Djegia e autobusit nga Kosova në Gjermani, pa pasoja në njerëz

Një incident është shënuar në Gjermani, ku një autobus i një kompanie nga Kosova ka marrë flakë, por pa pasoja në njerëz, përcjell albinfo.ch.

Në një deklaratë për mediat e Kosovës, pronari i kompanisë ka bërë të ditur se autobusi nuk ka pasur udhëtarë dhe se ishte në kthim nga një servis në qytetin Dortmund, ku ishte dërguar për një rregullim teknik.

“Autobusi ka marrë flakë në Gjermani. Ka qenë në një servis të autobusit, nuk ka pasur as udhëtarë, asgjë  vetëm një shofer ka qenë. Ka qenë diçka në servis, diçka për rrymë. Vetëm servisi e ka bërë një gabim teknik, ku, duke u kthyer nga servisi, 10 km larg, e ka kapur flaka autobusin,” tha pronari i kompanisë “Pranvera Travel”.

Ai shtoi se përgjegjësia për djegien bie mbi servisin ku ishte riparuar autobusi dhe se kompania ka nisur procedurat ligjore kundër tyre.

Pse mjalti konsiderohet një super-ushqim?

Bletët dhe mjalti i tyre mbeten gjithmonë  superushqimi ynë. Mjalti është në fakt një ushqim natyral, i prodhuar nga bletët nga nektari i luleve ose mjalti, pa kërkuar procese transformimi industrial.

Nga pikëpamja ushqyese, është një tretësirë komplekse sheqeri, e përbërë nga afërsisht 80% sheqerna të thjeshtë  kryesisht fruktozë dhe glukozë  të cilat e bëjnë atë një burim të menjëhershëm dhe lehtësisht të disponueshëm energjie për trupin.

Ai gjithashtu përmban afërsisht 18% ujë, si dhe sasi të vogla vitaminash (veçanërisht vitamina B dhe vitaminë C) dhe minerale thelbësore si kalcium, hekur, magnez, kalium dhe zink”.

“Veçanërisht interesante janë vetitë e tij bioaktive, për shkak të pranisë së komponimeve fenolike, flavonoideve dhe enzimave, të cilat i japin mjaltit veti antioksiduese, antibakteriale dhe anti-inflamatore”, kujton imunologu Mauro Minelli, profesor i të ushqyerit njerëzor.

“Ai ka një indeks glicemik përgjithësisht më të ulët se sheqeri i bardhë, ndërsa mbetet një ushqim që duhet konsumuar me moderim. Shpesh përdoret si një ilaç natyral për të qetësuar kollën dhe dhimbjet e fytit, falë konsistencës së tij viskoze dhe vetive qetësuese. Për më tepër, studimet e fundit sugjerojnë një efekt të mundshëm prebiotik, të aftë për të nxitur ekuilibrin e florës së zorrëve’’, shton ai.

Për këto arsye, përdoret gjithashtu shpesh në sport, ku përfaqëson një burim të shkëlqyer energjie të shpejtë para ose pas aktivitetit fizik.

“Mbrojtja e bletëve dhe promovimi i bletarisë nuk është vetëm një akt i ruajtjes së mjedisit, por një investim konkret në shëndetin e njeriut, biodiversitetin dhe sigurinë globale ushqimore. Është një sfidë që përfshin kërkimin shkencor, politikat bujqësore, arsimin dhe ndërgjegjësimin kolektiv. Në një botë ku ekuilibrat natyrorë kërcënohen gjithnjë e më shumë, roli i bletëve dhe mjaltit përfaqëson një shembull të përsosur se si natyra dhe të ushqyerit janë thellësisht të ndërlidhura dhe të pandashme”, thekson ai.

 

 

 

Instagram ofron deri në 20,000 dollarë për krijuesit që sjellin përdorues të rinj

Instagram ka nisur një program pilot në SHBA ku krijuesit e përzgjedhur mund të fitojnë deri në 20,000 dollarë duke sjellë përdorues të rinj në platformë. Qëllimi është të konkurrojnë më fort me aplikacione si TikTok dhe YouTube.

Në këtë program, të quajtur “Referrals”, krijuesit marrin 100 dollarë për çdo përdorues të ri që regjistrohet përmes lidhjes së tyre të personalizuar ose për çdo 1,000 vizita në Instagram që vijnë nga ajo lidhje. Programi nuk është i hapur për të gjithë, por vetëm për krijuesit që ftohen nga Instagrami, përcjell albinfo.ch.

Krijuesit inkurajohen të ndajnë profilin, videot dhe postimet e tyre jashtë Instagramit, në platforma të tjera si TikTok, YouTube, Discord apo Substack.

Ky lloj iniciative është pjesë e përpjekjeve të Instagram për të mbajtur krijuesit e përmbajtjes në platformë, sidomos në kohën kur konkurrentët po ofrojnë shpërblime dhe përfitime të tjera.

Turqia me rregulla të reja në aeroplanë: Një gabim i vogël mund të kushtojë 60 euro

Nëse po planifikon një fluturim drejt Turqisë, ka një rregull të ri që duhet ta kesh parasysh  dhe nuk bëhet fjalë për bagazhin apo pasaportën. Tashmë, nëse zgjidh rripin e sigurimit dhe ngrihesh nga vendi para se avioni të ndalet plotësisht, mund të përballesh me një gjobë prej rreth 60 eurosh.

Kjo është pjesë e një rregulloreje të re nga Autoriteti Turk i Aviacionit Civil (SHGM), që synon të përmirësojë sigurinë dhe disiplinën gjatë fluturimeve. Ekuipazhet e avionëve turq kanë raportuar shpesh se pasagjerët nxitojnë të ngrihen dhe të hapin ndarjet e bagazheve menjëherë pas uljes, duke injoruar sinjalet e sigurisë, transmeton albinfo.ch.

Por nga tani e tutje, kjo sjellje do të ketë pasoja financiare. Turkish Airlines e ka marrë seriozisht vendimin dhe ka udhëzuar stafin që të paralajmërojë pasagjerët: rripi i sigurimit duhet të qëndrojë i lidhur deri në momentin që avioni parkon dhe shenja e dritës fiket.

Për më tepër, është ndaluar edhe ngritja e hershme në korridor apo tentimi për të kaluar para të tjerëve gjatë zbritjes. Edhe kjo mund të rezultojë në gjobë  edhe nëse rripi është zgjidhur dhe sinjali është çaktivizuar.

Kompanitë ajrore që nuk zbatojnë këto rregulla, gjithashtu rrezikojnë ndëshkime administrative. Kjo masë është një përpjekje për të rikthyer rregullin në kabinën e avionit dhe për të shmangur kaosin e zakonshëm që shpesh ndodh pas uljes.

 

 

Spanja ende në pritje të përgjigjeve, tre javë pas ndërprerjes së madhe të energjisë

Tre javë pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën, shkaku dhe përgjegjësit mbeten ende të panjohur. Ndërkohë, bizneset dhe konsumatorët presin të dinë se kush do t’i kompensojë.

Luis Cid-Funtes vazhdon të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga ajo që cilësohet si ndërprerja e energjisë së shekullit. Kompania e tij, Gomez Group Metering, administron matësit e ujit në të gjithë Spanjën. “Gjatë dy javëve të fundit kemi arritur të rivendosim të gjithë kolektorët e të dhënave të dëmtuar; jemi rikthyer në 100% kapacitet,” thotë Cid-Funtes.

Në momentin kur ndodhi ndërprerja, më 28 prill, e gjithë kompania u paralizua. “Humbëm kontaktin me të gjithë matësit që ne administrojmë,” shpjegon ai, transmeton albinfo.ch.

Sipas llogaritjeve të deritanishme, kompania ka humbur mbi 200,000 euro  e barabartë me një ditë pune dhe pajisje të dëmtuara. E për sa i përket sigurimeve? Nuk ka asnjë garanci për rimbursim. “Duhet të presim derisa të zbulohet kush është përgjegjës, që kompania e sigurimeve të nisë procesin e kërkesës për dëmshpërblim,” shpjegon drejtori.

Rreth 1.6 miliardë euro dëme në total

Në të gjithë Spanjën, dëmet përllogariten në afro 1.6 miliardë euro. Rimbursimet janë të mundshme vetëm në rrethana të caktuara, sipas një avokati të specializuar në të drejtën e sigurimeve: “Në Spanjë, pothuajse të gjitha policat e sigurimit kërkojnë që të përfshihen dëme materiale që të ketë mundësi rimbursimi.”

Shkaku mbetet mister

Autoritetet ende nuk e dinë se çfarë e shkaktoi këtë ndërprerje. Dyshohet se problemi mund të ketë filluar në parqet diellore në jug të Spanjës. Tre incidente të njëpasnjëshme çuan në kolapsimin e rrjetit elektrik. “Ka shumë mundësi që të ketë qenë një mbingarkesë. Përbërja energjetike e Spanjës ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit, por nuk janë bërë investime të mjaftueshme për të përballuar këto ndryshime,” analizon inxhinieri energjetik José Antonio Galdón Ruiz.

Që pas ndërprerjes, kompania që menaxhon rrjetin elektrik të Spanjës ka ndryshuar përbërjen energjetike: më pak energji diellore dhe eolike, më shumë hidrocentrale dhe gaz. Ky ndryshim ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve për konsumatorët.

Fëmijët trevjeçarë duhet të mësojnë gjermanisht në Zvicër

Një në pesë fëmijë të vegjël në Zvicër flet rrallë ose fare gjermanisht. Gjithnjë e më shumë kantone dhe komuna po zhvillojnë testime gjuhësore për fëmijët trevjeçarë.

Edhe pse lindin në Zvicër, shumë fëmijë nuk mësojnë asnjë fjalë gjermanisht në shtëpi. Kjo ua vështirëson ndjeshëm komunikimin në kopsht. Të dhënat e reja nga Universiteti i Bazelit, siguruar ekskluzivisht nga SRF, tregojnë se 55 për qind e fëmijëve flasin një ose më shumë gjuhë të huaja në shtëpi, dhe një në pesë fëmijë të vegjël flet shumë pak ose aspak gjermanisht.

Testime gjuhësore nga kantonet dhe komunat

Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë kantone dhe komuna kanë filluar të kryejnë testime gjuhësore. Një pyetësor vlerëson njohuritë e gjuhës gjermane te fëmijët para se të hyjnë në kopsht. Nëse niveli i gjuhës është i pamjaftueshëm, fëmijët detyrohen të ndjekin kurse gjermane para fillimit të kopshtit, transmeton albinfo.ch.

“Nëse nuk mund të komunikosh me fjalë, duhet të bërtasësh ose të godasësh për të tërhequr vëmendjen”, thotë Cornelia Bosshart, udhëheqëse e një grupi lojërash.

Shanaya, që flet portugalisht në shtëpi, ndjek dy herë në javë grupin e lojës “Purzelbaum” në Matzingen, kantoni i Thurgau. Aty ajo mëson gjermanisht për t’u përshtatur më lehtë më vonë në kopsht.

Në Thurgau, 25% e fëmijëve të testuar kishin njohuri të dobëta të gjermanishtes. Sipas Bosshart, kur fëmijët nuk e kuptojnë gjuhën, ata shpesh shfaqin sjellje të vështira. “Kjo ka ndikim të madh edhe në arsimimin e tyre të mëvonshëm.”

Gjermanishtja ndihmon edhe në zhvillimin emocional

Marina Jambreus nga Universiteti i Bazelit, e cila ka bashkëzhvilluar pyetësorët, thekson: “Kur fëmijët hasin për herë të parë në gjermanisht vetëm në kopsht, ata mbeten prapa të tjerëve. Është e vështirë të kapin ritmin.” Sipas saj, gjuha ndihmon edhe në përpunimin emocional: “Fëmijët që mund të shprehin emocionet përmes gjuhës, dinë edhe t’i kontrollojnë ato më mirë. Të tjerët përjetojnë stres ose tërhiqen shoqërisht.”

Njohuri të dobëta në gjermanisht, edhe pse me pasaportë zvicerane

Në Thurgau, 25% e fëmijëve të testuar kishin njohuri të pamjaftueshme të gjermanishtes. Në disa komuna, si Bischofszell, deri në 47% e këtyre fëmijëve kishin pasaportë zvicerane. Kjo ka befasuar edhe autoritetet.

Beat Brüllmann, shef i Zyrës për Shkollat Popullore, thotë: “Edhe neve na habiti. Mendojmë se kjo ndodh për shkak të martesave me persona që flasin gjuhë të huaja.” Edhe pse prindërit flasin gjermanisht, shumë fëmijë rriten me gjyshërit dhe komunikojnë me ta në një gjuhë tjetër.

Promovimi i hershëm i gjuhës lehtëson punën në kopsht

Vizitat në çerdhe dhe grupe loje për fëmijët trevjeçarë me mangësi në gjermanisht i kushtojnë kantonit Thurgau rreth 2 milionë franga në vit. Fillimisht ishte planifikuar që prindërit të paguanin, por Gjykata Federale e ndaloi këtë masë.

 

Restorantet zvicerane mahnitin me vlerësime të larta në renditjen e gastronomisë

Restorantet në Zvicër kanë arritur një rezultat mesatar të kënaqësisë prej 85 pikësh në vitin 2024, duke kaluar me pak konkurrentët gjermanë, të cilët morën 84.8 pikë.

Në renditjen më të re të gastronomisë, St. Gallen dhe Winterthur ndajnë vendin e parë. Ndërkohë që shërbimi vazhdon të jetë një pikë kritike, vlerësimet ndërkombëtare janë në rritje  veçanërisht ato nga Azia dhe bota arabe, transmeton albinfo.ch.

Më pak komente, më shumë zëra ndërkombëtarë

Megjithëse numri i përgjithshëm i komenteve ra pak krahasuar me vitin e kaluar  sidomos në Ticino  vërehet një rritje e madhe nga vizitorët ndërkombëtarë. Komentet nga Kina u rritën me 56%, nga vendet arabe me mbi 15% dhe nga Turqia me 74.5%.

Megjithatë, shumë vizitorë arabishtfolës kritikojnë shërbimin,  ata ndihen të padëshiruar për shkak të prejardhjes së tyre ose ankohen për mungesën e përshtatjes së ushqimeve ndaj zakoneve të tyre, si p.sh. fondue me alkool.

St. Gallen dhe Winterthur në krye, Lozana po përmirësohet

St. Gallen dhe Winterthur ndajnë vendin e parë për vitin 2024. Lozana ende nuk arrin nivelin e tyre, por ka përmirësimin më të madh, me një rritje prej 3%.

Chur gjithashtu spikat për cilësinë e ushqimit, shërbimit dhe raportit çmim-vlerë   edhe pse ka marrë më pak komente në total.

Lavdërime ose kritika,  shumë pak mes tyre

Një prirje e dukshme është polarizimi i vlerësimeve: 76% e komenteve janë ose shumë pozitive ose shumë negative. Vizitorët e pakënaqur japin zakonisht vetëm një yll, ndërsa të kënaqurit japin pesë yje. Në përgjithësi, 86.1% e vlerësimeve për restorantet zvicerane janë pozitive.

Shërbimi nën presion   veçanërisht gjatë fundjavave

Kritikat ndaj shërbimit dhe raportit çmim-vlerë janë më të theksuara gjatë fundjavave dhe në muajin gusht. Ushqimi dhe ambienti marrin vlerësime të qëndrueshme, por pikët bien të shtunave dhe të dielave. Gushti, që është periudha më e ngarkuar për gastronominë, sjell më shumë komente  por edhe vlerësimet më të ulëta.

Rreth studimit “Gastro WebReview 2025”

Ky studim është kryer për herë të gjashtë për restorantet në Zvicër dhe për herë të pestë në Gjermani. Janë analizuar mbi 600,000 komente online për gati 5,000 restorante në 16 qytete për secilin vend. Studimi është realizuar nga kompania zvicerane re:spondelligent dhe konsiderohet ndër më të besueshmit në fushën e vlerësimeve online të restoranteve.

Booking.com urdhërohet të ulë komisionet për hotelet zvicerane me 25%

Rregullatori i çmimeve në Zvicër ka vendosur se tarifat e komisionit të Booking.com për hotelet në vend janë të tepërta. Si rezultat, platforma e udhëtimeve është urdhëruar të ulë këto tarifa me afro 25%. Booking.com e ka kundërshtuar vendimin dhe njofton se do ta apelojë në Gjykatën Federale Administrative.

Rregullatori ka konstatuar se Booking.com bie nën juridiksionin e ligjit zviceran për monitorimin e çmimeve dhe se tarifat që aplikon janë të pajustifikuara. Pas përpjekjeve të pasuksesshme për negociata intensive me kompaninë, është marrë vendimi për uljen e detyruar të komisioneve.

Kompania do të ketë tre muaj për të zbatuar vendimin, pas hyrjes në fuqi të tij. Masa është e përkohshme dhe do të qëndrojë në fuqi për tre vjet, transmeton albinfo.ch.

Reagimi i Booking.com

Booking.com e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka deklaruar se do ta apelojë. Kompania argumenton se përdorimi i platformës nga hotelet është vullnetar dhe se komisionet reflektojnë vlerën që ajo ofron për partnerët.

“Komisionet nuk do të ndryshojnë për sa kohë që është në proces apelimi,” tha kompania për agjencinë Keystone-SDA.

Praktikat e çmimeve në fokus

Booking.com është përballur me kritika edhe më parë për politikat e saj të çmimeve. Rreth tre vite më parë, Parlamenti Zviceran ndaloi platformat si Booking.com të përfshijnë klauzola që detyrojnë hotelet të mos ofrojnë çmime më të ulëta në faqet e tyre zyrtare. Ky qasje u mbështet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në një vendim të dhënë shtatorin e kaluar.

Lozana kufizon hyrjen në disa parkingje për punëtorët mobilë 

Për shkak të zgjedhjes personale apo mungesës së banesave, shumë punëtorë, kryesisht nga Franca, flenë në furgonë apo kamionë të përshtatur për jetesë dhe të parkuar në Zvicrën frëngjishtfolëse. Në përgjigje të numrit gjithnjë në rritje dhe ankesave nga përdorues të tjerë, autoritetet në Lausanne kanë marrë masa kufizuese.

Disa javë më parë, qyteti i Lausanne vendosi në heshtje kufizime në disa parkingje në jug të qytetit. Ndërkohë që gjatë dimrit disa punëtorë të huaj kishin qëndruar pa shumë probleme pranë liqenit, situata ka ndryshuar ndjeshëm, sipas një të reje franceze që fle në një furgon të vogël të përshtatur.

Ajo, e cila vjen rregullisht në Zvicër për projekte të përkohshme, kryesisht për vendosjen dhe çmontimin e skenave në evente kulturore, tregon se javën e kaluar nuk mundi të hynte në parkingjet në zonën e Vidy-t për shkak të “gurëve të mëdhenj që kufizojnë kalimin në dy metra”. “Jam e tronditur nga kjo situatë”, thotë ajo.

240 franga gjobë

Një tjetër punëtor mobil i tregoi RTS-së për përvojën e tij. Ai e kishte lënë furgonin në parkingun afatgjatë në Le Bourget dhe ishte kthyer në Francë për pushimet shkollore. Kur u kthye, gjeti gjashtë gjoba në xhamin e parë të automjetit  nga 40 franga secila, në total 240 franga  edhe pse kishte paguar lejen për parkim.

Sipas policisë, gjobat u dhanë sepse automjeti tejkalonte paksa hapësirën e përcaktuar për parkim. Por duket se qëllimi është largimi i këtyre përdoruesve nga parkingjet pranë liqenit. Më 20 shkurt, policia ndryshoi sinjalistikën në të gjitha parkingjet në jug të qytetit, duke ndaluar parkimin e karavanëve dhe shtëpizave të lëvizshme nga mesnata deri në orën 08:00 të mëngjesit.

Një fenomen në rritje

Pierre-Antoine Hildbrand, zyrtar komunal përgjegjës për sigurinë dhe ekonominë në Lausanne, deklaroi për La Matinale:

“Vitet e fundit kemi vënë re një rritje të ndjeshme të prezencës së karavanëve, sidomos në parkingjet pranë liqenit, me njerëz që vendosen aty për periudha të gjata  javë apo muaj të tërë. Kjo shkaktoi pakënaqësi në mesin e qytetarëve, që nuk mund të përdornin këto hapësira, ose që nuk e kuptonin si zbatohej rregullorja.”

Ai shton se: “Komuna vendosi të kufizojë përdorimin e këtyre hapësirave dhe të ndalojë parkimin e karavanëve në parkingjet buzë liqenit.”, transmeton albinfo.ch.

Roli i punëdhënësve?

Hildbrand thekson se punëdhënësit duhet të marrin më shumë përgjegjësi, duke siguruar paga që lejojnë punëtorët të gjejnë banesa, ose të qëndrojnë në kampingje të përshtatura.

Por vetë punëtorët nomadë thonë se shpesh u ndalohet hyrja në kampingje, që sipas tyre preferojnë turistët. Megjithatë, disa punëdhënës ofrojnë vende specifike për parkim për stafin që jeton në automjete  si në rastin e Montreux Jazz Festival, që siguron hapësira të posaçme për kamionë gjatë ndërtimit dhe çmontimit të skenave.

Fenomen i përhapur edhe në qytete të tjera

Edhe qytete të tjera në Zvicrën frëngjishtfolëse janë prekur nga ky fenomen. Në Perroy, përgjatë bregut të Vaud-it, parkingu pranë plazhit ishte kthyer në vend të preferuar për punëtorët e huaj. Aty, autoritetet kanë ndërhyrë me sinjalistikë ndaluese dhe diskutime të shumta me përdoruesit, duke e zgjidhur situatën, sipas anëtares së komunës, Hélène Saxer.

 

Zvicra drejt fundit të transportit hekurudhor për kamionë: Më shumë trafik në Alpe

Zvicra do të ndërpresë deri në fund të vitit 2025 transportin hekurudhor të kamionëve me shofer, një shërbim i rëndësishëm për lëvizjen e mallrave përmes Alpeve. Vendimi vjen për shkak të ndërprerjeve të shumta në rrjetin hekurudhor në Gjermani dhe vështirësive ekonomike që përballojnë operatorët RAlpin dhe CFF Cargo, të cilët kanë njoftuar shkurtim vendesh pune dhe mbyllje terminalesh, transmeton albinfo.ch.

Kjo ndalesë pritet të sjellë një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor, me rreth 70,000 kamionë shtesë në vit, duke rrezikuar objektivat klimatikë të vendit dhe duke përmbysur politikat e transferimit të mallrave nga rruga në hekurudhë. Ndërsa disa ekspertë e konsiderojnë vendimin të papërgjegjshëm, të tjerë theksojnë se është pjesë e zhvillimit drejt transportit të kombinuar pa shoferë, si zgjidhje afatgjatë për mungesën e shoferëve dhe sfidat logjistike.

Raporti për vëllazërinë myslimane nxit tension politik në Francë

Një raport i porositur nga qeveria franceze mbi Vëllazërinë Myslimane ka ngjallur debat të fortë politik në Francë. Presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar masa të reja nga qeveria, duke e cilësuar raportin si “serioz” dhe një “kërcënim për kohezionin kombëtar”, sidomos për shkak të përhapjes së islamizmit në nivel lokal.

Sipas Elizesë, presidenti ka kërkuar që të paraqiten propozime të reja që do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Mbrojtjes në fillim të qershorit. Macron ka vendosur që raporti të publikohet brenda javës  një veprim mjaft i rrallë për një dokument të tillë.

Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau paraqiti disa drejtime të mundshme para Senatit, si krijimi i një drejtuesi të vërtetë për çështjet e inteligjencës, ngritja e një prokurorie administrative në kuadër të Ministrisë së Brendshme për shpërbërje të organizatave problematike dhe pengesa administrative, si dhe trajnime për zyrtarët dhe të zgjedhurit vendorë.

Presidenti gjithashtu thirri disa ministra kyç, përfshirë ata të Punëve të Jashtme, Financave, Arsimit Kombëtar, Arsimit të Lartë dhe Sportit  sektorë të cilët, sipas raportit, janë më të ekspozuar ndaj infiltrimit të mundshëm nga lëvizja islamiste.

Raporti, i publikuar pjesërisht nga “Le Figaro”, flet për një “islamizëm bashkiak” që përhapet në mënyrë të strukturuar dhe me qëllim afatgjatë, pa përdorim dhune, por që kërcënon strukturën shoqërore dhe institucionet republikane, transmrton albinfo.ch

Sipas autorëve, ky islamizëm ndikon në ndryshimin gradual të rregullave lokale dhe kombëtare, veçanërisht në lidhje me laicitetin dhe barazinë gjinore. Raporti përmend gjithashtu krijimin e “ekosistemeve islamiste” dhe rrjete që nxisin izolimin komunitar. Hetimi përfshinte intervista me 45 akademikë dhe udhëtime hetimore brenda dhe jashtë Francës.

Organizata “Musulmanët e Francës” (MF), e përmendur në raport si “dega kombëtare e Vëllazërisë Myslimane”, ka mohuar me forcë këtë akuzë, duke e quajtur raportin si të njëanshëm dhe stigmatizues. Ata e konsiderojnë këtë përpjekje si një “lexim ideologjik” që nuk pasqyron realitetin e punës së tyre.

Edhe Këshilli Francez për Kultin Mysliman (CFCM), ka shprehur shqetësime për mundësinë e “instrumentalizimit të të dhënave” dhe mungesën e përkufizimeve të qarta në raport, që sipas tyre, kontribuon në “dyshimin e përhershëm ndaj qytetarëve myslimanë”.

Jean-Luc Mélenchon, lideri i “La France Insoumise”, ka akuzuar qeverinë për nxitje të islamofobisë, duke e krahasuar këtë situatë me përndjekjet historike ndaj protestantëve dhe hebrenjve në Francë. Ai e konsideron mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes si një mbështetje për teoritë ekstreme të së djathtës.

Në të kundërt, politikanë të djathtë si Xavier Bertrand dhe Jordan Bardella kanë bërë thirrje për masa më të ashpra, duke përfshirë ndalimin e Vëllazërisë Myslimane dhe shkëputjen e lidhjeve me Katarin, të cilin e akuzojnë si burim financimi të lëvizjes.

Gabriel Attal, një figurë e rëndësishme e kampit presidencial, ka propozuar ndalimin e mbajtjes së shamisë për vajzat nën moshën 15 vjeç në hapësirat publike, ndonëse propozimi nuk është mirëpritur në të gjithë spektrin politik qendror.

Pirateria e ndeshjeve të futbollit trondit gjithë zinxhirin e vlerës në sport

Pirateria e transmetimeve sportive po përhapet me shpejtësi në Europë, dhe kjo është një zhvillim shqetësues për klubet e futbollit, të cilat mbështeten kryesisht në të ardhurat nga të drejtat televizive. Ky fenomen mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike dhe politike.

Në Francë, gati një në pesë të rritur ndjek sporte në mënyrë të paligjshme, sipas një sondazhi të publikuar nga rregullatori audioviziv Arcom. Në Mbretërinë e Bashkuar, Zyra e Pronësisë Intelektuale vlerëson se rreth katër milionë qytetarë ndjekin sporte në mënyrë të ngjashme, transmeton albinfo.ch.

Futbolli më i prekur

Futbolli është sporti më i ndikuar nga pirateria, kryesisht për shkak të perceptimit se abonimet televizive janë bërë shumë të shtrenjta. Një shembull i qartë: ndeshja ndërmjet Marseille dhe PSG më 27 tetor u ndoq në mënyrë të paligjshme nga më shumë se gjysma e shikuesve.

Pirateria është e lehtë: mjafton një kërkim në YouTube për të gjetur udhëzime. Ajo përfshin mjete publike, pajisje IPTV me aplikacione pirate, faqe transmetimi të paligjshme nga jashtë si Rusia apo Ukraina, si dhe platforma si WhatsApp, Telegram dhe Facebook Live.

Kjo praktikë ka pasoja të mëdha për ekonominë e sportit, veçanërisht të futbollit. Ligat europiane shesin të drejtat e transmetimit për shuma marramendëse platformave private si beIN SPORTS apo DAZN. Por pirateria u heq atyre ekskluzivitetin, duke i detyruar të reduktojnë apo tërheqin investimet. Në Francë, DAZN sapo ka ndërprerë marrëveshjen për transmetimin e Ligue 1, duke humbur miliona euro.

Në Europë, të drejtat televizive përbëjnë 50% të të ardhurave të klubeve.

Sipas Pierre Maes, një konsulent ndërkombëtar për ekonominë e futbollit, “nëse pirateria vazhdon të rritet, futbolli profesionist do të duhet të jetojë pa të drejta televizive”. Kjo do të thotë më pak të ardhura për klubet, më pak investime në lojtarë dhe paga më të ulëta.

Maes shton se kjo mund të shërbejë si një “pastrim” i një industrie që ka shkuar në ekstreme financiare.

Ndikimet e piraterisë nuk janë vetëm ekonomike. Ajo mund të ndryshojë balancat gjeopolitike të futbollit. Klubet më të fuqishme në Europë vijnë nga Anglia dhe Spanja, ndaj këto vende duan të ruajnë dominimin. Rënia e të ardhurave nga të drejtat televizive mund të rrezikojë këtë status quo, veçanërisht për Francën.

Megjithatë, pirateria nuk është vetëm shkaku i problemit  është dhe pasojë e një modeli ekonomik të tejkaluar. Sipas Laurent Lafon, kryetar i Komisionit për Kulturë dhe Sport në Senatin francez, “rritja e çmimeve të abonimeve për shkak të konkurrencës mes ligave ka larguar tifozët nga ofertat legale”.

Kévin Veyssière, themelues i FC Geopolitics, argumenton se futbolli duhet të shihet si argëtim, njësoj si serialet në Netflix. Ai thekson se pirateria nuk është aq e përhapur në platformat e transmetimit të filmave, edhe pse ato janë shumë më të lira. Në krahasim, një tifoz futbolli paguan rreth 40 franga në muaj, ndërsa

Jo më pensione për të rinjtë nën 30 vjeç, zyrat IV kërkojnë ndryshim rrënjësor në sistem

Gjithnjë e më shumë të rinj po marrin pension invaliditeti – kryesisht për shkak të sëmundjeve mendore. Tani, bordi i Konferencës së Zyrave të Sigurimit për Invaliditet (IV) po propozon masa drastike: një kufi moshe dhe mundësinë për pensione të përkohshme.

Shifrat janë alarmante: 7,399 persona të moshës 18 deri në 24 vjeç marrin pension invaliditeti për shkak të problemeve mendore  që përbën dy të tretat e të gjithë përfituesve në këtë grupmoshë. Statistikat e publikuara këtë javë janë shqetësuese edhe për vetë sigurimin për invaliditet (IV). Thomas Pfiffner, nënkryetar i Konferencës së Zyrave IV (IVSK), propozon masa drastike për emisionin “Rundschau”:

“Ne do ta mbështesnim fuqimisht këtë,” thotë Pfiffner

Sipas tij, personat nën 30 vjeç nuk do të marrin më pension invaliditeti. Në vend të tij, do të ofrohej një kompensim tjetër  më i ulët,  me kushte të caktuara, si pjesëmarrja në programe integrimi me prag të ulët dhe trajtim mjekësor. “Nga perspektiva e sigurimit për invaliditet, kjo do të ishte një ndryshim i madh: do të mbanim dosjen hapur dhe do të vazhdonim të ndjekim personin përmes menaxhimit aktiv të rastit,” shton ai.

Pension IV për tre vjet, jo për gjithë jetën

IVSK dëshiron gjithashtu të rishikojë të drejtën për pension në përgjithësi. Aktualisht, sapo dikush merr një pension, është pothuajse e pamundur të kthehet në punë. Sipas Pfiffner, kjo është “mangësia kryesore” e sistemit. Ai propozon që në të ardhmen të mundësohet dhënia e pensioneve të përkohshme. Aktualisht, kjo nuk është e mundur dhe heqja e një pensioni IV është shumë e vështirë: “Kërkohet përmirësim i gjendjes shëndetësore  dhe kjo është e vështirë për t’u provuar nëse i siguruari nuk e dëshiron atë.”

Pfiffner shpreson gjithashtu për një ndryshim në qëndrimin e të siguruarve: “Nëse ke një pension të përhershëm, e përshtat jetën tënde me atë. Por nëse e di që pensioni do të zgjasë vetëm tre vjet, është një situatë krejtësisht tjetër.”

Konferenca e Zyrave IV ka propozuar këto masa për Këshillin Federal për rishikimin e ardhshëm të sistemit IV. Këshilli pritet t’i diskutojë për herë të parë përpara pushimeve verore.

 

 

Fshati zviceran mbetet i kërcënuar nga rënia e gurëve

Gjeologët që vëzhgojnë malin që kërcënon fshatin Blatten në kantonin Valais thonë se deri më tani, shumica e shkëmbinjve që ata besojnë se mund të rrëzohen, kanë rënë në breshëri më të vogla, ashtu siç kishin shpresuar ekspertët.

Ata deklarojnë se rreth 1.5 milionë metra kub shkëmb kanë rënë, por ka ende më shumë se 3 milionë për të rrëshqitur, transmeton albinfo.ch.

Masat paraprake po merren gjithashtu për të mbrojtur lumin Lonza, i cili mund të përmbytet me mbeturina nëse shkëmbinjtë bien mbi akullnajën e afërt, gjë që mund të shkaktojë një rrjedhë masive mbeturinash.

Fshati mbetet i shkretë, pasi shpati i malit po monitorohet nga radarët dhe kamerat.

Zvicra konfirmon mbështetjen për Kosovën, por thekson se anëtarësimi në KiE mbetet vendim i shteteve anëtare

Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, ka theksuar se Zvicra mbështet përpjekjet e Kosovës për integrim ndërkombëtar, por ka bërë të qartë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është çështje që vendoset nga vetë shtetet anëtare.

Deklarata u bë në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po zhvillon vizitën e parë shtetërore të një presidenti të Kosovës në Zvicër. E pyetur konkretisht për mbështetjen e Zvicrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në KiE, Keller-Sutter u shpreh: “Kjo është gjithmonë çështje e brendshme dhe vendim i shteteve anëtare. Këto janë vendime sovrane.”

Megjithatë, presidentja zvicerane nënvizoi se Zvicra ka qenë një mbështetëse e qëndrueshme e Kosovës ndër vite. “Ne gjithmonë kemi mbështetur Kosovën, organizatat multilaterale dhe përgatitjet për anëtarësim në to, përmes bashkëpunimit në demokraci, paqe, sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm,” tha ajo.

Keller-Sutter përmendi gjithashtu se ish-presidenti Alain Berset, si zviceran, luan një rol në përfaqësimin e interesave në kuadër të organizatave ndërkombëtare, por theksoi se ky rol nuk përbën vendimmarrje për Zvicrën si shtet.

Në përmbyllje, ajo shprehu mbështetjen e Zvicrës për aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një proces që ndihmon stabilitetin e rajonit.

Të drejtat e fëmijëve ende jo prioritet në Zvicër

Të drejtat e fëmijëve nuk konsiderohen ende një përparësi në Zvicër, paralajmëron Rrjeti Zviceran për të Drejtat e Fëmijëve në një letër të hapur drejtuar Këshillit Federal. Aleanca, e cila përfshin më shumë se 60 organizata joqeveritare, i bën thirrje qeverisë zvicerane të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, rrjeti shprehet i zhgënjyer nga përgjigja e autoriteteve ndaj raportit të Komitetit të OKB-së, i cili në vitin 2021 i dha Zvicrës 137 rekomandime për përmirësimin e situatës së fëmijëve në vend. “Megjithëse ka ende boshllëqe të shumta në zbatimin e të drejtave të fëmijëve, raporti i Këshillit Federal i datës 14 mars 2025 përmend vetëm tetë masa shtesë për të forcuar këto të drejta,” thuhet në letrën e hapur.

“Është për të ardhur keq që Këshilli Federal nuk po i kushton vëmendje të mjaftueshme anëtarëve më të pambrojtur të shoqërisë: fëmijëve dhe të rinjve,” thekson më tej dokumenti, transmeton albinfo.ch.

Rrjeti vë në dukje se situata e fëmijëve refugjatë në sistemin e azilit është veçanërisht shqetësuese, por edhe në fusha të tjera si mbrojtja nga dhuna, shumë nga rekomandimet e OKB-së mbeten ende të pazbatuara.

Aleanca për Fëmijët i bën thirrje Këshillit Federal të caktojë burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar të drejtat e fëmijëve. Ajo kërkon gjithashtu një strategji të qëndrueshme dhe koherente që siguron zbatimin e plotë të rekomandimeve ndërkombëtare.

Rrjeti Zviceran për të Drejtat e Fëmijëve përfshin organizata të njohura si Pro Juventute, Mbrojtja e Fëmijëve Zvicerane dhe Lëvizja e Skautëve Zviceranë, transmeton albinfo.ch.

Presidentja zvicerane: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarët

Gjatë vizitës shtetërore të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Zvicër, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter ka theksuar rëndësinë e kontributit të diasporës kosovare për shoqërinë zvicerane, duke e quajtur vizitën një shenjë të fuqishme të vlerësimit për këtë komunitet.

Në një konferencë për media të mbajtur bashkë me Osmanin, Keller-Sutter deklaroi se kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti të Kosovës në Zvicër dhe se ajo përfaqëson jo vetëm një moment historik në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe një simbol të fuqishëm të afërsisë mes dy vendeve.

“Sot, Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e vendit tonë gjatë dekadave të fundit,” tha Keller-Sutter, duke përmendur se në Zvicër jetojnë mes 150 mijë dhe 250 mijë shqiptarë me origjinë nga Kosova.

Ajo theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë rrënjë të thella që nga vitet 1960, kur punëtorët kosovarë nisën të vinin në Zvicër. Presidentja zvicerane vlerësoi gjithashtu potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, duke përmendur marrëveshjen për tregti të lirë midis Kosovës dhe EFTA-s të arritur në janar në Davos, si një hap konkret drejt rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shërbimeve.

Në përfundim të deklaratës së saj, Keller-Sutter konfirmoi se Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit demokratik dhe integrimit ndërkombëtar.

Vizita e Presidentes Osmani në Zvicër po zhvillohet në një atmosferë pozitive dhe miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta politike, ekonomike dhe shoqërore mes dy vendeve.

Vjosa Osmani u prit edhe nga diaspora shqiptare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ndodhet për një vizitë shtetërore dyditore në Zvicër – e para e këtij lloji nga Kosova që prej shpalljes së pavarësisë. Ajo u prit të mërkurën me nderime të larta shtetërore në kryeqytetin Bernë, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive që pasqyroi lidhjet e forta midis dy vendeve.

Vizita nisi pasdite me një fluturim me helikopter nga Cyrihu në Bernë, të cilin Osmani e ndau me ndjekësit e saj në Instagram. Më pas, pas një dreke zyrtare në rezidencën qeveritare të Lohn-it, Presidentja e Kosovës u prit nga i gjithë Këshilli Federal në sheshin para Parlamentit zviceran , Bundesplatz  ku dhjetëra qytetarë nga Zvicra dhe komuniteti shqiptar në vend ishin mbledhur për ta përshëndetur.

Presidentja Osmani u shfaq e buzëqeshur dhe e afërt me turmën, duke ndalur për rreth 15 minuta për të bërë selfie, për të përshëndetur njerëz dhe për të zhvilluar biseda të shkurtra. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti zviceran, Karin Keller-Sutter, e njohur për një profil më të rezervuar, por që këtë herë u tregua miqësore dhe e qasshme.

Atmosfera në Bundesplatz ishte e relaksuar dhe festive. Disa të pranishëm madje e përshkruan Kosovën si “kantonin e 27-të të Zvicrës”, duke iu referuar lidhjeve të ngushta kulturore, sociale dhe ekonomike mes dy vendeve, si dhe pranisë së afërsisht 160,000 kosovarëve në Zvicër.

Dy presidentët ishin të shoqëruar nga truproja të shumtë, në kuadër të masave të sigurisë të shtuara, pasi Vjosa Osmani kishte marrë kërcënime me vdekje vetëm disa ditë më parë.

Pjesa zyrtare e vizitës vazhdoi në Pallatin Federal, ku sonte në mbrëmje do të mbahet një banket shtetëror. Sipas raportimeve të mediave, në këtë darkë pritet të marrë pjesë edhe futbollisti i njohur Xherdan Shaqiri, një figurë simbolike për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Vizita do të vazhdojë të enjten në Zvicrën Lindore, ku Presidentja Osmani do të vizitojë kompani dhe institucione arsimore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe edukativ ndërmjet dy vendeve.

Zvicra dhe BE përmbyllin zyrtarisht negociatat për marrëveshjen e re

Zvicra dhe Bashkimi Evropian kanë përmbyllur zyrtarisht negociatat për një marrëveshje të re ndërmjet tyre, pas një procesi të gjatë bisedimesh. Negociatorët Patric Franzen nga Zvicra dhe Richard Szostak nga BE kanë nënshkruar me iniciale tekstet e marrëveshjeve në Bernë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të ri të marrëdhënieve dypalëshe, shkruan swissinfo.ch., transmeton albinfo.ch.

Qeveria zvicerane konfirmoi të mërkurën këtë zhvillim, duke sqaruar se inicializimi është një procedurë përmes së cilës negociatorët udhëheqës e miratojnë përmbajtjen e dokumenteve duke vendosur inicialet e tyre në secilën faqe. Kjo nënkupton se dokumentet reflektojnë përfundimet e negociatave.

Këshilli Federal, organi ekzekutiv i Zvicrës, pritet të marrë një vendim për miratimin e marrëveshjeve dhe nisjen e konsultimeve publike përpara verës. Tekstet e plota do të publikohen pas këtij vendimi, ndërsa nënshkrimi zyrtar i marrëveshjeve pritet të ndodhë në tremujorin e parë të vitit 2026, transmeton albinfo.ch.

Ushtria zvicerane kërkon 100 miliardë franga më shumë

Organizatat ushtarake po kërkojnë 100 miliardë franga të tjera për buxhetin e mbrojtjes.

Buxheti i ushtrisë është rritur tashmë me 4 miliardë CHF, transmeton albinfo.ch.

Por Shoqata e Oficerëve të Trupave të Amoured dhe Shoqata e Oficerëve Zviceranë po vënë në dukje se buxheti ushtarak është shkurtuar me 120 miliardë CHF gjatë 35 viteve të fundit  dhe tani ka boshllëqe.

Ata thonë se ushtria nuk mund ta mbrojë më me besueshmëri Zvicrën.

Organizatat theksojnë gjithashtu se prodhimi vendas i pajisjeve ushtarake duhet të përmirësohet pasi ky vend nuk mund të mbështetet te partnerët ndërkombëtarë.

Ata theksojnë se një porosi e dronëve nga Izraeli është vonuar pafundësisht pasi vendi është përfshirë në luftën e tij.

Zvicra voton më 28 shtator për identitetin elektronik dhe taksimin e shtëpive të dyta

Më 28 shtator 2025, qytetarët zviceranë do të votojnë për dy çështje të rëndësishme në referendumin federal: ligjin e ri për identitetin elektronik (e-ID) dhe për vendosjen e një takse mbi shtëpitë e dyta. Të dy temat kanë ngjallur debat të gjerë në opinionin publik dhe politikën zvicerane, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.

Pas dështimit të iniciativës së parë në vitin 2021, autoritetet federale kanë sjellë një version të ri të ligjit për identitetin elektronik. Sipas këtij ligji, Konfederata do të jetë përgjegjëse për lëshimin e e-ID-së  një dokument elektronik falas dhe opsional, që synon të thjeshtojë qasjen në shërbimet publike dhe private në internet. Përdoruesit do të mund të aplikojnë për dokumente zyrtare, të vërtetojnë moshën ose të përdorin e-ID-në për qëllime të tjera administrative.

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur. Tre grupe të ndryshme  përfshirë Miqtë e Kushtetutës, shoqatën “Referendumi i e-ID 2.0” dhe lëvizjen Mass-Voll  kanë mbledhur mbi 50,000 nënshkrime për të sfiduar ligjin në referendum. Kundërshtarët theksojnë se, pavarësisht menaxhimit shtetëror, teknologjia mbështetet ende në infrastrukturën e kompanive private, duke rritur shqetësimet për mbikëqyrje dhe sigurinë e të dhënave personale, transmeton albinfo.ch.

Tema e dytë në rend dite lidhet me sistemin e taksimit të strehimit. Parlamenti ka vendosur të shfuqizojë taksën aktuale mbi qiranë teorike për banesat kryesore dhe të dyta  një sistem që taksonte të ardhura të supozuara nga prona, edhe nëse ajo nuk jepej me qira. Në vend të saj, do të zbatohen zbritje vetëm të pjesshme për interesat hipotekore dhe kostot e mirëmbajtjes.

Për të kompensuar humbjet, ligji i ri u jep kantoneve të drejtën të vendosin një taksë të re mbi shtëpitë e dyta që përdoren për qëllime personale. Kjo ka shkaktuar kundërshtime nga kantonet turistike, të cilat frikësohen se do të humbasin të ardhura të rëndësishme.

Siç kërkohet për çdo ndryshim kushtetues, për ligjin do të nevojitet shumica e votës popullore dhe e kantoneve.

Zhvillimi i votimit të 28 shtatorit pritet të jetë vendimtar për drejtimin që do të marrë Zvicra në fushën e dixhitalizimit dhe të drejtës së pronës, duke reflektuar tensionin mes inovacionit teknologjik dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, si dhe mes interesave federale dhe atyre kantonale, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal mbështet fleksibilitetin në orarin e punës për punën nga shtëpia

Këshilli Federal ka shprehur mbështetje për një rregullore më fleksibile mbi orarin e punës për punonjësit që punojnë nga shtëpia, por ka kërkuar që kjo të vlejë vetëm për ata që kanë mundësinë të përcaktojnë vetë një pjesë të konsiderueshme të orarit të tyre të punës. Këto komente janë bërë në përgjigje të një propozimi të Komitetit Ekonomik dhe Tatimor të Këshillit Kombëtar, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.

Propozimi parasheh një zgjatje të kohës maksimale ditore të punës nga 14 në 17 orë, si dhe një reduktim të periudhës minimale të pushimit nga 11 në 9 orë. Po ashtu, do të lejohet puna e së dielës pa leje deri në gjashtë të dielave në vit për jo më shumë se pesë orë secila. Një tjetër element i rëndësishëm i propozimit është edhe e drejta për të qenë i padisponueshëm,  një masë që synon të mbrojë kohën personale të punonjësve.

Këshilli Federal vlerëson se rregullorja sjell qartësi dhe fleksibilitet, pa neglizhuar mbrojtjen e shëndetit, por paralajmëron se ajo duhet të zbatohet me kujdes. Ndërsa Komisioni synon që dispozitat të vlejnë për të gjithë punonjësit mbi moshën 18 vjeç, qeveria zvicerane propozon që ato të kufizohen vetëm për ata që kanë autonomi në menaxhimin e orarit të tyre, transmeton albinfo.ch.

“Sipas Këshillit Federal, vetëm ata që mund të vendosin vetë se kur të punojnë mund të përfitojnë realisht nga ky fleksibilitet, duke arritur një balancë më të mirë midis punës, jetës familjare dhe kohës së lirë,” thuhet në deklaratë.

Megjithatë, qeveria ka propozuar që e drejta për të qenë i padisponueshëm t’u garantohet të gjithë punonjësve, pavarësisht vendndodhjes së punës.

Një pakicë në Komitetin e Çështjeve Ekonomike kundërshtoi propozimin, duke shprehur shqetësimin se ndryshimet mund të çojnë në përkeqësim të kushteve të punës dhe në rrezik për shëndetin e punëtorëve. Ata paralajmëruan se pasojat afatgjata mund të përkthehen në kosto më të larta për ekonominë.

Propozimi fillestar u paraqit nga Thierry Burkart (FDP/AG), aktualisht anëtar i Këshillit të Shteteve, para pandemisë së COVID-19. Ai synon të përshtasë ligjin me realitetet e reja të tregut të punës në epokën digjitale dhe pas pandemike, transmeton albinfo.ch.