Kosova mirëpret marrëveshjen e paqes Izrael – Hamas

Ministria e Jashtme e Kosovës ka lëshuar një deklaratë në lidhje me arritjen e marrëveshjes së paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, përcjell albinfo.ch.

Në deklaratë thuhet se Kosova mirëpret këtë marrëveshje, ku thuhet se shënon një moment të rëndësishëm dhe një hap përpara drejt paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

Tutje në deklaratë Kosova ka vlerësuar lidershipin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndërsa ka përgëzuar përpjekjet e shteteve tjera të përfshira si Turqia, Katari dhe Egjipti.

Deklarata e plotë e MPJD-së:

Republika e Kosovës mirëpret njoftimin për arritjen e marrëveshjes së paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, e cila shënon një moment të rëndësishëm dhe një hap përpara drejt paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

Kosova vlerëson lidershipin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump dhe përgëzon përpjekjet ndërmjetësuese të Turqisë, Katarit dhe Egjiptit, të cilat kanë qenë thelbësore në arritjen e këtij zhvillimi historik. Marrëveshja përfaqëson një hap vendimtar në zbatimin e fazës së parë të nismës për paqe në Gaza të Presidentit Trump, duke mundësuar vendosjen e një armëpushimi të plotë, lirimin e pengjeve dhe zgjerimin e ndihmës humanitare për civilët në nevojë në Gaza.

Republika e Kosovës rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e jetës njerëzore, dhe shpreh besimin se ky zhvillim historik do të hapë rrugën për një stabilitet të qëndrueshëm që do të sjellë përfitime për të gjithë popujt e rajonit.

Kuqezinjtë pa probleme para ndeshjes vendimtare ndaj Serbisë

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovac.

Në seancën e sotme stërvitore me grupin u bashkua edhe Nazmi Gripshi, ndërsa trajneri Silvinjo i pati të gjithë lojtarët në dispozicion.

Stërvitja zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe nisi me punën në palestër, për të vijuar më pas në fushë, ku stafi teknik punoi mbi disa situata loje dhe aspektin taktik.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike dhe asnjëri nuk ka probleme, transmeton albinfo.ch.

Kombëtarja do të mbyllë nesër përgatitjet në Tiranë për ndeshjen ndaj Serbisë.

Ekipi do të udhëtojë të premten drejt Nishit, ku do të akomodohet dhe do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore përpara sfidës në Leskovac në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

youtube.com/watch?v=awhtKJRPRwk&source_ve_path=MjM4NTE

László Krasznahorkai fitues i “Nobelit” për letërsi

Shkrimtari hungarez László Krasznahorkai është shpallur fitues i Çmimit Nobel për Letërsi “për veprën e tij të fuqishme dhe vizionare, e cila, në mes të tmerrit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

I lindur në Gyula, Hungari, në vitin 1954, Krasznahorkai u bë i njohur me romanin debutues “Sátántangó” (1985) – një portret i zymtë i një komuniteti rural në rrëzim, që më vonë fitoi çmimin “Best Translated Book” në vitin 2013. Romani u përshtat në një film shtatëorësh nga regjisori Béla Tarr, bashkëpunëtor i tij i afërt.

I përshkruar shpesh si postmodernist, Krasznahorkai njihet për fjalitë e gjata, temat distopike dhe melankolike, si dhe intensitetin që e ka bërë të krahasohet me Gogolin, Melville-in dhe Kafkën.

Pas largimit nga Hungaria në vitin 1987, ai gjeti frymëzim në Azinë Lindore dhe udhëtoi nëpër Evropë e SHBA, ku bashkëpunoi me Allen Ginsbergun gjatë shkrimit të romanit “War and War”.

Krasznahorkai është vlerësuar nga figura të mëdha si Susan Sontag dhe W.G. Sebald, ndërsa në vitin 2015 u bë shkrimtari i parë hungarez që fitoi çmimin ndërkombëtar “Man Booker”.

Kosovë: Nesër vazhdimi i seancës konstituive

Të premten, 10 tetor, do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Seanca do ta ketë një pikë të vetme, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Ajo do të fillojë nga ora 10:00, njoftohet në faqen zyrtare të Kuvendit. 

Prej 8 tetorit ka nisur afati 12-ditor pë konstituim të Kuvendit, sipas aktgjykimit që lëshoi Gjykata Kushtetuese. Por, gjykata nuk ka treguar edhe se cilat janë pasojat nëse këtë nuk e bëjnë deputetët brenda afatit.

Në aktgjykimin e plotë në rastin e ngritur nga Lista Serbe, Kushtetuesja ka konstatuar se është kushtetues edhe votimi i ndarë për nënkryetarët, e cila ishte kontestuar edhe nga një numër i partive në Kuvend që ose abstenuan në procesin e votimit për nënkryetarin serb, ose nuk votuan fare. Kësisoj, gjykata ka konstatuar se zgjedhja e Emilja Rexhepit për nënkryetare është në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata në arsyetim ka theksuar se e drejta për të propozuar nuk nënkupton edhe të drejtën për ta mbajtur të bllokuar konstituimin. Ajo ka elaboruar rrethanën kur Kuvendi mund të funksionojë edhe pa të gjithë nënkryetarët.

Megjithatë Kushtetuesja ka theksuar se në rastin konkret dështimi për konstituim i atribuohet mosvotimit të shumicës së deputetëve të zgjedhur të Kuvendit për deputetët e propozuar. Në rastet e deritashme nuk kanë votuar deputetët e Lidhjes Demokratike, por edhe ata të Listës Serbe. Në disa raste nuk kanë marrë pjesë në votim as deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Edhe në këtë aktgjykim, Kushtetuesja ua ka rikujtuar deputetëve obligimin për të marrë pjesë në seancë dhe për të votuar, qoftë për, kundër apo duke abstenuar.

Mbërritje historike në Cyrih: 10,000 tifozë presin Airbus A350 të parë të Swiss

Rreth 10,000 entuziastë të aviacionit dhe qytetarë të zakonshëm janë mbledhur sot në Aeroportin e Cyrihut për të përjetuar nga afër një ngjarje historike për fluturimet zvicerane. Airbus A350 i parë i kompanisë ajrore Swiss International Air Lines ka fluturuar drejt Zvicrës nga Tuluza, duke shënuar një epokë të re për flotën e saj të distancave të gjata, përcjell albinfo.ch.

Avioni modern pritet të ulet në pistën e Aeroportit të Cyrihut në orët e pasdites, ndërsa mijëra njerëz ndjekin drejtpërdrejt mbërritjen e tij — një spektakël i rrallë në historinë e aviacionit komercial në vend. Mediat lokale, përfshirë edhe platformën “20 Minuten”, po raportojnë në kohë reale nga vendngjarja, duke sjellë emocionet dhe reagimet e para të publikut.

Sipas njoftimit zyrtar të Swiss, A350 do të zëvendësojë gradualisht disa nga avionët më të vjetër, duke sjellë jo vetëm më shumë efikasitet në karburant, por edhe më shumë komoditet për pasagjerët në udhëtimet transatlantike dhe ndërkontinentale. Avioni është i pajisur me teknologji të fundit dhe ofron një përvojë udhëtimi më të qetë, më të rehatshme dhe më të qëndrueshme për mjedisin.

Airbus A350 është një nga modelet më të avancuara në botë dhe futja e tij në shërbim konsiderohet një moment kyç për të ardhmen e linjës ajrore zvicerane.

Fansat e aviacionit e kanë konsideruar këtë ditë si një “festë fluturuese”, ndërsa pamjet nga aeroporti tregojnë një atmosferë entuziaste, me flamuj, kamera dhe emocione në pritje të mbërritjes së “yllit të qiellit”.

SNB nominon gjashtë finalistë për konkursin e dizajnit për serinë e re të kartëmonedhave

Tema e serisë është “Zvicra dhe lartësitë e saj”, me kartëmonedhat e reja që përshkruajnë male të ndryshme zvicerane – të ulëta, të mesme dhe të larta – duke filluar nga kodrat Jura deri në Alpe, përcjell albinfo.ch.

“Vendimi u bazua në rezultatet e anketës publike dhe vlerësimin e kryer nga një bord këshillues i ekspertëve të jashtëm”, ​​tha SNB në një njoftim për shtyp.

Ky është një nga dizajnet fituese:

BNS
Fituesi përfundimtar i konkursit të dizajnit do të shpallet në tremujorin e parë të vitit 2026, pas së cilës do të fillojë zhvillimi i mëtejshëm i dizajneve.

Seria e re e kartëmonedhave, e cila do të zëvendësojë ato aktuale, do të lëshohet në fillim të viteve 2030.

ETH Zurich mbetet universiteti më i mirë në Evropën kontinentale

Sipas renditjes së re të Times Higher Education Ranking 2026, instituti politeknik federal në Cyrih mbetet universiteti më i mirë në Evropën kontinentale dhe i 11-ti në botë, përcjell albinfo.ch.

Në total, u vlerësuan 2,092 institucione nga 115.

ETH mori një rezultat veçanërisht të lartë (97.2 nga 100) në kategoritë ‘Kërkim’, si dhe ‘Perspektivë Ndërkombëtare’ (95.1).

Në të kundërt, shkolla e saj ‘motër’, Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë (EPFL) ka rënë me tre vende, në pozicionin e 35-të.

Vera zvicerane në Kosovë: Lidhjet mes Zvicrës dhe diasporës kosovare

Në një seri episodesh të titulluar “Vera zvicerane në Kosovë”, gazetarja Mona Mittendrin sjell një pasqyrë të ngrohtë dhe personale mbi lidhjet mes Zvicrës dhe Kosovës. Episodi është transmetuar të enjten, më 9 tetor 025,  në SRF 1, nga ora 20:10 deri në 21:05 dhe fokusohet tek mënyra se si diaspora kosovare jeton mes dy atdheve, transmeton albinfo.ch.

Mona përshkruan përvojën e saj pesëditore në Kosovë me plotë ngrohtësi dhe emocione, edhe pse temat e trajtuara nuk ishin gjithmonë të lehta. Përmes takimeve me njerëz që kanë rrënjë kosovare, ajo tregon si diaspora ruan lidhjet me familjen dhe kulturën e saj gjatë vizitave verore.

Video e plotë: –>>>>>>https://www.facebook.com/reel/657647994086072

albinfo.ch

Sipas të dhënave, rreth 250,000 persona në Zvicër kanë origjinë nga Kosova, dhe shumë prej tyre kthehen çdo verë për të festuar dhe për të vizituar të afërmit. Ky episod ofron një pasqyrë të veçantë mbi jetën mes dy atdheve dhe sfidat e përditshme të komunitetit kosovar në diasporë. /Albinfo.ch

Parlajmerimi i emisionit:

Shqipëria i bashkohet SEPA-s: Një hap i madh drejt integrimit financiar evropian

Shqipëria ka bërë një hap historik drejt integrimit të plotë ekonomik me Bashkimin Evropian, duke iu bashkuar zyrtarisht SEPA-s (Single Euro Payments Area) – Zonës së Vetme Evropiane të Pagesave. Ky zhvillim i rëndësishëm pritet të sjellë përfitime të ndjeshme për qytetarët dhe bizneset shqiptare, duke e bërë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të lirë dërgimin dhe marrjen e pagesave brenda Evropës, përcjell albinfo.ch.

Zvicra ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë arritje, përmes Programit të Remitancave dhe Pagesave të Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Përmes këtij bashkëpunimi, janë krijuar kushtet teknike dhe institucionale që i mundësojnë sistemit bankar shqiptar të bëhet pjesë e infrastrukturës moderne evropiane të pagesave.

Sipas vlerësimeve zyrtare, për transfertat elektronike të parave, kostoja e shërbimeve do të jetë deri në 10 herë më e ulët se më parë. Kjo nënkupton një kursim të përvitshëm prej rreth 130 milionë eurosh në tarifa transaksionesh për individët dhe bizneset shqiptare.

Ky hap pritet të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, të lehtësojë aktivitetet tregtare me partnerët evropianë dhe të përmirësojë ndjeshëm qasjen e qytetarëve në shërbime moderne financiare. Po ashtu, integrimi në SEPA është një sinjal i fortë për afrimin e Shqipërisë me standardet ekonomike dhe financiare të Bashkimit Evropian. /Albinfo.ch

Fillon zbatimi i sanksioneve të SHBA-së kundër industrisë serbe të naftës

Zbatimi i sanksioneve të SHBA-së kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) filloi të enjten, më 9 tetor, përcjell albinfo.ch.

NIS lëshoi një deklaratë në lidhje me situatën e re, duke theksuar se “prioritetet, si më parë, mbeten furnizimi i rregullt i tregut vendas me produkte nafte, si dhe ruajtja e stabilitetit shoqëror të punonjësve”.

“NIS ka siguruar furnizime të mjaftueshme me naftë për përpunim në këtë kohë, ndërsa stacionet e benzinës furnizohen rregullisht me të gjitha llojet e produkteve të naftës”, u njoftua.

Ata paralajmëruan se në rast të ndërprerjes së funksionimit të kartave të pagesave të huaja, pagesa në stacionet e benzinës do të jetë e mundur me karta vendase dhe të tjera, me para në dorë, si dhe me metodën “IPS show”.

Sa i përket shitjes me shumicë, kompania deklaron se është gati të përmbushë “të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj partnerëve të biznesit, duke përfshirë klientët e korporatave dhe klientët e mëdhenj”.

“Kartat e pagesave të klientëve të korporatave po funksionojnë pa probleme”, shtoi ajo.

lg.php.gif

NIS, siç u njoftua, në bashkëpunim me partnerët, Qeverinë Serbe dhe aksionarët, po punon për të kapërcyer këtë situatë.

Që nga janari, kur NIS u vendos në listën e kompanive të sanksionuara, Shtetet e Bashkuara (SHBA) e kanë shtyrë zbatimin e sanksioneve tetë herë, herën e fundit deri më 8 tetor.

NIS u vendos në listën e sanksioneve të SHBA-së më 10 janar për shkak të të ashtuquajturit “rrezik dytësor”, pra pronësisë me shumicë ruse. Sanksionet e SHBA-së synojnë, ndër të tjera, parandalimin e financimit të luftës në Ukrainë, përmes parave që vijnë nga kompanitë ruse të energjisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi më 7 tetor se Beogradi do të bisedonte me Rusinë për zgjidhjen e problemit të sanksioneve mbi Industrinë Serbe të Naftës.

lg.php.gif

“Nuk kemi më asgjë për të folur me amerikanët. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë pjesën e tyre dhe Evropa do të mbështesë sanksionet e SHBA-së”, tha Vuçiç.

Serbia nuk ka më asgjë për të diskutuar me SHBA-në në lidhje me sanksionet mbi NIS, tha Vuçiç.

lg.php.gif

Në shtator, NIS paraqiti një kërkesë të ndryshuar te autoritetet amerikane për heqjen nga lista SDN (Shtetas të Caktuar Specialisht), e cila, siç deklaruan ata, është një proces i gjatë dhe kompleks, dhe kërkesa fillestare u dërgua më 14 mars të këtij viti.

Ndërkohë, struktura e pronësisë së NIS ka ndryshuar disa herë, por ajo është ende kryesisht në duart e kompanive ruse.

Gazprom doli nga NIS në shtator, dhe një kompani tjetër e menaxhuar nga Gazprom – kompania Intelligence me seli në Shën Petersburg – u bë një nga pronarët e rëndësishëm. Intelligence Joint Stock Company u bë pronare e 11.3 përqind të kompanisë, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Bursës së Beogradit më 21 shtator.

Pjesa më e madhe në NIS mbahet ende nga Gazprom Neft, një degë e Gazprom (44.9 përqind), ndërsa shteti i Serbisë ka 29.9 përqind. Aksionet e mbetura përbëhen nga aksionarë të vegjël.

lg.php.gif

Në janar, Vuçiç hodhi poshtë mundësinë e shtetëzimit të NIS, duke shtuar se Serbia “nuk do të marrë pjesë në sekuestrimin e pronës ruse”.

Vështirësitë në furnizimin e naftës bruto në Serbi dhe eksportet e karburanteve, çmimet më të larta për derivatet e naftës, mungesat dhe problemet në transaksionet e pagesave janë pasoja të mundshme negative që do të sillte zbatimi i sanksioneve amerikane kundër NIS, siç kishin treguar më parë ekspertët për Radio Free Europe (RSE).

Wadephul: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes europiane

Zhvillohet në Belfast takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. Britania e Madhe si kryesuese e radhës së këtij formati fokuson temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit, përcjell albinfo.ch.

Qëllimi i takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në formatin e Procesit të Berlinit është mbështeja e shteteve të Ballkanit Perënimdor në rrugën e afrimit me BE-në.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul,përpara nisjes për në Belfast deklaroi, se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane. Ndaj është për ne e qartë: Rrugën e nisur drejt BE-së do ta përshkojmë bashkë me të gjashtë vendet e rajonit.

Katalizatori në procesin e antarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor është procesi i Berlinit. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Sepse njerëzit kanë filluar ta humbasin besimin për një të ardhme të shpejtë në BE. Por këtë ne nuk mund ta pranojmë, sepse në rast të kundërt kërcënon një kthim në kohët e vjetra të armiqësive dhe një rol më i madh i Rusisë dhe Kinës.

Në Procesin e Berlinit synohet gjithashtu të arrihet nxitja e bashkëpunimit të përditshëm dhe përmirësimet e prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare me rininë, qarkullimin e lirë dhe njohjen reciproke të diplomave. “

Forca simbolike e Belfastit në procesin e pajtimit

Ministri Wadephul duke iu referuar procesit të vështirë të pajtimit dhe afrimit ndërmjet popujve në Ballkanin Perëndimor me një të kaluar luftrash e konfliktesh ende të pazgjidhura, nënvizon në deklaratën e tij: “Natyrisht që në rrugën e pajtimit pjesërisht ka ende shumë hapa për të bërë. Ndaj edhe për këtë arsye vendi, që e kanë zgjedhur miqtë tanë britanikë si nikoqir të këtij takimi të ministrave të Jashtëm, ka një rëndësi të veçantë: Belfasti është simbol se si pas një përçarjeje prej dekadash pajtimi shoqëror u bë i mundur. Jo brenda natës, por me durim, vullnet politik, e në radhë të parë falë guximit të shumë njerëzve, që në situata të vështira vazhdimisht arrijnë ta kuptojnë dhe të afrohen me njeri-tjetrin”, thekson ministri i Jashtëm gjerman.

Britania e Madhe kryesuese e radhës së Procesit të Berlinit

Pikërëndesat e kryesisë britanike të radhës në këtë proces sivjet janë temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit. Më 22 tetor do të pasojë samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Londër.

Që prej vitit 2014 Procesi i Berlinit mbështet bashkëpunimin rajonal ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Krahas Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në këtë format marrin pjesë edhe disa vende të BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe disa institucione të BE-së. /DW

“Dardanët” sot zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Slloveninë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026, përcjell albinfo.ch.

Në orën 17:00, zhvillohet stërvitja e fundit e “Dardanëve”.

Nga ora 16:30 Franco Foda mban konferencë për media.

Kurse nga ora 20:00, është paraparë që në “Fadil Vokrri”, Kombëtarja e Sllovenisë të mbajë konferencë për media.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Izraeli dhe Hamasi dakordohen për fazën e parë të planit të paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se “Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë të Planit tonë të Paqes”, përcjell albinfo.ch.

Kjo fazë përfshin lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e trupave izraelite sipas dakordimit. 

“Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme. Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë.


“Kjo është një DITË E MADHE për Botën Arabe dhe Muslimane, Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët punuan me ne për ta bërë të mundur këtë Ngjarje Historike dhe të Paparë”, ka shkruar Trump në X.

Një zyrtar i Katarit ka thënë se marrëveshja do të “çojë në përfundimin e luftës, lirimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, si dhe hyrjen e ndihmave”.

Hamasi i ka bërë thirrje Trumpit dhe shteteve garantuese që të sigurohen që Izraeli të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, raporton CNN.

Palestinezët e rraskapitur e mirëpresin marrëveshjen e paqes mes shpresës dhe skepticizmit

Të rraskapitur prej muajsh të tërë bombardimesh brutale, disa palestinezë ishin skeptikë por të paduruar për të parë fazën e parë të planit të paqes së Trumpit të hynte në fuqi, vetëm disa orë pasi u njoftua marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit.

Paramediku Saeed Awad tha se fillimisht ishte skeptik në lidhje me mundësinë e një armëpushimi për shkak të përpjekjeve të mëparshme të dështuara për t’i dhënë fund luftës.

“Të gjitha përfunduan me dështim. Kështu që ne nuk i kushtuam vëmendje këtij raundi”, tha  ai.

Kur dëgjoi për herë të parë lajmin, tha Awad, iu desh të pyeste të tjerët, duke kërkuar konfirmim.

“Kemi qenë në këtë luftë dhe në këtë vuajtje për dy vjet”, tha Awad.

Alaa Abd Rabbo, i zhvendosur nga Gaza veriore në Deir al-Balah, tha se marrëveshja e armëpushimit është “një ditë lehtësimi e dërguar nga Zoti”.

Ai tha se është zhvendosur nga shtëpia e tij disa herë, në pjesë të ndryshme të Gazës.

“Jemi të lodhur. Jemi zhvendosur dhe kjo është dita që kemi pritur”, tha Abd Rabbo. “Duam të shkojmë në shtëpi, të merremi me punët tona, të kontrollojmë shtëpitë tona. Edhe pse nuk ka më shtëpi, ne prapë duam të shkojmë në shtëpi. Duam të punojmë. Kemi fjetur dhe kemi qëndruar në rrugë”.

Gazetarët në qytetin e Gazës festojnë marrëveshjen e paqes

Në Gazë, ku bombardimet ishin dëgjuar në orët e para të së enjtes para lajmit për marrëveshjen, disa gazetarë endeshin nëpër rrugët e errëta të qytetit, duke bërtitur me gëzim se “lufta ka mbaruar”, sipas një videoje që ata postuan në mediat sociale.

Gazetarët, duke qeshur dhe duke kërcyer, bërtitën se shumica e njerëzve që mbetën në qytet nuk kanë internet dhe duhej të zgjoheshin për të dëgjuar lajmin.

Në jug të Gazës, një grup të rinjsh ngritën një gazetar tjetër mbi supet e tyre ndërsa ai transmetonte lajmet në kanalin e tij, duke festuar armëpushimin.

BE pret që zgjedhjet në Kosovë të zhvillohen pa asnjë ndërhyrje nga jashtë

Bashkimi Evropian (BE) pret që zgjedhjet lokale në Kosovë të zhvillohen pa asnjë ndërhyrje nga jashtë, përcjell albinfo.ch.

Një zëdhënës i BE-së ka rikujtuar se misioni vëzhgues evropian kishte konstatuar raste të ndërhyrjeve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në muajin shkurt.

“Presim nga të gjitha palët që të përmbahen nga veprime të tilla”, thuhet në reagimin e BE-së.

Ky prononcim vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë është më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë, duke kërkuar nga BE-ja që të dënojë dhe të sanksionojë ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Të gjithë qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm, pa ndërhyrje dhe manipulime nga jashtë”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Bashkimit Evropian.

Në përputhje me ftesën e bërë nga presidentja Vjosa Osmani, BE-ja ka dërguar një mision ekspertësh zgjedhor në vend.

Anëtarët e këtij misioni, siç konfirmohet në Bruksel, tashmë janë në terren për të vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor.

Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimin për spiunazh

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar përmes një postimi publik se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë, ka arrestuar Fatmir Shehollin, me dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi, përcjell albinfo.ch.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh,” shkroi Sveçla.

Ministri kërkoi trajtim serioz institucional për këtë rast, duke e cilësuar si një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës,” u shpreh ai.

Ai shtoi se individë të tillë kanë pasur qasje të gjerë në hapësira mediatike, ndërsa kanë bashkëpunuar me akterë që synojnë të minojnë shtetin dhe progresin e tij.

Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale,” përfundoi Sveçla.

Presidentja Osmani përshëndet arritjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur arritjen e paqes mes Izraelit dhe Hamasit, përcjell albinfo.ch.

Mbrëmë pas mesnate, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi nënshkrimin e fazës së parë të planit te paqes në Lindjen e Mesme

E, sipas Osmanit, ky është një moment përcaktues për paqen që është vonuar shumë.

“Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm” u shpreh Osmani.

“Një moment përcaktues për paqen. Paqe që është urgjente. Paqe që ka kohë që duhej të arrihej”.

“Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe përkushtim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, si dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm”, ka shkruar e para e vendit.

“Mirënjohja jonë shkon gjithashtu për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për paqen dhe për rolin e tyre vendimtar në mundësimin të këtij përparimi”.

Çikago: Anila Aliu rrëmben çmimin kryesor në “CCPA Concerto Competition”

Pianistja shqiptare Anila Aliu ka shënuar një tjetër sukses të madh në skenën ndërkombëtare, duke fituar çmimin e parë në garën prestigjioze “CCPA Concerto Competition” në Çikago, transmeton albinfo.ch.

Në këtë konkurs, që bashkon çdo vit solistë të spikatur të muzikës klasike nga e gjithë bota, Anila u dallua për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm dhe nivelin e lartë artistik.

Falë këtij triumfi, ajo do të ketë nderin të performojë si soliste me Orkestrën e CCPA, nën dirigjimin e Maestro Dr. Benjamin Firer, në një koncert që do të mbahet të premten, në orën 19:30, në Çikago.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e pianistes shqiptare, e cila po afirmohet me shpejtësi në skenat ndërkombëtare, duke e përfaqësuar me dinjitet muzikën dhe talentin shqiptarpërballë publikut amerikan. /Albinfo.ch

Gëzim Visoka, profesor me renome ndërkombëtare nga DCU dhe Oksford, tani në UP

Studiuesi i njohur me reputacion ndërkombëtar, prof. Gëzim Visoka, nga Dublin City University dhe bashkëpunëtor kërkimor në Universitetin e Oksfordit, i është bashkuar stafit akademik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në pozitën e profesorit të asociuarDepartamentin e Shkencës Politike të Fakultetit Filozofik, transmeton albinfo.ch.

Vendimi u miratua njëzëri nga Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e 20-të, të zhvilluar më 30 shtator 2025, me propozimin e rektorit prof. Arben Hajrullahu.

Ky transferim është bërë në bazë të Rregullores për transferim dhe programit “Brain Gain”, si dhe në përputhje me dispozitat për rastet e nevojës së jashtëzakonshme për rekrutimin e personelit akademik. Rasti i prof. Visokës shënon herën e parë që një profesor me përvojë dhe kalibër ndërkombëtar afiliohet me Universitetin e Prishtinës përmes kësaj rregulloreje.

Prof. Gëzim Visoka është profesor i asociuar i studimeve të paqes dhe konfliktit në Shkollën e Drejtësisë dhe Qeverisjes në Dublin City University (DCU), si dhe bashkëpunëtor kërkimor në Departamentin e Politikës dhe Marrëdhënieve NdërkombëtareUniversitetit të Oksfordit (UK).

Ai është autor dhe redaktor i 12 librave shkencorë, 30 punimeve akademike dhe 25 kapitujve në botime ndërkombëtare, të publikuara në disa nga revistat dhe shtëpitë botuese më prestigjioze në fushën e studimeve të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Rrugëtimi akademik i profesor Visokës ka nisur pikërisht në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku përfundoi studimet themelore. Më pas, ai ka vijuar studimet pasuniversitare në Universitetin e Suseksit (UK) dhe ka përfunduar doktoratën në Dublin City University në fushën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Përveç veprimtarisë së tij të gjerë akademike, prof. Visoka ka mbi 20 vjet përvojë si këshilltar politiknë kontekste të shoqërive të pasluftës dhe në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile në nivel ndërkombëtar.

Ardhja e tij në Universitetin e Prishtinës vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të universitetit dhe forcimit të kapaciteteve kërkimore e akademike, në një kohë kur arsimi i lartë po përballet me transformime të mëdha teknologjike dhe shkencore. /Albinfo.ch

Rita Ora dallon menjëherë këngën e Dua Lipës në një emision televiziv francez

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, u bë protagoniste e një momenti të veçantë gjatë një emisioni televiziv në Francë, ku mori pjesë në një lojë argëtuese që testonte njohuritë muzikore të të ftuarve, përcjell albinfo.ch.
Video – https://www.instagram.com/reel/DPgcZ-xiJ4U/?igsh=MXVjYnA4b2VpeTNzYQ==

Gjatë segmentit, pjesëmarrësit duhej të identifikonin këngë të njohura ndërkombëtare pas vetëm disa sekondash dëgjimi. Në mesin e tyre, Rita u përball me këngën “Houdini”, një nga hitet e fundit të Dua Lipës. Pa hezitim, ajo e identifikoi menjëherë autoren e këngës, duke shkaktuar entuziazëm në publik dhe mes panelistëve.

Reagimi i shpejtë i Ritës u vlerësua si një moment i natyrshëm dhe simpatik, që tregoi njohuritë e saj të gjera mbi skenën muzikore ndërkombëtare.

Raporti mes Ritës dhe Duas ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të aludimeve mbi një rivalitet të mundshëm mes dy yjeve shqiptare të pop-it. Megjithatë, ky episod u interpretua nga shumë fansa si një shenjë respekti profesional dhe njohjeje reciproke mes dy artisteve të suksesshme.

Ndërkohë, disa komentues online vunë re se Rita ndoshta qëndroi për pak çaste përpara se të jepte përgjigjen, duke shtuar në skenë një nuancë lozonjare dhe tërheqëse që e bëri momentin edhe më zbavitës. /Albinfo.ch 

Vjena shpallet qyteti më miqësor në Evropë nga “Condé Nast Traveller”

Çdo vit, revista e njohur britanike e udhëtimeve “Condé Nast Traveller” u jep lexuesve të saj mundësinë të votojnë për destinacionet më të preferuara në botë. Në edicionin e “Readers’ Choice Awards 2025”, ku morën pjesë mbi 180 mijë lexues, Vjena ka arritur një sukses të trefishtë, duke zënë tre vende në podium në kategori të ndryshme, shkruan albinfo.at.

Në kategorinë “Friendliest Cities” (Qytetet më miqësore), Vjena është shpallur qyteti më miqësor në Evropë, duke lënë pas qytete si Firenca, San Sebastian, Rejkjavik dhe Lisbonën. Dhjetëshen e parë e plotësojnë Kopenhaga, Oslo, Porto, Madridi dhe Praga.

Në rang botëror, kryeqyteti austriak renditet në vendin e dytë, menjëherë pas Quito-s në Ekuador, dhe përpara Kapshtadit. Pas tyre vijojnë Singapori, Firenca, Melburni, Sidnei, Lisbona, Edinburgudhe Kioto.

Edhe në vlerësimin për “Best Cities” (Qytetet më të mira), Vjena ka zënë një pozicion të lartë: vendi i tretë në Evropë, pas Valettës dhe Oslos. Pas saj renditen Kopenhaga, Madridi, Mynihu, Lisbona, Stokholmi, San Sebastian dhe Palma. Në rang botëror, Vjena ka arritur të pozicionohet në vendin e nëntë.

“Vjenëzët njihen për një ‘grant’ të veçantë, një lloj humori dhe sharmi të fortë që duket se i ka pëlqyer lexuesve tanë,” tha Norbert Kettner, drejtor i Turizmit të Vjenës.

“Lexuesit e ‘Condé Nast Traveller’ e përshkruajnë Vjenën si një qytet të gjelbër, plot fytyra miqësore që të mirëpresin me ngrohtësi. Kombinimi i arkitekturës baroke me kulturën e kafeneve pasqyron edhe vetë shpirtin e vjenëzëve – një kompliment i bukur që na gëzon jashtëzakonisht shumë,” shtoi ai.

Gjysma e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll

Shqipëria renditet ndër vendet me përhapjen më të lartë të hipertensionit në Europë. I njohur ndryshe si “vrasësi i heshtur”, ky problem shëndetësor shfaqet me rritjen e vazhdueshme të tensionit të gjakut në arterie — enët që transportojnë gjakun nga zemra drejt organeve të trupit. Sipas të dhënave më të fundit të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga hipertensioni.

Në shifra konkrete, kjo përkthehet në afërsisht 797 mijë qytetarë të prekur. Edhe më shqetësuese është se vetëm gjysma e tyre janë të vetëdijshëm për këtë gjendje shëndetësore.

Sëmundje që vepron në heshtje

Për shkak se shpesh kalon pa simptoma, hipertensioni mund të zhvillohet për vite të tëra pa u vënë re. Kjo bën që shumë njerëz të mos kërkojnë ndihmë mjekësore derisa të shfaqen komplikacione serioze si infarkti, goditja në tru apo sëmundjet kronike të veshkave.

Vetëm 11% marrin trajtim

Sipas raportit të OBSH-së, vetëm 11% e të prekurve në Shqipëri e mbajnë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut dhe marrin trajtim të rregullt. Kjo do të thotë se rreth 711 mijë persona jetojnë me hipertension të pakontrolluar, duke rrezikuar shëndetin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Ekspertët paralajmërojnë se hipertensioni i patrajtuar është një nga faktorët kryesorë që çon në sëmundje kardiovaskulare, demencë dhe dëmtime të organeve jetike.

Faktorët që ndikojnë

Mjekët vënë në dukje disa nga arsyet kryesore të përhapjes së kësaj sëmundjeje në vend: konsum i lartë i kripës, alkoolit dhe duhanit, mungesë aktiviteti fizik dhe mbipesha. Të dhënat tregojnë se numri i të prekurve është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit dhe pritet të vazhdojë në rritje deri në vitin 2030.

 

Profesionet më të rrezikshme në Zvicër

Një studim i ri nga Suva tregon se disa profesione në Zvicër kanë një rrezik shumë më të lartë për aksidente në vendin e punës.

Sipas të dhënave të vitit 2023, janë regjistruar 286 mijë aksidente pune, me sektorin e ndërtimit në krye të listës. Më shumë se një në katër punonjës në këtë sektor kanë pësuar një aksident. Rrezik i lartë është vërejtur edhe në pylltari, bujqësi dhe në sektorin e artit, argëtimit dhe rekreacionit.

Top 10 profesionet me rrezik më të madh aksidenti:

1. Punëtor pyjor

2. Trajner fitnesi

3. Punëtor ndërtimi

4. Konstruktor teknik

5. Zdrukthtar

6. Këshilltar karriere

7. Vizatues ndërtimi civil

8. Bujk / gjuetar

9. Punëtor riciklimi

10. Punëtor mirëmbajtjeje rrugësh dhe kopshtar

Rreth 25% e aksidenteve ndodhin për shkak të rrëshqitjeve dhe rënieve, ndërsa 24% lidhen me goditjen nga objekte të ndryshme. Prerjet dhe lëndimet me mjete dore përbëjnë një pjesë tjetër të konsiderueshme të rasteve.

Ekspertët theksojnë se rreziku ndryshon edhe me moshën dhe përvojën e punonjësve — aksidentet fizike rriten me kalimin e viteve për shkak të rënies së aftësisë fizike