqësim me Kosovën e bën Asllanin një emër shumë të diskutuar për transferime në Bundesliga dhe më gjerë./Albinfo.ch

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”, konfirmoi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit, i arrestuari, i identifikuar me inicialet A.D., dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ivajë dhe zonat përreth në Komunën e Kaçanikut.

Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit, hetuesit sekuestruan:

• Një armë,

• Dy karikatorë,

• 30 fishekë,

• Një armë gjuetie ajrore,

• Një uniformë e MUP-it serb.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës riafirmuan angazhimin e tyre për ndjekjen penale dhe hetimin e të gjitha rasteve të krimeve të luftës gjatë konfliktit të fundit në Kosovë./Albinfo.ch 

Kosova arrin nivel historik në renditjen botërore të FIFA-s, renditet e 78-të

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka vlerësuar ngritjen e Kombëtares së Kosovës, duke e renditur vendin në pozitën e 78-të në ranglistën botërore, niveli më i lartë historik për Kosovën, përcjell albinfo.ch.

Kosova vazhdon të rritet. Ata morën ngritjen më të madhe në histori në renditjen e FIFA-s”, shkruan FIFA në një postim në Instagram.

Edhe pse Kosova humbi ndaj Turqisë në finale, FIFA rikujton se brenda vetëm 10 viteve, Kombëtarja ka kaluar nga vendi i 190-të78-tën. Kosova u përfshi për herë të parë në renditjen botërore në korrik 2016, dhe që atëherë ka pasur një trajektore pozitive.

Sipas FIFA-s, ngritja e fundit e Kosovës është rezultat i kampanjës kualifikuese, ku “Dardanët” përfunduan të dytët në grup dhe fituan ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, përpara se të humbnin nga Turqia në finale.

Pavarësisht humbjes për një vend në Kupën e Botës, Kosova arrin pozitën e 78-të, niveli më i lartë historik”, përfundon njoftimi i FIFA-s./Albinfo.ch