Akuzohen dy shqiptarë në Austri: Kanë grabitur një shtëpi dhe kanë shtënë ndaj policisë

Grabitje në Amstetten: Autorë të maskuar kishin kërcënuar një grua 74-vjeçare në shtëpinë e saj dhe kishin qëlluar ndaj policëve që ishin duke i ndjekur. Hetime të mëtejshme i kanë lidhur ata me vepra të tjera penale, transmeton albinfo.at.

Ishte herët në mëngjes kur tre burra të maskuar hynë me forcë në një shtëpi në Amstetten, Austria e Poshtme, rreth orës 6:50 të mëngjesit. Autorët, të armatosur me një pistoletë dhe një shufër hekuri, e zunë në befasi pronaren 74-vjeçare të shtëpisë. Ata e kërcënuan gruan, e detyruan të shtrihej përtokë dhe kërkuan para në dorë.

Sulmi ka ndodhur më 5 shtator të vitit të kaluar, siç ka njoftuar tani policia. Sulmuesit kanë kontrolluar sistematikisht shtëpinë, duke vjedhur një sasi të vogël parash dhe një kartë krediti, shkruan heute.at. Gjatë kësaj kohe, ata e mbajtën me forcë viktimën e tyre dhe u përpoqën ta lidhnin me lidhëse kabllosh.

Vetëm zilja aksidentale e derës e shtypur nga një postier ndaloi sulmin – autorët braktisën shtëpinë dhe ikën. Gruaja 74-vjeçare mbeti fizikisht e padëmtuar në sulm, por vazhdon të vuajë nga trauma psikologjike.

Një kërkim në shkallë të gjerë u nis menjëherë. Rreth orës 8:00 të mëngjesit, zyrtarët e policisë panë dy të dyshuar – një shtetas 58-vjeçar të Kosovës dhe një shtetas 55-vjeçar të Shqipërisë – në një fushë pranë vendit të krimit. Kur panë policët, ata ikën në këmbë.

Situata u përshkallëzua gjatë arratisjes së tyre: 58-vjeçari u zuri pritë policëve që i ndiqnin në një argjinaturë dhe qëlloi tre herë nga afër ndaj dy prej tyre. Njëri nga policët u kundërpërgjigj me zjarr, pe¨rcjell albinfo.ch. Askush nuk u lëndua në shkëmbimin e të shtënave dhe të dy të dyshuarit u arrestuan në vendngjarje.

Gjatë një kontrolli të mëvonshëm, hetuesit gjetën automjetin e arratisjes të fshehur në një zonë të pyllëzuar. Gjurmët çojnë në një grup autorësh të cilët, sipas policisë, janë gjithashtu përgjegjës për vjedhjet e kryera midis 24 korrikut dhe 28 gushtit 2025, në rrethet e Melk dhe Amstetten. U vodhën sende me vlerë me vlerë afërsisht 125,000 euro.

Një i dyshuar i tretë – një shtetas 49-vjeçar kosovar – u arrestua më 8 shtator 2025, në Aschbach (rrethi i Amstetten). Atij ju sekuestruan këpucë të vjedhura gjatë grabitjes dhe një shumë e madhe parash.

Hetuesit gjetën mallra të tjera të vjedhura në banesën e grupit. 49-vjeçari ka pranuar plotësisht grabitjen dhe pjesërisht edhe vjedhjet; dy të dyshuarit e tjerë refuzuan të jepnin një deklaratë.

Sips mediave austriake, dy personat e parë të përmendur kanë precedente penale edhe në Zvicër.

Të tre personat u lanë në paraburgim në Qendrën Korrektuese të St. Pölten me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik të St. Pölten.

Më pak se 5% e fëmijëve zviceranë vuajnë nga privimi

Në vitin 2024, 4.9% e fëmijëve zviceranë nën moshën 16 vjeç vuajtën nga privimi.

Shkalla rritet në 14% për ata që jetojnë në familje me të ardhura të ulëta ose me një prind të vetëm, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Sipas përkufizimit evropian, fëmijët konsiderohen në një situatë të privuar nëse nuk mund të marrin pjesë në të paktën tre nga 17 fushat për arsye financiare, tha Zyra Federale e Statistikave (FSO) në një anketë mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës.

Në Zvicër, 6.5% e fëmijëve nuk ishin në gjendje të shkonin me pushime për të paktën një javë, 3.2% nuk ​​ishin në gjendje të merrnin pjesë në një aktivitet të paguar të kohës së lirë në mënyrë të rregullt dhe 2.8% u detyruan të hiqnin dorë nga festimi i ditëlindjes së tyre ose një ngjarjeje të veçantë.

Më pak se 2% e të rinjve nën 16 vjeç vuajtën nga privimi në fusha të tjera specifike për fëmijët.

Hetimi mbi fiksimin e çmimeve zgjerohet në 20 firma zvicerane ndërtimi

Komisioni i Konkurrencës (Comco) po zgjeron hetimin e tij mbi marrëveshjet e mundshme të manipulimit të ofertave në kantonin e Jurës.

Bazuar në hetimet e mëparshme, ky hetim tani do të zgjerohet në një total prej 20 kompanish, njoftoi Comco të martën.

Hetimet fillestare ndaj gjashtë kompanive kishin nisur nëntorin e kaluar. Dyshohej se këto kompani kishin koordinuar ofertat dhe çmimet e tyre për prokurimet e sektorit publik dhe privat për disa vite.

Potencialisht, më shumë se 150 tendera në inxhinierinë civile dhe ndërtimin e ndërtesave nga viti 2016 deri në vitin 2025 janë të prekur, shkroi Comco. Një hetim i tillë normalisht do të zgjaste tre vjet, transmeton albinfo.ch.

Tragjedia e Crans-Montana: Riatdhesohen viktimat e trajtuara jashtë vendit

Viktimat e para të zjarrit në Crans-Montana që u trajtuan jashtë vendit do të riatdhesohen në Zvicër.

Shumica e tyre së pari do të transferohen në një spital të specializuar, pastaj në një klinikë rehabilitimi, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa disa njerëz që po trajtohen jashtë vendit janë ende në gjendje kritike, të tjerë do të jenë në gjendje të riatdhesohen ose të dalin nga spitali në ditët në vijim, tha Zyra Federale për Mbrojtjen Civile (FOCP) në një njoftim për shtyp të martën.

“Duket se të gjithë ata që jetojnë në Zvicër do të jenë në gjendje t’i nënshtrohen rehabilitimit në vend,” shtoi FOCP. Klinikat Suva në Bellikon në St Gallen dhe Sion në kantonin Valais kanë rritur kapacitetin e tyre në përputhje me rrethanat. Qeveria federale dhe kantonet po koordinojnë transferimet.

Aktualisht, 36 pacientë, përfshirë 16 shtetas zviceranë dhe 5 shtetas të huaj që banojnë në Zvicër, po trajtohen jashtë vendit. Gjashtëmbëdhjetë janë në Francë, dymbëdhjetë në Itali, pesë në Gjermani dhe tre në Belgjikë.

Hagë: Përfundon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vendimi pritet brenda tre muajve

Gjykatësi, Charles Smith III ka shpallur të përfunduar procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë, pas deklaratave përmbyllëse që ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi dhanë para trupit gjykues.

Kryegjykatësi bëri të ditur se në muajt në vijim do të mbajë kontakte me palët lidhur me caktimin e datës për shpalljen dhe rishikimin e aktgjykimit në këtë rast.

Sipas procedurave, trupi gjykues ka në dispozicion tre muaj për të marrë vendimin, ose mund të kërkojë shtyrje të afatit për shpalljen e tij.

Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, secili, ngulën këmbë në fjalët e tyre përmbyllëse se ndihen tërësisht të pafajshëm dhe mbrojtën luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si të drejtë dhe për çlirimin e një populli që po përballej me një luftë agresore.

Ata thanë se nuk kanë kryer krime dhe se Prokuroria nuk ka mundur t’i arsyetojë akuzat, siç thanë, të pabazuara, kundër tyre.

Prokuroria ka kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, por ekipet mbrojtëse kanë argumentuar se nuk ka prova për krimet e pretenduara dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

 

“Larg duart të dielave dhe pagave minimale”

Komiteti i Çështjeve Ekonomike dhe Taksave i Këshillit të Shteteve ka miratuar një iniciativë nga Kantoni i Cyrihut për të lejuar 12 orë hapjeje të së dielës në dyqanet me pakicë në të gjithë Zvicrën.

“Përfaqësuesit e partive konservatore po planifikojnë të trefishojnë orarin e punës të së dielës, pavarësisht se votuesit në shumë kantone dhe komuna kanë refuzuar vazhdimisht zgjatjen e orarit të hapjes së dyqaneve në më shumë se dy të tretat e votave”, u ankua Unia në një deklaratë, transmeton albinfo.ch.

Trefishimi i orarit të hapjes në 12 të diela “do të thotë rritje e ndjeshme e orarit të punës të së dielës në shumë sektorë, përfshirë logjistikën. Dhe kjo nuk është e gjitha: mbishpagimi aktual prej 50% për punën e së dielës do të eliminohej”.

“Politika duhet të mbrojë shëndetin e stafit të saj”

Unia i kërkon Këshillit të Shteteve “të ndalojë sulmet ndaj shëndetit dhe të drejtave të punës së të punësuarve”. Një rritje e punës së së dielës “është e dëmshme për pushimin, kohën e lirë dhe jetën shoqërore të punëtorëve dhe rrezikon të kompromentojë shëndetin e tyre”. Sindikata vëren gjithashtu se deri në fund të tetorit 2025, ishin mbledhur mbi 9,000 nënshkrime kundër rritjes së punës së së dielës. “Është e rëndësishme të merret seriozisht realiteti i popullsisë punëtore: mbrojtja e tyre duhet të forcohet, jo të dobësohet. Unia kritikon ashpër ndryshimin e propozuar, i cili do të përkeqësonte më tej kushtet e punës dhe mbrojtjen e shëndetit.”

Ashtu si Këshilli Kombëtar, “Komiteti i Çështjeve Ekonomike dhe Taksave i Këshillit të Shteteve dëshiron gjithashtu të heqë pagat minimale kantonale”. Kjo “do t’i pengojë kantonet dhe bashkitë të vendosin paga minimale për të luftuar varfërinë e punëtorëve. Ata që do ta paguajnë çmimin do të jenë punonjës, shumë prej tyre gra, në sektorë me të ardhura të ulëta, siç është industria e hoteleve dhe restoranteve, shitja me pakicë, sallonet e flokëve dhe kompanitë e pastrimit”. Kjo “shkatërron qëllimin e sigurimit të pagave të jetesës dhe i detyron njerëzit të varen nga ndihma sociale, e cila paguhet nga komuniteti”. CET “nuk respekton as Kushtetutën dhe as federalizmin, pavarësisht Konfederatës, kantoneve dhe disa raporteve të ekspertëve që kritikojnë shkelje të tilla legjislative. Unia do të luftojë me vendosmëri kundër çmontimit të pagave minimale sociale”.

Cyrihu kundërshton ngritjet e avionëve drejt jugut nga aeroporti

Komuna e Cyrih ka paraqitur një kundërshtim zyrtar ndaj planit për ngritjet e avionëve drejt jugut nga Aeroporti i Cyrihut, duke argumentuar se kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në lagjet veriore të qytetit, të cilat janë ndër më të populluara, transmeton albinfo.ch.

Sipas autoriteteve komunale, zbatimi i këtij plani do të sillte rritje të ndjeshme të ndotjes akustike për banorët e këtyre zonave, duke përkeqësuar cilësinë e jetës së tyre.

Kundërshtimit të Cyrihut i janë bashkuar edhe komuna fqinje nga kantonet Aargau dhe Schaffhausen, të cilat kanë paralajmëruar se pjesët veriore të vendit do të përballeshin gjithashtu me “zhurmë të tepërt nga trafiku ajror”.

Sipas rregulloreve të reja, avionëve do t’u lejohet të ngrihen drejt jugut në kushte të caktuara atmosferike, veçanërisht kur drejtimi i erës e bën këtë opsion më të sigurt për fluturimet. Megjithatë, autoritetet lokale theksojnë se siguria nuk duhet të vijë në dëm të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Debati mbi balancimin mes sigurisë ajrore dhe mbrojtjes së banorëve nga ndotja akustike pritet të vazhdojë, ndërsa autoritetet federale do të shqyrtojnë kundërshtimet e paraqitura nga komunat e prekura./Albinfo.ch

Dua Lipa uron Kosovën: “18 vjet shtet”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i është bashkuar urimeve për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, duke e shënuar këtë datë të rëndësishme përmes rrjeteve sociale, transmeton albinfo.ch.

Artistja ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqen momente historike dhe simbole shtetërore të Kosovës, të shoqëruara me mesazhin:

“Urime Pavarësia e Kosovës – 18 vjet shtet.”

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke marrë komente pozitive. Shumë prej tyre e kanë përgëzuar këngëtaren për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për lidhjen e fortë që ajo ruan me vendin e origjinës.

Më 17 shkurt, Kosova shënoi 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, me aktivitete të shumta festive dhe përkujtimore në mbarë vendin. Manifestimet kanë mbledhur qytetarë, përfaqësues institucionalë dhe figura publike, të cilët kanë nderuar këtë datë historike për shtetin e Kosovës.

Gati 35 përqind e fuqisë punëtore të Zvicrës janë shtetas të huaj

Pothuajse një e treta e punonjësve në Zvicër janë shtetas të huaj, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të imigracionit në tregun zviceran të punës, përcjell albinfo.ch.

Referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, deri në fund të vitit 2025, 34.9 për qind e të gjithë të punësuarve në Zvicër ishin emigrantë. Kjo shifër paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me një dekadë më parë, kur të huajt përbënin 30.5 për qind të fuqisë punëtore.

Këto të dhëna burojnë nga Anketa Zvicerane e Fuqisë Punëtore, e publikuar të martën, e cila tregon rolin gjithnjë e më të madh të punëtorëve të huaj në ekonominë e vendit.

Sa i përket statusit të qëndrimit, pjesa më e madhe e punonjësve të huaj, 42.1 për qind, posedojnë leje qëndrimi të përhershme (leje C). Ndërkohë, 31.4 për qind janë mbajtës të lejeve të përkohshme B ose L, ndërsa 21.6 për qind përbëhen nga punëtorë ndërkufitarë, të cilët jetojnë jashtë Zvicrës por punojnë brenda saj.

Statistikat tregojnë se emigrantët mbeten një shtyllë e rëndësishme e tregut të punës në Zvicër, veçanërisht në sektorë kyç të ekonomisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të vendit. /Albinfo.ch

Jakup Krasniqi: Qëndroj këtu jo si kriminel, por si njeri që i shërbeu lirisë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nisur fjalimin e tij përfundimtar para trupit gjykues në Hagë, duke hedhur poshtë kategorikisht përshkrimin e prokurorisë ndaj tij si kriminel, përcjell albinfo.ch.

“Qëndroj këtu para jush, jo si një kriminel siç më përshkruan prokuroria, por si një njeri që i ka shërbyer popullit të tij dhe kauzës së lirisë”, deklaroi Krasniqi në fjalën e tij para Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai theksoi se historia e Kosovës dhe lufta për liri nuk mund të deformohen apo rishkruhen nëpërmjet një procesi gjyqësor, duke shtuar se veprimtaria e tij ka qenë e motivuar nga nevoja për çlirim dhe mbrojtje të popullit.

Krasniqi nënvizoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigje ndaj dhunës dhe represionit sistematik, duke theksuar se veprimet e saj kishin për qëllim vetëm lirinë dhe mbijetesën.

Sipas tij, akuzat e ngritura ndaj tij përbëjnë jo vetëm një padrejtësi personale, por edhe një fyerje ndaj sakrificës së mijëra qytetarëve që humbën jetën në luftë dhe ndaj përpjekjeve për çlirimin e Kosovës.

Në përmbyllje, Krasniqi u shpreh i bindur se e vërteta do të dalë në pah dhe se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi shtrembërimin e historisë./Albinfo.ch

Fjalimi përfundimtar i Selimit: Liria nuk ishte zgjedhje, por domosdoshmëri

Ish-udhëheqësi i UÇK-s, Rexhep Selimi, ka deklaruar se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi, gjatë fjalës së tij përfundimtare të mbajtur të mërkurën para trupit gjykues në Hagë, përcjell albinfo.ch.

Selimi theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u formua nga dëshira, por nga nevoja për mbijetesë, përballë, siç tha ai, politikave shtypëse të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për t’u vrarë apo të iknim nga shtëpitë tona?”, u shpreh Selimi.

Ai shtoi se UÇK-ja u krijua si reagim i domosdoshëm ndaj dhunës dhe represionit.

“UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira, por nga nevoja. Për mua, të qenit bashkëluftëtar i Adem Jashari-t është nderi më i madh. Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare”, deklaroi ai, raporton KSP.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Selimi u shpreh i bindur se veprimet e ndërmarra nga ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë qenë të drejta.

“Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti edhe NATO-ja”, tha Selimi mes tjerash.

Veseli para Gjykatës në Hagë: Nuk ka asnjë provë se kam kryer krime

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se drejtësia, ndonëse mund të vonohet, nuk mund të mohohet, gjatë fjalës së tij para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, përcjell albinfo.ch.

Veseli theksoi se të gjitha veprimet e tij kanë qenë në përputhje me ligjin dhe se, sipas tij, nuk ekziston asnjë provë që e lidh atë me kryerjen e krimeve të luftës.

“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë”, u shpreh Veseli.

Ai shtoi se edhe në momentet më të vështira nuk e ka humbur besimin se e vërteta do të dalë në pah.

“Edhe në momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi”, deklaroi ai.

Veseli foli gjithashtu për jetën e tij personale dhe sfidat me të cilat është përballur ndër vite, duke përmendur se familja e tij ka jetuar për një kohë të gjatë nën presion dhe kërcënime të vazhdueshme.

“Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të pandërprerë. E di shumë mirë se çfarë do të thotë të jetosh nën kërcënim të vazhdueshëm. Është një përvojë që nuk do t’ia dëshiroja askujt”, theksoi ai.

Në përmbyllje, Veseli nënvizoi se pas dekadash hetimesh dhe shqyrtimi dokumentesh, sipas tij, nuk është gjetur asnjë provë që ai ka kryer krime.

“Pas dekadash hetimesh dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, tha Veseli.

Ai shtoi se vendimi për t’u kthyer në Kosovë ishte i motivuar nga pamundësia për të qëndruar indiferent ndaj vuajtjeve të popullit të tij.

Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin e tij përmbyllës para trupit gjykues në Hagë, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura kundër tij, përcjell albinfo.ch.

Në fillim të fjalës, Thaçi uroi qytetarët shqiptarë me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, përpara se të adresonte drejtpërdrejt pretendimet e prokurorisë.

“Për gati tri vjet në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë – unë jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Thaçi, raporton KosovaPress nga Haga.

Ai rikujtoi se në fillim të vitit 1998 ndodhej jashtë Kosovës, duke studiuar në Zvicër, dhe theksoi se në atë periudhë nuk kishte asnjë plan për marrjen e pushtetit.

“Në kohën e masakrave në fillim të vitit 1998 isha student në Cyrih. Nuk po bëja plane për të marrë kontrollin e Kosovës. I vetmi që bënte plane morbide ishte Slobodan Millosheviq”, u shpreh ai.

Sipas Thaçit, vendimi për t’u kthyer në Kosovë ishte i diktuar nga ndjenja e përgjegjësisë morale dhe dëshira për të kontribuar në luftën për liri.

“Duke parë masakrat në vendin tim, nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të vij në Kosovë dhe të bëj atë që do të bënte secili prej jush. Për këtë jam krenar dhe nuk pendohem asnjëherë”, tha ai.

Ai shtoi se akuzat e ngritura ndaj tij përbëjnë, sipas tij, një fyerje për sakrificën e heronjve dhe viktimave të luftës, si dhe për përpjekjet e aleatëve ndërkombëtarë.

“Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave, si dhe për përpjekjet e NATO-s, me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, theksoi Thaçi.

Në përmbyllje, ai deklaroi se kundërshtari i vetëm i tij dhe i UÇK-s ishte regjimi i Millosheviqit.

“U ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri. Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të regjimit të Millosheviqit”, përfundoi ai. /Albinfo.ch

Amerikania shpërthen në lot: Në Zvicër më urrejnë sepse jam e huaj

Një e re nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hapur debat të gjerë në rrjetet sociale pasi ka deklaruar se përballet me armiqësi në Zvicër vetëm për faktin se është e huaj, përcjell albinfo.ch.

Në një video virale në TikTok, e cila ka arritur mbi 328 mijë shikime, gruaja amerikane tregon mes lotësh për përvojën e saj pasi u zhvendos në Zvicër “për një jetë më të mirë”.

Ajo shprehet se, ndonëse Zvicra shihet si një vend ideal për të jetuar, realiteti i saj personal ka qenë i mbushur me refuzim dhe ndjenja përjashtimi. Sipas saj, ekziston një “urrejtje ndaj emigrantëve” që ajo e ka ndjerë drejtpërdrejt në përditshmërinë e saj.

Gruaja, e cila jeton në kantonin Thurgau, thotë se është përballur vazhdimisht me qëndrime negative nga banorët vendas.

“Çfarë kam bërë që ta meritoj këtë – përveçse kam lindur në një vend tjetër?”, pyet ajo me zhgënjim në video.

Videoja ka nxitur mbi 15.600 komente, ku shumë përdorues kanë shprehur mbështetje dhe empati për situatën e saj. Megjithatë, ka pasur edhe reagime kritike, ku disa sugjerojnë se problemi mund të lidhet me mungesën e integrimit.

Një komentues shkruan:

“Sot shumë të huaj vijnë, nuk mësojnë gjuhën dhe presin që të gjithë të tjerët të përshtaten me ta. A ke provuar të mësosh gjuhën?”

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi integrimin e emigrantëve, pritshmëritë e shoqërive pritëse dhe sfidat emocionale me të cilat përballen të huajt në vendet e zhvilluara europiane. /Albinfo.ch

@collieloki

And I thought the Dutch were “blunt” and hostile to foreigners. 1 year in Switzerland has been harder than all 6 years in NL combined. I don’t know if the town I live in is just extra miserable or if it’s like this all across Switzerland, but it’s absolutely miserable to be surrounded by these types of people. #Switzerland #immigrant #immigration

♬ original sound – Loki & Adri

Motrat Arifi nga diaspora përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare të golfit

Dy motra me origjinë kosovare, Dafina dhe Geresa Arifi, të rritura në Gjermani, po bëjnë emër në botën e golfit, duke hapur rrugën për golfistët kosovarë në arenën ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

Me pasion dhe përkushtim, motrat Arifi kanë arritur të bëhen modele të sportistëve të rinj nga diaspora, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat e Kosovës dhe duke realizuar ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur në nivel profesionist.

Angazhimi i tyre në garat ndërkombëtare është një dëshmi e potencialit të të rinjve shqiptarë të diasporës dhe një shembull i qartë se sporti mund të shërbejë si urë lidhjeje me vendin e origjinës, duke promovuar identitetin dhe talentin kosovar jashtë kufijve.

Dafina dhe Geresa synojnë të frymëzojnë brezat e rinj të komunitetit kosovar dhe të rrisin prezencën e Kosovës në sportet ndërkombëtare, duke treguar se përkushtimi dhe pasioni mund të hapin dyer për suksesin global./Albinfo.ch

VIDEO – https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2Fdafina-geresa-arifi-kosova-golf%2F33679596.html%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQPNDM3NjI2MzE2OTczNzg4AAEe5qp7BfWMyAS8kc-cLVC9rnpaMWAD-FVxcl365fm6qif5YROv8ppHyp9ptPs_aem_IadKEQsy5vSBLIa5LH9eog&h=AT1BWpzmLqDYh7-IjU-ivKtvsJu-1GsprKTvLdDNSf52Wyeboz5rA7z6FYw0mJ-hm-IWVvAhfXE8y9EXbkSiZeJH1SIYcBYY68JPcaWkID0aRUNwK8O4OBrh1SurU_g&s=1

Fjala e fundit e prokurorisë dhe mbrojtjes në Gjykatën Speciale

Mbrojtja e Krasniqit besimplotë se ai do të shpallet i pafajshëm

Kundërpërgjigjet e tyre para trupit gjykues në Hagë sot i paraqitën edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit, e cila tha se dëshmitë do të çojnë në atë që trupi gjykues të shpall të pafajshëm Krasniqin.

Avokati i Krasniqit, Aidan Ellis u shpreh besimplotë karshi gjyqtarëve në Hagë.

Ellis gjatë fjalës së tij para trupit gjykues hodhi poshtë pretendimet e ZPS se Jakup Krasniqi ishte epror i Bislim Zyrapit.

“Ne jemi besimplotë se kur të zbatoni dhe bëni këtë vlerësim dhe kur të shikoni dokumentet së bashku me dëshmitë e dëshmitarëve dhe kur të zbatoni me rigorozitet parimin e barrës së provës ju do të pajtoheni me argumentet e parashtruara prej nesh dhe kjo do të çojë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit prej jush”, tha ai.

Përveç mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së sot trupit gjykues pas pushimit ë drekës do t’i drejtohen edhe vetë katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Avokati Roberts: Selimi të shpallet i pafajshëm

Geoffrey Roberts i cili përfaqëson Rexhep Selimin tha se klienti i tij duhet të shpallet i pafajshëm. Ai tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë “për të siguruar fajësinë e Selimit.

“Zoti Selimi duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij. Asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet në bazë të provave që janë paraqitur në këtë çështje gjyqësore”, tha Roberts.

 

 Mbrojtja: ZPS-ja s’ka prova, Veseli të shpallet i pafajshëm

Avokati i Kadri Veselit, Dixon tha se nuk ka prova që Veseli ka marrë pjesë në të ashtuquajturën Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale.

“Edhe kur ndodhej në Kosovë, Veseli ka marrë pjesë në shumë pak takime dhe ka shkuar shumë rrallë në Shtabin e Përgjithshëm. Nuk ka komanduar ndonjë strukturë të inteligjencës apo askënd dhe nuk ka qenë aktiv në Drejtorinë Politike. Madje as anëtarësia në këtë drejtori nuk është vërtetuar”, tha ai.

Dixon kërkoi që trupi gjykues ta shpallë të pafajshëm Kadri Veselin, pasi që nuk  ka prova që e lidhin atë me krimet e pretenduara në atakuzë.

Avokati i Thaçit: Gjykatës ju lutëm shpallni pafajësinë, ZPS-ja nuk ka prova

Avokati i Thaçit: ZPS nuk ka prova kundër Thaçit, nuk paraqitën asgjë

Lluka Mishetiq  avokati  i ish presidentit Hashhimtha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.

“Konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë të prentenduar që shënjestronte kundërshtarët. ZPS të hënën nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime.”, tha Mishetiq duke shtuar se jo në mungesë të kohës ngase i kishin edhe 45 minuta kohë por nuk kishin përgjigje.

Ai tha se prokuoria dështojë të gjejë prova.

“Mbrojtja e di që  të bëni punën tuaj do të pranoni provat tona. ZPS është që nuk dëshiron të bënin punën tuaj, ata duan që jut ë bëni punën e  atyre. Ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin..Ata dështuan të gjenin prova”, tha Mishetiq.

Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar bëri “mëkat të madh”, pasi sipas tij, premtoi shumë, por nuk i mbështeti pretendimet me prova.

“Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, shtoi ai.

Mbrojtësi i viktimave: Nuk e kemi obligim të vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, në fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha se nuk e kanë  obligim të vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve.

“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit. Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë”, tha Laws.

Nxënësit e Shqipërisë festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës

17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës u shënua  edhe në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri Edi Rama veçoi festimin në shkolla, duke e ilustruar me një varg fotgorafish të nxënësve të Shqipërisë.

“Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër dhe plot krenari lirinë e pavarësinë e Kosovës, një ditë që na bashkon në vlerat më të bukura kombëtare.

Ndërsa nderojmë të kaluarën dhe projektojmë një të ardhme që na frymëzon me dashurinë për atdheun”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.

Me ftesë të Trump, Rama niset sot drejt Uashingtonit

Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e sotme, përcjell albinfo.ch.

Kjo vizitë vjen me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të organizohet më 19 shkurt në Uashington.

Shqipëria është anëtare themeluese e Bordit me një mandat të përkohshëm prej tre vitesh.

Ky Bord i inicuar nga Presidenti Trump synon rindërtimin e Gazës dhe zgjidhjen e konflikteve në botë.

Vendi ynë do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në Uashington shefi i qeverisë pritet që të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Osmani konfirmon se nesër do të jetë në Washington për takimin e Bordit të Paqes

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se do të jetë në Washington më 19 shkurt për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, pjesë e të cilit u bë edhe Kosova, përcjell albinfo.ch.

“Ne vërtet ndihemi krenarë që i jemi bashkuar presidentit Trump, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë në këtë organizatë ndërkombëtare, e cila themelimin e kishte në Davos kurse takimin e parë inaugurues e ka shumë shpejt në Washington D.C., për çka unë do të udhëtojë atje për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës”.

Në këtë takim inaugurues, ajo tha se “ka shtete që do ta konkretizojnë mbështetjen, ka shtete që e shprehin përkushtimin i cili më vonë konkretizohet”.

Osmani tha se janë bërë “shumë gjëra pozitive, përfshirë përkrahjen për anëtarësim në NATO” si “rezultat i një pune shumë të afërt me administratën ‘Trump’”.

Kjo përkrahje ajo tha se “po reflektohet edhe në letrën të cilën e ka dërguar presidenti” për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë takim inaugurues, ajo tha se “ka shtete që do ta konkretizojnë mbështetjen, ka shtete që e shprehin përkushtimin i cili më vonë konkretizohet”.

Osmani tha se janë bërë “shumë gjëra pozitive, përfshirë përkrahjen për anëtarësim në NATO” si “rezultat i një pune shumë të afërt me administratën ‘Trump’”.

Kjo përkrahje ajo tha se “po reflektohet edhe në letrën të cilën e ka dërguar presidenti” për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Katër ish-krerët e UÇK-së flasin sot

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës vijon këtë të mërkurë me një nga momentet më të rëndësishme, paraqitjen e deklaratave përmbyllëse, përcjell albinfo.ch.

Në seancën e sotme do të flasin përfaqësuesi i viktimave, mbrojtja dhe më pas vetë të akuzuarit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Pas pushimit të drekës, secili prej tyre do t’i drejtohet trupit gjykues me fjalime prej 20 minutash.

Sipas mediave në Kosovë, në seancën përmbyllëse pritet të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca.

Në seancën e fundit, pas deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Krasniqit, trupi gjykues dhe prokuroria drejtuan pyetje shtesë ndaj palëve.

Pas përfundimit të deklaratave, çështja kalon për vendimmarrje. Gjykatësit kanë deri në tre muaj kohë për të shpallur vendimin ose për të kërkuar shtyrje të afatit.

Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin e katër ish-krerëve me nga 45 vite burg secilit.

Konjufca nga Haga: Verdikti i Speciales të jetë në përputhje me lavdinë e UÇK-së

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar nga Haga se shpreson që verdikti i Gjykatës Speciale të jetë në përputhje me “historinë dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përcjell albinfo.ch.

Para fillimit të seancës të mërkurën, në ditën kur katërshja e UÇK-së do të thotë fjalët përfundimtare, Konjufca ka thënë se gjatë këtij procesi ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, veçanërisht sa i përket të drejtës për një gjykim brenda një kohe të arsyeshme.

 Sipas tij, procesi që ka zgjatur mbi pesë vjet ka përbërë “ndëshkim të padrejtë” për të akuzuarit, duke theksuar se ata janë mbajtur të izoluar dhe larg familjeve të tyre për më shumë se pesë vjet.

“Është dita e fundit e një procesi që zgjati shumë. Pretendojmë se është shkelur e drejta elementare e njeriut për t’u gjykuar në kohë të arsyeshme, e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh ai.

Konjufca përsëriti qëndrimin kritik ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një gjykatë me fokus të njëanshëm ndaj UÇK-së.

“Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, mbrojtëse dhe e pastër. Qëllimi i saj nuk ishte sulmi ndaj asnjë populli tjetër, por përballja me forcat serbe që kryen krime në Kosovë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë institucion”, deklaroi Konjufca.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi po akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale, lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ish-drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i kanë mohuar të gjitha akuzat që u ngarkohen.

Në javën e shkuar e edhe të hënën është dhënë fjala përfundimtare nga palët. Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin, ndërsa mbrojtja lirimin pasi ka konstatuar se organi i akuzës nuk ka argumentuar me asgjë pretendimet e saj.

Gjatë ditës së sotme, katërshja e UÇK-së do të thotë fjalën e vet përfundimtare. Secili kanë nga 20 minuta kohë për deklarime.

AlbaKult shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim solemn në Ostermundigen

Shoqëria Kulturoartistike “AlbaKult” organizoi një manifestim solemn në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke mbledhur në Ostermundigen një numër të madh bashkatdhetarësh të të gjitha moshave, si dhe përfaqësues institucionalë nga Kosova dhe autoritetet lokale zvicerane, transmeton albinfo.ch.

Në këtë aktivitet festiv mori pjesë përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër, Gjenis Haxhimehmeti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi kontributin e shoqatave kulturore në ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë.

Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu presidenti i komunës së Ostermundigen, Thomas Itten, i cili uroi komunitetin shqiptar për festën e Pavarësisë. Ai shprehu dëshirën që, ashtu siç shoqata vendase Schützverein festoi së fundmi 100-vjetorin e themelimit në të njëjtën sallë, edhe “AlbaKult” në të ardhmen të shënojë një jubile të tillë në të njëjtin vend.

Manifestimi u nderua edhe nga veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptar dhe ndërkombëtar, përfshirë Behide Hasanajn, e cila mban titullin “Anëtare Nderi e Diasporës”, si dhe përfaqësues nga komuniteti afrikan në Zvicër, ndër ta priftëresha nga Nigeria, Pat Sanschi, dhe anëtarë të Forumit Zvicerano-Afrikan.

Pjesë e programit ishte edhe prezantimi i Shkollës Shqipe në Bernë, ku mësimdhënësja Mirsime Muja Durmishi po zhvillon mësimin në gjuhën shqipe në Bümpliz për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, duke dëshmuar angazhimin për ruajtjen e gjuhës amtare tek brezat e rinj.

Festa nisi me valle tradicionale dhe vijoi me një program të pasur me këngë dhe valle nga repertori kombëtar. U theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm mes dy shoqatave simotra, “Atdheu” dhe “AlbaKult”, të cilat përmes aktiviteteve të përbashkëta kontribuojnë në kultivimin e vlerave kulturore shqiptare në diasporë.

Atmosfera kulmoi me performancën e këngëtarit Adnan Daci, i cili solli energji dhe entuziazëm në sallë, duke bërë që vallja të vazhdojë gjatë gjithë mbrëmjes.

Një nga elementet më domethënëse të kësaj feste ishte pjesëmarrja e madhe e të rinjve, veçanërisht e moshës 18-vjeçare, të cilët iu bashkuan valleve tradicionale. Organizatorët e konsideruan këtë si një tregues pozitiv për vazhdimësinë e misionit të shoqërisë dhe për përfshirjen aktive të brezit të ri në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar. /Albinfo.ch