Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bern organizon të hënën, më 30 mars 2026, në ora 18:00, shfaqjen e filmit “La Beauté de l’Âne” të regjisores Dea Gjinovci, në ambientet e Cineclub Quinnie, në Bern, shkruan albinfo.ch.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të javës së gjuhës frënge dhe Frankofonisë. Të interesuarit mund të marrin pjesë duke filluar nga ora 17:00, ku do të ofrohet një aperitiv mirëseardhës.

Pas shfaqjes së filmit, do të zhvillohet një bisedë e shkurtër me protagonistin, Asllan Gjinovci, ndërsa moderimi do të bëhet nga Vjosa Gërvalla.

Programi i mbrëmjes:

• 17:00 – Pritja e mysafirëve me apero

• 18:00 – Fjala përshëndetëse nga ambasadori Mentor Latifi

• 18:05 – Shfaqja e filmit “La Beauté de l’Âne” (77 min)

• 19:20 – Bisedë: “Kujtesa, mërgimi dhe pesha e së vërtetës”

• 19:40 – Përfundimi i mbrëmjes

Rreth filmit “La Beauté de l’Âne” (Bukuria e gomarit):

Filmi sjell historinë e një vajze që rikthen babanë e saj në gjurmët e një atdheu të humbur dhe një të vërtete të fshehur për dekada. Në vitin 1968, një aktivist i ri kosovar detyrohet të marrë rrugën e mërgimit dhe për më shumë se pesë dekada jeton në Gjenevë, duke ruajtur kujtimet për vendlindjen e tij të shkatërruar gjatë luftës. Vajza e tij rikthehet bashkë me të për të rindërtuar kujtimet dhe për të zbardhur misteret e së kaluarës./Albinfo.ch 

Të interesuarit mund të regjistrohen për pjesëmarrje në këtë vegëz:

https://forms.gle/SEmxZuyRNNYYqBnz6

I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka prekur familjen shqiptare dhe mbarë opinionin, pasi 17-vjeçari nga Kosova, A.B, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani, transmeton albinfo.ch. 

Sipas njoftimeve nga autoritetet shëndetësore, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti, duke humbur jetën pas përpjekjeve për trajtim.

Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në varrezat e fshatit Pogragjë, në Gjilan, gjatë namazit të Ikindisë, në orën 15:13.

Ndërkohë, e pamja për të ndjerin do të mbahet nga dita e enjte deri të shtunën në Podujevë, në shtëpinë e familjes Babatinca./Albinfo.ch 

Arrestohet në Merdarë i dyshuari për krime lufte në Prishtinë

Një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pas veprimeve hetimore të zhvilluara nga autoritetet përkatëse, përcjell albinfo.ch.

I dyshuari, Zoran Stankovic, dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj të vitit 1999 në Prishtinë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, ka kryer një sërë veprimesh të rënda ndaj civilëve shqiptarë.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur, rrahur dhe plagosur qytetarë shqiptarë, si dhe ka marrë pjesë në plaçkitje gjatë periudhës kur popullata civile po dëbohej me forcë nga shtëpitë e tyre.

Një nga rastet e përmendura në dosjen hetimore lidhet me lagjen Matiqan në Prishtinë, ku i dyshuari dyshohet se ka qenë i përfshirë në vendosjen e një mjeti shpërthyes në një veturë, e cila më pas ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik te banorët.

Po ashtu, ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpive dhe ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjeve shqiptare, duke lënë edhe persona të plagosur.

Autoritetet bëjnë të ditur se këto veprime janë kryer në mënyrë sistematike, duke synuar përhapjen e frikës, terrorit dhe dëbimin e popullatës civile shqiptare nga vendbanimet e tyre.

Pas ndalimit më 23 mars 2026 në Merdarë, i dyshuari është shoqëruar në Prishtinë, ku me urdhër të Prokurorit Special të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet si “krime lufte kundër popullatës civile”, në përputhje me legjislacionin penal në fuqi dhe normat ndërkombëtare. /Albinfo.ch 

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të ndërhyrjes së NATO në Kosovë, një moment historik që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve dhe i dha fund dhunës sistematike ndaj popullsisë civile, përcjell albinfo.ch.

Më 24 mars 1999, NATO nisi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë, me qëllim ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kjo ndërhyrje u konsiderua vendimtare, pasi mundësoi kthimin në shtëpitë e tyre të mbi 800 mijë refugjatëve dhe personave të zhvendosur, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, më 12 qershor 1999, filloi vendosja e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare, të njohura si KFOR, me rreth 50 mijë ushtarë nga 36 vende të botës, shumica prej tyre nga vendet anëtare të aleancës.

Sot, 27 vjet më pas, KFOR vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë me një numër më të reduktuar trupash, duke ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në vend.

Ndërkohë, NATO ka evoluar në përballje me sfida të reja globale, që përfshijnë kërcënimet kibernetike, krizat shëndetësore dhe zhvillimet gjeopolitike si lufta në Ukrainë.

Megjithatë, pavarësisht ndryshimeve në arenën ndërkombëtare, ndërhyrja në Kosovë mbetet një nga veprimet më të rëndësishme dhe më të justifikuara në historinë moderne, duke u konsideruar si një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e popullsisë civile dhe rikthimin e paqes./Albinfo.ch

Kosova synon supertalentin e Bayernit: Ka nisur kontakti për Erblin Osmanin

Përfaqësuesja e Kosovës ka shfaqur interesim serioz për një nga talentet më premtuese të momentit në futbollin evropian, transmeton albinfo.ch.

Bëhet fjalë për Erblin Osmanin, supertalentin e Bayern Munich, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij dhe ka arritur të debutojë në Bundesligë në moshën vetëm 16-vjeçare.

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, ka konfirmuar se tashmë kanë nisur hapat konkretë për afrimin e lojtarit në radhët e “Dardanëve”.

Sipas tij, kontaktet e para janë vendosur nga stafi i përfaqësueses, përkatësisht nga Muharrem Sahiti, i cili ka komunikuar me familjen e talentit të ri.

“Tashmë ka pasur Muharrem Sahiti kontakt me familjen e Erblin Osmanit”, ka deklaruar Shala.

Kosova vazhdon të punojë për të siguruar shërbimet e lojtarëve të rinj me potencial të madh, duke synuar forcimin e ekipit për të ardhmen./Albinfo.ch

Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi në Londër ka marrë jetën e një 19-vjeçari shqiptar, duke nxjerrë në pah problemet serioze me kushtet e sigurisë në vendin e punës.

Siç ka shkruar ditë më parë albinfo.ch, viktima, i identifikuar me inicialet R.Ll., ishte duke punuar në çmontimin e skelave në katin e 12-të të një ndërtese në zonën e Actonit, kur ndodhi incidenti fatal. Sipas të dhënave nga hetimet, i riu kishte shkelur mbi një bosht ventilimi të mbuluar në mënyrë të pasigurt, i cili u shemb, duke e bërë atë të rrëzohej nga një lartësi e madhe.

Autoritetet britanike për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë kanë konstatuar se kushtet në kantier nuk përmbushnin standardet minimale të sigurisë. Hapësira ku ndodhi aksidenti ishte e mbuluar vetëm me materiale të përkohshme dhe të papërshtatshme, si karton gipsi dhe shkumë çatie, të cilat nuk garantonin mbrojtje për punëtorët, transmeton albinfo.ch.

Po ashtu, hetimet zbuluan mungesë të theksuar të kontrollit dhe inspektimeve rutinë, pasi zona e kopshtit të çatisë nuk ishte përfshirë fare në kontrollet e sigurisë. Kjo bëri që rreziku të mos identifikohej me kohë dhe punëtorët të mos paralajmëroheshin për rrezikun potencial.

Rasti është cilësuar nga autoritetet si “plotësisht i shmangshëm”, duke theksuar se me masa elementare sigurie, tragjedia mund të ishte parandaluar.

Si pasojë e shkeljeve të konstatuara, kompania ndërtimore përgjegjëse është shpallur fajtore për mosrespektim të rregullave të punës në lartësi dhe është gjobitur me mijëra funte, si dhe është detyruar të mbulojë shpenzimet gjyqësore.

Ngjarja ka rikthyer në fokus rëndësinë e respektimit rigoroz të standardeve të sigurisë në sektorin e ndërtimit, sidomos për punëtorët e rinj, të cilët shpesh ekspozohen ndaj rreziqeve të larta në mungesë të mbrojtjes adekuate./Albinfo.ch.

Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podujevën dhe mbarë opinionin publik, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një incidenti të përgjakshëm me armë zjarri, transmeton albinfo.ch.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, në fshatin Majac, ku një mërgimtar 43-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si I.B., i cili jetonte dhe vepronte në Gjermani, u qëllua për vdekje nga e dashura e tij.

Sipas informacioneve 31-vjeçarja, e cila dyshohet si autore e krimit, fillimisht qëlloi me armë zjarri I.B . Më pas, ajo qëlloi edhe një grua 73-vjeçare, e cila ishte bashkëshortja e xhaxhait të saj, përpara se të drejtonte armën nga vetja dhe të kryente vetëvrasje.

Si pasojë e të shtënave, tre persona humbën jetën në vendin e ngjarjes, duke e kthyer këtë rast në një nga ngjarjet më të rënda të ditëve të fundit në Kosovë, transmeton tutje albinfo.ch.

I.B , i cili jetonte jashtë Kosovës, kishte ardhur për pushime në vendlindje, për festën e Fitër Bajramit, ndërsa motivet e kësaj tragjedie ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.

Familja e viktimës ka konfirmuar lajmin e rëndë përmes një njoftimi prekës, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të afërmit të tyre.

“Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në njoftim. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ndërroi jetë vëllau ynë I.B. Lusim Allahun ta ketë marrë në mëshirën e Tij”.

Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftojnë në vijim.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt tragjik./Albinfo.ch

Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç, me prejardhje nga Kosova, ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik, transmeton albinfo.ch.

Vogëlushi, i identifikuar Z.K dyshohet se kishte rënë në lumin Sieg, në qytetin e Siegenit, gjatë një aktiviteti ku ndodhej së bashku me fëmijë të tjerë dhe nën mbikëqyrje.

Rasti u raportua edhe nga mediat gjermane, përfshirë RTL West, të cilat njoftuan se fëmija ishte gjetur në ujë në gjendje të rëndë. Ai ishte reanimuar në vendin e ngjarjes dhe më pas ishte transportuar me urgjencë në spital, ku u trajtua në gjendje kritike, transmeton tutje albinfo.ch.

Sipas informacioneve vogëlushi kishte qëndruar për disa ditë në gjendje kome, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Familja e të ndjerit është me prejardhje nga fshati Nepolë i Pejës, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detajet lidhur me ceremoninë e varrimit.

Autoritetet gjermane pritet të zbardhin plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./Albinfo.ch

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për play-off-in e Botërorit 2026

Kombëtarja e Shqipërisë ka hapur sot grumbullimin për përgatitjet e ndeshjes së fazës play-off të Kupës së Botës 2026 kundër Polonisë. E drejtuar nga trajneri Silvinjo, skuadra zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku programi përfshinte ushtrime fizike, palestër dhe prova të skemave taktike në fushë.

Nga stërvitja në fushë morën pjesë 23 lojtarë, ndërsa Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani pritet të bashkohen me ekipin gjatë mbrëmjes. Uzuni dhe Gripshi po vijnë për shkak të udhëtimit, ndërsa Ramadani është vonuar për arsye familjare, pasi sot është bërë baba për herë të tretë.

Kombëtarja do të zhvillojë një seancë tjetër stërvitore nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, para se të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës për ndeshjen kundër Polonisë, e cila do të nisë më 26 mars në orën 20:45.

BBC raporton për sulme raketore në Teheran

Sipas raportimeve të BBC-së, sulmet ndaj kryeqytetit iranian, Teheran, kanë rifilluar. Mediat lokale njoftojnë se sistemi i mbrojtjes ajrore është aktivizuar për të reaguar ndaj këtyre sulmeve.

Tre burime të pavarura kanë konfirmuar për BBC-në se incidenti ka filluar së fundmi, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë në rajon.

Çmimet e ushqimeve mund të rriten ndjeshëm deri në fund të vitit

Tregjet globale po ndiejnë tashmë pasojat e tensioneve në Gjirin Persik, ku ndërprerjet në transportin e naftës kanë shkaktuar shqetësime. Por shqetësimi më i madh lidhet me ndalimin e furnizimit me pleh artificial, që mund të shkaktojë një valë të re rritjeje të çmimeve të ushqimeve.

Ngushtica e Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të plehrave azotike dhe lëndëve të para për prodhimin e tyre, është pjesërisht e bllokuar ose e pasigurt për transport, duke rritur rrezikun për fermerët dhe industrinë ushqimore.

Reuters raporton se sulmet ndaj objekteve energjetike dhe industriale po reduktojnë prodhimin e uresë, plehut më të përdorur në botë. Bloomberg Adria paralajmëron se bllokada në Hormuz mund të ndikojë rëndë në furnizimin global me lëndë të para për plehra, duke rritur çmimet e ushqimeve.

Lindja e Mesme mbulon një pjesë të madhe të eksportit të këtyre lëndëve të para: midis viteve 2020 dhe 2025, SHBA-të importuan plehra dhe lëndë të para nga vendet e Gjirit me vlerë 5 miliardë dollarë, mbi gjysma e të cilave përfundoi në Katar. Eksportet e plehrave azotike nga vendet e Gjirit gjatë kësaj periudhe arritën 50 miliardë dollarë.

Philip Sunderland, tregtar plehrash në Aquifert, paralajmëron: “Pa plehra, rendimentet bien, çfarë do të thotë më pak drithëra, më pak oriz dhe më pak ushqim në treg. Inflacioni mund të ndodhë rreth Krishtlindjeve, me vonesë 6-9 muaj midis korrjes dhe furnizimit në treg.”

Sipas The Economic Times, çmimet e plehrave janë rritur 10-40% në afat të shkurtër, ndërsa Reuters parashikon një dyfishim të mundshëm nëse kriza vazhdon. Banka Botërore thotë se çdo rritje 1% e çmimeve të plehrave mund të rrisë çmimet e ushqimeve me 0.45%, duke krijuar bazën për një valë inflacioni global në sektorin bujqësor.

Kriza ndikon veçanërisht përpara mbjelljeve të pranverës në hemisferën veriore. Fermerët përballen me zgjedhjen mes shpenzimeve më të larta për pleh ose përdorimit të sasisë më të vogël, që do të ulë rendimentet dhe do të rrisë presionin mbi çmimet.

Për ekonomitë e vogla dhe të varura nga importi, si Maqedonia e Veriut, kjo situatë mund të ndikojë dyfish: çmimet e ushqimeve të importuara do të rriten dhe prodhimi vendas, i cili varet nga plehrat dhe energjia e importuar, mund të preket. Nëse paqëndrueshmëria në Gjirin Persik vazhdon, plehrat mund të bëhen shkak i një inflacioni të ri global në ushqim, me pasoja edhe për familjet në Ballkan.

Trump raporton negociata me Iranin, Teherani mohoi çdo dialog

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të hënën se po zhvillohen negociata me Iranin, duke paralajmëruar se do të “vazhdojë bombardimet pa kursim” nëse dialogu dështon. Trump tha se kishte pasur diskutime “shumë të mira dhe produktive” me një grup udhëheqësish iranianë të panjohur për një “zgjidhje totale të armiqësive”, duke sqaruar se udhëheqësi suprem Mojtaba Khamenei nuk ishte i përfshirë.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit dhe kryetari i Parlamentit mohuan çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara.

Trump njoftoi gjithashtu një shtyrje pesë-ditore të të gjitha sulmeve ushtarake kundër impianteve të energjisë në Iran. Ky vendim pati një reagim pozitiv të menjëhershëm në tregjet financiare dhe të naftës.

Mediat shtetërore iraniane kishin publikuar më parë lista me objektiva të mundshme për infrastrukturën energjetike në Lindjen e Mesme, në rast se Trump do të zbatonte kërcënimin e tij. Iran kërcënoi gjithashtu se do të vendoste mina detare në Gjirin Persik nëse SHBA dhe Izraeli sulmonin bregdetet ose ishujt e tij.

Fatih Birol, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, paralajmëroi se bota mund të përballet me krizën më të madhe energjetike në dekada për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar situatën “shumë serioze”.

Kosovë: Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, Policia jep detaje

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën të hënën në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Policia njoftoi se rreth orës 21:00 mori informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën “B”. Njësitet policore u nisën menjëherë në vendngjarje, ku u konstatua se një person mashkull ishte plagosur dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:00 morëm informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Njësitet tona policore shkuan menjëherë në vendngjarje, ku u raportua se një person ishte plagosur. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore. Hetimet për zbardhjen e rastit kanë filluar, ndërkohë që personi i dyshuar është identifikuar dhe është në kërkim,” njoftoi Flora Ahemeti nga Policia e Kosovës.

Këtë javë fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

Si çdo vit, kalimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të dielën e fundit të marsit. Për vitin 2026, kjo bie më 29 mars, kur në orën 03:00 akrepat duhet të shtyhen një orë përpara, duke treguar 04:00.

Ora e verës do të vazhdojë deri të dielën e 25 tetorit 2026. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është kursimi i energjisë elektrike, duke shfrytëzuar më shumë dritën e diellit. Gjatë periudhës së verës, kjo sjell një kursim prej rreth 210 orësh energji.

Përdorimi i orës verore ka filluar në vitet 1970, si pasojë e krizës së naftës, kur shumë vende evropiane e adoptuan për të shfrytëzuar më mirë dritën e ditës. Që nga 1996, Evropa ka një rregullore të përbashkët: orët shtyhen një orë përpara në pranverë dhe kthehen një orë pas në vjeshtë. Eksperimentimi i parë u bë më 1932, nga 6 korriku deri më 1 shtator.

Ky sistem zbatohet edhe në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Franca, por ka shkaktuar debate të shumta. Kritiku thonë se ndryshimi i orës mund të ndikojë në shëndetin, duke rritur rrezikun për probleme kardiovaskulare dhe ulje të funksionit të sistemit imunitar, pasi ndërpret ciklin natyral të trupit. Po ashtu, kursimi i energjisë nuk është gjithmonë i dukshëm.

Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran

Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka arritur një marrëveshje me Institutin Federal Zviceran për Pronësinë Intelektuale (IPI), duke i lejuar kështu të përdorë kryqin zviceran në produktet e saj, edhe pse këto prodhohen në Azi.

Sipas raportimeve të Neue Zürcher Zeitung, IPI ka lehtësuar politikën e saj: tani kompanitë që zhvillojnë produktet në Zvicër, por i prodhojnë jashtë vendit, mund të përdorin simbolin e kryqit zviceran nën kushte të caktuara. Ky simbol duhet të jetë i qartë në kontekstin e “Inxhinierisë Zvicerane” dhe të respektojë udhëzimet strikte për vendosjen dhe madhësinë. IPI thekson se kjo nuk është një rregull i veçantë për On, por një zgjidhje e hapur për gjithë industrinë.

Një konflikt i gjatë

Vendimi vjen pas një konflikti disa-vjeçar mes On dhe autoriteteve zvicerane. Përdorimi i kryqit ishte i ndaluar deri tani, pasi as 60% e kostove të prodhimit nuk kryheshin në Zvicër, dhe asnjë hap kyç i prodhimit nuk ndodhte atje.

Konflikti u intensifikua në 2025 kur autoritetet zvicerane ndërhynë kundër On në Kinë dhe apeluan tek autoritetet lokale, megjithatë veprimet ligjore u shmangën.

Në një deklaratë për Keystone-ATS, kompania On e mirëpriti sqarimin e IPI, duke vlerësuar një qasje moderne ndaj konceptit të “Swissness”. On thekson se fuqia e ekonomisë zvicerane nuk qëndron vetëm në prodhim, por edhe në inovacion, kërkim, zhvillim dhe dizajn. Që nga themelimi i saj 16 vjet më parë, të gjitha këto hapa kryhen në selinë në Zurich, ku punojnë mbi 1100 persona.

Apel në pritje

Kompania Künzli Swissschuh SA, drejtuar nga Roberto Martullo, shprehu habi ndaj vendimit të IPI. Edhe pse përfiton nga ky rregull, kompania po shqyrton të gjitha rrugët ligjore për ta sfiduar vendimin. Sipas Künzli, kjo praktikë e re “hap dyert për çdo kompani pa lidhje me Zvicrën që të përdorë kryqin zviceran,” dhe dëmton imazhin e Zvicrës jashtë vendit dhe industrinë e saj të prodhimit.

Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale

Kantonet frankofone po hasin vështirësi për të arritur objektivin prej 95% të të rinjve që të kenë një diplomë arsimore, kryesisht për shkak të mungesës së praktikave profesionale.

Një raport i publikuar nga Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës (FSO) tregon se të rinjtë e diplomuar fitojnë shumë pak në dy vitet e para pas përfundimit të shkollës. Sipas raportit të edukimit për vitin 2026, kantonet frankofone mbeten prapa në arsimimin e mesëm të lartë, përfshirë praktikën profesionale dhe Diplomën Federale Zvicerane të Maturës (Baccalauréat).

Shkolla akademike vs. praktika profesionale

Të rinjtë frankofonë po drejtohen gjithnjë e më shumë drejt gjimnazit apo liceut, në varësi të kantonit. Për shembull, thuajse një në tre të rinj në Gjenevë merr diplomën e gjimnazit, ndërsa kjo përqindje është më pak se një në pesë në shumicën e kantoneve gjermanofone.

Megjithatë, të rinjtë në rajonet që favorizojnë shkollat akademike mbi praktikën profesionale kanë më pak gjasa të përfundojnë trajnimin e tyre. “Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis arsimit profesional dhe objektivit prej 95%,” shpjegon Christophe Darbellay, president i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Arsimit Publik (CDIP).

Në kantonin e tij dygjuhësh, Valais, diferenca është e dukshme: “Në Monthey kjo normë është 82%, ndërsa në Visp, ku praktikat profesionale janë shumë të përhapura, shkon në 98%,” shtoi ai.

Dallime kulturore dhe sfida kombëtare

Normat e certifikimit në kantonet frankofone variojnë nga 85% në 92%, me Valaisin në krye dhe Gjenevën në fund. Kantonet gjermanofone kanë norma më të larta, nga 92% deri në 96%. Në nivel kombëtar, përqindja ka rënë pak, nga 91.5% në 90.1% midis 2016 dhe 2022.

Qeveria dhe kantonet kanë vënë re një diferencë kulturore lidhur me praktikat profesionale. “Ende ka shumë punë për të bërë që prindërit të kuptojnë se ndonjëherë rruga e arsimit profesional është më premtuese,” deklaroi ministri i Arsimit, Guy Parmelin.

Mobilizimi i bizneseve

Sfidë e madhe mbetet të rritet ndërgjegjësimi midis mësuesve dhe të bëhet praktika profesionale më tërheqëse për kompanitë. Shumë biznese ankohen për ngarkesën e punës së nevojshme për të trajnuar të rinjtë pas reformave të viteve të fundit, ndërsa numri i punëdhënësve të gatshëm për të marrë praktikantë ka rënë që 15 vitet e fundit.

Këshilli Federal dhe Konferenca Zvicerane e Ministrave të Arsimit (EDK) synojnë të ndryshojnë këtë trend duke harmonizuar kurrikulat në të gjithë Zvicrën dhe duke përmirësuar qasjen në universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë. Raporti gjithashtu evidenton një normë të lartë të braktisjes së studimeve në universitet dhe shkolla të tjera të larta, rreth 15%.

Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën

Dita e 17 marsit ishte tragjike për kryeqytetin austriak kur si pasojë e shembjes së konstrukteve të betonit (plloça e betonit) të disa ballkoneve humbën jetën katër punëtorë, ndër ta: tre shtetas nga Kosova dhe një qytetar nga Novi Pazari. I vetmi që ka shpëtuar nga kjo ngjarje tragjike ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Edhe pse ka kaluar afër një javë nga ky ksident i rëndë, ende nuk ka qenë i ditur për opinionin identiteti i tij. Platforma mediale shqiptare në Austri, albinfo.at, ka arritur të sigurojë edhe emrin e të lënduarit.

Shqiptari i lënduar është Nazmi Muharremi, 45 vjeç nga fshati Mateç, komuna e Kumanovës. Prej shumë vitesh banues në Vjenë bashkë më familjen e tij.

Albinfo.at ka vizituar sot spitalin „Unfallkrankenhaus“ në  Meidling (Bezirku 12) në Vjenë, aty ku Nazmiu po merr trajtimet intensive mjekësore.

Pasi sipas rregullores së spitalit nuk na u lejua hyrja në spital për të vizituar të lënduarin Nazmiun, para derës së spitalit takuam vëllain e tij, Elmazin, bashkë me disa familjarë të tjerë. Elmazi ishte dëshmitar i kësaj ngjarjeje dhe njeherësh “heroi” i vetëm i cili pa kursyer veten, arriti që nga rrënojat të nxirrte vëllain e tij dhe t’ia shpëtonte jetën.

I tronditur ende nga ngjarja që kishte parë më sy, Elmazi tregon që gjendja shëndetësore e Nazmiut është stabile. “Gjendja shëndetësore e Nazmiut është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Është i lënduar në mushkëri, brinjë dhe në njërin krah. Lëndimet tjera trupore janë më të vogla. Vetëdijen e ka të plotë dhe çdo ditë duket se shëndeti i tij është duke u përmirësuar”, tha fillimisht ai.

Sipas Elmazit, pallati ku ishin duke punuar është ndërtim i vjetër dhe është duke u rinovuar. Apartamentet nuk kishin ballkone. Me renovimin e ri, është planifikuar të ndërtohen ballkone për secilin apartament në pjesën e brendshme të pallatit, pra në pjesën e oborrit.

Plani ishte të betonohen gjashtë ballkone të atij pallati për gjashtë apartamente. Prej kompanisë kontraktuese u është thënë që të fillohet ndërtimi i ballkoneve nga kati i epërm dhe të vazhdohet më katet e poshtme. Gjithnjë siç rrëfen Elmazi, atë ditë ata i kanë betonuar tre ballkone dhe ishin duke punuar në ballkonin e katërt.

 

“Ndihmom o vëlla se vdiqa”

Si dëshmitar i gjithë ngjarjes tragjike, Elmazi tregon për gjithë tmerrin që ka parë me sy dhe si arriti të shpëtojë të gjallë vëllain e tij, Nazmiun.

“Në ato momente unë isha poshtë, tek dera e hyrjes së pallatit. Papritmas kam dëgjuar britma të mëdha të kolegëve. Kam shikuar se çfarë ndodhi, dhe kam parë që i gjithë konstruksioni i ballkoneve duke përfshirë betonin, drunjtë, hekurat dhe gjithçka tjetër ka rënë në tokë. Nën gjithë ato rrënoja ishin edhe vëllai im e katër kolegët e punës. Nuk dëgjohej asnjë zë më.

I shokuar kam vrapuar sipër shkallëve duke bërtitur emrin e vëllait me shpresën që mos rastësisht është diku lartë. Pasi nuk e gjeta, kam zbritur sërish poshtë në oborr, te rrënojat. Unë vazhdoja të thërrisja emrin e vëllait dhe befasisht kam parë në një gërmadhë helmetën e punës. Kur jam afruar, kam dëgjuar një zë që thërriste: “Ndihmom o vëlla se vdiqa“. Aty e kam kuptuar se është Nazmiu. Nuk më ka interesuar fare rreziku i  jetës sime dhe kam marrë menjëherë për t’i larguar rrënojat. Kur kam gjetur trupin e tij, kam parë që lidhëza e kapeles së xhaketës që kishte veshur, i ishte lidhur te fyti. Merrte frymë vetëm me një pjesë të vogël të gojës. Kam arritur t`ia këpus lidhësen dhe ngadalë bashkë me një koleg boshnjak, më ka ndihmuar që ta nxjerrim të gjallë jashtë gërmadhave. Në gjithë trupin ishte i gjakosur dhe i lënduar. Disa brinjë i kishte të thyer, dorën e palëvizshme, por fatmirësisht arriti ta normalizojë frymëmarrjen“, rrëfen Elmazi gjithë rastin tragjik. Ai thotë se i gjithë aksioni i tij për të shpëtuar të vëllain ka zgjatur afërisht 8-10 minuta.

„Bashkë me kolegun kemi tentuar të hymë në gërmadha për të nxjerrë edhe trupat e tjerë të tragjedisë, por në ato momente ka ardhur policia dhe emergjenca dhe nuk kanë lejuar të afrohej askush tjetër derisa kanë intervenuar njësitë e shpëtimit“, thotë 49 vjeçari, Elmaz Muharremi.

Pas gjithë kësaj tragjedie, kush është fajtori?

Një pyetje e vazhdueshme që bëhet, është për të gjetur fajtorin e gjithë kësaj tragjedie. Për këtë, Elmazi shprehet: „Unë nuk e di se kush është fajtori, sepse këtë do ta dëshmojnë ekspertet e kësaj fushe. Për bindjen time, gabimi ishte te kompania kontraktuese e cila na ka urdhëruar që ballkonet të betonohen duke filluar nga kati i epërm. Pesha e rëndë e betoneve pa i dhënë kohë për tu forcuar dhe duke punuar me shpejtësi për të kursyer punëtorët, kohën dhe mjetet e punës, ka bërë që betonet mos ta kenë forcën e nevojshme dhe si pasojë, i gjithë konstruksioni i ballkoneve është shembur“, thotë ai për albinfo.at, duke shtuar se, dëshmitari kryesor i cili ka parë nga lartë gjithë ngjarjen e tragjedisë është drejtuesi i vinçit si dhe kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në vinç.

I mllefosur me institucionet maqedonase, Elmazi thotë se nuk kanë pasur asnjë mbështetje qoftë edhe morale për këtë aksident. „Nuk kemi pasur as edhe një telefonatë, as nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Austri dhe as nga ndonjë politikan shqiptar nga Maqedonia. Kur vjen koha e zgjedhjeve kërkojnë nga diaspora të mbushin autobusët për të shkuar me votuar, ndërsa kur vjen momenti për mbështetje, as që e çajnë kokën për qytetarët e tyre në mërgim“.

Pas gjithë kësaj ngjarje tragjike, Elmazi ndihet i lumtur që ka arritur të shpëtojë vëllain e tij, por me lot në sy, ai shprehu ngushëllimet për familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. „Vëllai shpëtoi por humba katër shokë të mi. Ngushëllime ma të sinqerta për familjet, miqtë dhe të afërmit e tyre. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi qe të gjejmë forcën për të përballuar bashkërisht humbjen e tyre“, theksoi ndër të tjera, Elmaz Muharremi.

 

Ngjarja tragjike e Vjenës ka tronditur opinionin e gjerë austriak dhe komunitetin shqiptar në Austri. Hetimet e autoriteteve shtetërore austriake janë duke vazhduar për të nxjerr një raport të detajuar rreth këtij aksidenti të tmerrshëm dhe vdekjeprurës.

Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës

Pas një fillimi të butë të javës, Zvicra po përballet me një ndryshim të habitshëm të motit. Meteorologu Peter Wick shpjegon për 20 minuta se si po zhvillohet moti këtë javë – dhe pse pranvera po i thotë lamtumirë për momentin.

Sipas Wick, e hëna fillimisht është ende në anën e tij miqësore. Moti është pjesërisht me diell me temperatura të buta, por në disa vende janë të mundshme reshje individuale.

“E marta sjell përsëri mot të vërtetë pranveror. Pasi mjegulla të shkrihet në mëngjes, do të jetë këndshëm ngrohtë në veri me temperatura midis 14 dhe 17 gradëve”, thotë meteorologu. Gjatë pasdites kalojnë vetëm re të holla të mbuluara, në përgjithësi mbetet miqësore. “Mbikqyrni përsëri”, është rekomandimi i Wick – sepse është dita e fundit me të vërtetë të butë për momentin.

Të mërkurën pritet një ndryshim i rëndësishëm i motit. Edhe pse në fillim ka ende disa vetëtima, një front i ftohtë lëviz shpejt mbi Zvicër gjatë mëngjesit. Ai sjell shi dhe ndonjëherë erëra të forta stuhie me shpejtësi 60 deri në 80 km/orë. Në mbrëmje, do të zbutet shkurtimisht përsëri me pjesë më të gjata të thata, veçanërisht në rajonin e Bazelit dhe në Mittelland.

Megjithatë, përgjatë Alpeve, pranvera e hershme ka mbaruar përfundimisht për momentin: Retë grumbullohen dhe sjellin borë të freskët në male. Kufiri i reshjeve të borës bie ndjeshëm të mërkurën gjatë ditës nga rreth 1200 në rreth 500 metra. Në të njëjtën kohë, temperaturat po bien ndjeshëm: “Në ultësira, rreth 11 gradë do të arrihen më vonë në mëngjes, por deri në mbrëmje vlerat do të bien në rreth 3 gradë”, thotë Wick, raporton 20minuten.

E enjtja është shumë e ndryshueshme në ultësira dhe shpesh është shumë e vrenjtur. “Përveç borës dhe shirave të borës, janë gjithashtu të mundshme lokalisht vetëtima dhe bubullima, plus një erë e fortë dhe e ftohtë perëndimore”, paralajmëron meteorologu. Në male, 30 deri në 60 centimetra borë e freskët mund të mblidhen deri të premten, lokalisht edhe më shumë. Temperaturat në zonat e ulëta do të mbeten të ulëta të enjten: priten rreth 3 deri në 4 gradë në Cyrih, 5 gradë në Bazel dhe Gjenevë, 3 deri në 4 gradë në Bernë dhe vetëm rreth 1 gradë në St. Gallen, transmeton albinfo.ch.

Të premten në mëngjes do të jetë kryesisht me re me reshje të izoluara bore. Gjatë pasdites, ndriçimi do të shfaqet gjithnjë e më shumë. “Megjithatë, temperaturat mbeten pothuajse si dimërore me rreth 3 deri në 5 gradë”, thotë Wick. Parashikimet për fundjavën janë ende të pasigurta: Nëse kthjellohet të shtunën në mbrëmje, temperaturat mund të bien shumë nën zero – me dëmtime të mundshme të bimëve me lule. Të dielën tenton të jetë më me re, por më gjatë e thatë, temperaturat do të rriten pak, por nuk priten më shumë se 4 deri në 8 gradë sipas Wick.

Ndërsa pjesa tjetër e Zvicrës duhet të fryjë përsëri, moti në jug mbetet kryesisht me diell falë erës pjesërisht të fortë veriore. Falë Nordföhn, temperaturat rriten në 10 deri në 15 gradë. Prandaj, rekomandimi i Wick është i qartë: “Nëse kërkoni diell, do ta gjeni në Ticino.”

Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm

Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm të lartë, nën objektivin prej 95%.

Kjo shifër ka qenë e qëndrueshme për disa vite. Në vitin 2016, ajo ishte në 91.5%, thanë të hënën qeveria federale zvicerane dhe Konferenca Zvicerane e Ministrave Kantonalë të Arsimit (EDK).

Numri është i rëndësishëm në lidhje me punësimin e 25-vjeçarëve. Në Zvicër, niveli i mesëm i lartë përfshin programe arsimore pas-detyruese, të tilla si shkollat ​​e mesme, të cilat çojnë në kualifikimin e Maturës [ose nivelit A], shkollat ​​e specializuara dhe programet e trajnimit profesional.

Trajnimi profesional më pak i vendosur në Zvicrën frëngjishtfolëse

Qendra Zvicerane e Koordinimit për Kërkime në Arsim (SKBF) ka prodhuar Raportin Zviceran të Arsimit çdo katër vjet që nga viti 2010. E bën këtë në emër të autoriteteve federale dhe EDK.

Të hënën, Presidenti zviceran Guy Parmelin dhe Christophe Darbellay, ministri i arsimit i kantonit Valais, prezantuan raportin më të fundit para gazetarëve në Bernë. Parmelin është gjithashtu ministër i arsimit i Zvicrës, ndërsa Darbellay kryeson EDK-në.

Darbellay e shpjegoi rënien e shkallës së diplomimit me faktin se trajnimi profesional është më pak tërheqës në Zvicrën frëngjishtfolëse. Në kantonet frëngjishtfolëse, shkalla është midis 85% dhe 92%, ndërsa në rajonet gjermanishtfolëse është më e lartë: 92-96%.

Vlera e ndryshme që i jepet trajnimit profesional është e dukshme në kantonin Valais, tha Darbellay. Në Monthey frëngjishtfolëse, 82% e 25-vjeçarëve kanë një diplomë të shkollës së mesme të lartë, ndërsa në Visp në rajonin e Valais të Epërm është 98%. Atje, trajnimi profesional është i fortë.

“Ende kemi shumë për të bindur prindërit që të kuptojnë se trajnimi profesional mund të jetë rruga më e mirë”, tha Parmelin.

Autoritetet federale dhe kantonet gjithashtu nuk janë të kënaqur me numrin e studentëve që braktisin shkollën. “Aktualisht, shkalla mbetet në një nivel vazhdimisht të lartë”, thonë ata. “Rreth 24% e studentëve që fillojnë studimet e tyre nuk arrijnë një diplomë bachelor në një universitet brenda tetë viteve nga fillimi.”

Më shumë pushime për praktikantët do të ishin të përballueshme

Numri i ndërprerjeve të kontratave të praktikës është gjithashtu i lartë. Sipas një deklarate nga Federata e Sindikatave Zvicerane (SGB), një e katërta e praktikantëve e ndërpresin kontratën e tyre të praktikës para kohe. Pas ndërprerjes, 20% nuk ​​rikthehen në trajnim. Kjo zbulon një “problem masiv të cilësisë” sipas SGB-së, dhe miti i “trajnimit profesional të përsosur” në Zvicër nuk përputhet me realitetin.

Të hënën, sindikata bëri thirrje për përmirësime specifike që duhen bërë për praktikantët. Këto përfshijnë më shumë pushime dhe mbrojtje më të mirë shëndetësore. Përveç kësaj, pagat e praktikantëve nuk duhet të jenë më pak se 5,000 CHF (6,350 dollarë), sipas SGB-së. Ajo dëshiron t’i mbajë kompanitë e trajnimit më përgjegjëse.

Sindikata thotë se nevojiten standarde dhe kontrolle minimale detyruese, si dhe masa për të siguruar që ofrohen vende të mjaftueshme për praktikë.

Në vlerësimin e tyre fillestar të raportit të ri të arsimit, Parmelin dhe Darbellay theksuan se objektivat e përbashkëta të arsimit janë afatgjata. Ata tani do të shqyrtojnë nëse kërkohen masa shtesë ose objektiva të reja.

Raporti prej 400 faqesh konsolidon njohuritë aktuale rreth sistemit arsimor zviceran në të gjitha nivelet e arsimit. Autoritetet federale dhe kantonet ndajnë përgjegjësinë për sistemin arsimor zviceran. Ndërsa shkollimi i detyrueshëm bie nën juridiksionin kantonal, përgjegjësitë në sektorin pas-detyrueshëm ndahen midis qeverisë federale dhe kantoneve.

Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026

Sondazhi i fundit i Institutit Ekonomik Zviceran KOF tregon se ekonomistët qëndrojnë të vendosur në perspektivën e tyre të rritjes prej 1% për vitin 2026.

Vitin tjetër, të njëjtët ekspertë financiarë parashikojnë një rimëkëmbje ekonomike, ndërsa inflacioni pritet të rritet gradualisht gjatë pesë viteve të ardhshme.

16 pjesëmarrësit në sondazhin e fundit të KOF vlerësojnë se PBB-ja e produktit të brendshëm bruto duhet të rritet me 1% në vitin 2026 dhe 1.5% në vitin 2027, e përshtatur për ngjarjet sportive, tha të hënën instituti me seli në institutin federal të teknologjisë ETH Zurich.

Pavarësisht pasigurive gjeopolitike, parashikimet mbeten të pandryshuara nga sondazhi i mëparshëm në dhjetor.

Parashikimet për inflacionin gjithashtu mbeten të qëndrueshme. Shkalla mesatare e inflacionit pritet të jetë 0.4% për vitin 2026, 0.6% për vitin 2027 dhe 0.9% gjatë një periudhe pesëvjeçare, raporton swissinfo, transmeton albinfo.ch.

Pjesëmarrësit në sondazh ende presin një shkallë mesatare papunësie prej 3.1%.

Për tregtinë e jashtme, ata presin që eksportet të rriten me 1% në vitin 2026. Rritja duhet të jetë më e ndjeshme në vitin 2027: 2.6%.

Ndërkohë, këtë vit pritet një rritje e qëndrueshme prej 1.2% për investimet kapitale. Konsensusi është 1% për investimet në pajisje dhe 1.7% për investimet në ndërtim, pak më i lartë se parashikimi i dhjetorit të kaluar.

Franga zvicerane pritet të vlerësohet pak kundrejt euros dhe dollarit gjatë vitit. Kundrejt euros, parashikimet janë 0.91 euro/frang zviceran për tre muajt e ardhshëm dhe 0.90 euro/frang zviceran për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Kundrejt dollarit, parashikimet janë 0.77 dollar amerikan/frang zviceran për tre muaj dhe 0.76 dollar amerikan/frang zviceran për dymbëdhjetë muaj.

Anketa e KOF u krye midis 27 shkurtit dhe 18 marsit.

Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton

Marsi ndoshta nuk është muaji më i preferuar për banorët e Zvicrës, sepse këtu vjen taksapaguesi. Por, ju pëlqen apo jo, nuk duhet ta humbisni afatin për deklaratën tuaj tatimore të vitit 2025.

Në shumicën e kantoneve, deklaratat tatimore duhet të dorëzohen deri më 31 mars 2025.

Megjithatë, tetë kantone kanë afate të ndryshme:

Jura: 28 shkurt (ose 29, në një vit të brishtë)
Bern dhe Vaud: 15 mars
Neuchâtel: 29 mars
Zug, Ticino, Appenzell Innerrhoden dhe Thurgau: 30 prill

Nëse e humbisni afatin e kantonit tuaj, do të duhet të paguani një ‘tarifë vonese’, shuma e së cilës varet nga vendi ku jetoni.

Po sikur të vonoheni?

Nëse mendoni se nuk do të jeni në gjendje ta përmbushni afatin, mund të kërkoni një zgjatje.

Nëse deklarata juaj tatimore përgatitet nga një firmë kontabiliteti, ata automatikisht paraqesin çdo vit kërkesë për zgjatje për të gjithë klientët e tyre.

Ju duhet të keni marrë një letër konfirmimi ose email nga firma për këtë qëllim.

Por nëse e përgatitni vetë deklaratën tuaj tatimore dhe nuk do të jeni në gjendje ta përmbushni afatin, duhet t’u kërkoni autoriteteve tatimore në kantonin tuaj të banimit t’ju japin më shumë kohë: megjithatë, duhet ta kërkoni atë para 31 marsit, jo në vetë ditën.

Kjo do të thotë që nëse nuk e keni kërkuar ende dhe e dini që nuk do të jeni në gjendje ta dorëzoni deklaratën në kohë, duhet ta bëni këtë menjëherë (përveç nëse jetoni në Jura, Bern ose Vaud, ku afatet janë afër ose kanë skaduar).

Si kërkoni një zgjatje?

Këtu mund të gjeni faqen e internetit të autoritetit tuaj tatimor kantonal, i cili ju drejton në një lidhje që ju lejon të kërkoni një zgjatje.

Çdo kanton ka rregullat e veta, por në shumicën e rasteve do të duhet të përfshini barkodin e përfshirë në dokumentet tatimore që ju ka dërguar kantoni juaj.

Përsëri, në varësi të kantonit tuaj të banimit, zgjatjet e dhëna do të ndryshojnë, raporton thelocal. Jo vetëm kaq, por mund të jepet më shumë se një zgjatje nëse keni arsye të vlefshme për një kërkesë të tillë – një sëmundje ose një pengesë tjetër serioze për të paraqitur taksat tuaja në kohë, transmeton albinfo.ch.

Në disa raste, kantoni do të ngarkojë një tarifë (zakonisht 20 franga) për kërkimin e disa vonesave.

Ja lista e datave për zgjatjet për paraqitjen e taksave:

30 Prill: Neuchâtel
15 Maj: Bern
31 Maj: Appenzell-Ausserrhoden, Lucern, Schwyz, St. Gallen, Uri dhe Valais.
30 Qershor: Aargau, Basel-Country, Fribourg, Nidwalden, Schaffhausen, Ticino, Vaud dhe Zug.
31 Korrik: Gjenevë, Jura dhe Solothurn.
30 Shtator: Cyrih, Basel-City
Kantonet që nuk janë të listuara këtu mund të kontaktohen drejtpërdrejt.
Megjithatë, mbani mend se këto rregulla vlejnë vetëm për banorët e përhershëm.

Jo-rezidentët dhe punëtorët ndërkufitarë u zbriten taksat direkt nga paga e tyre çdo muaj, një sistem i quajtur taksimi në burim ose tatimi në burim.

Çfarë ndodh nëse nuk e paguani faturën tuaj të taksave në kohë – ose fare?

Në përgjithësi, është një ide shumë e keqe të keni vonesa në këtë ose në çdo detyrim tjetër financiar.

Kjo për shkak se gjobat mund të jenë mjaft të rënda, duke filluar nga një kujtesë e thjeshtë nëse mungon një pagesë, deri te thirrjet nga zyra e zbatimit të borxhit në kantonin tuaj.

Dhe të kesh një borxh (përveç, të themi, hipotekës që po e shlyen gradualisht) është një njollë në të dhënat tuaja, e cila do t’ju pengojë të merrni me qira një apartament, të merrni një kartë krediti, hipotekë ose një lloj tjetër kredie.

Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

Radio Evropa e Lirë ka gjetur se emri i Ilia Uvarovit, shefit të ri të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, figuron në një databazë të publikuar nga organizata ukrainase Molfar, ku përfshihen persona që dyshohet se kanë lidhje me shërbimet sekrete ruse. REL-i nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin për rolin e saktë të tij.

Në një zyrë që prej vitesh operon pothuajse në heshtje në Prishtinë, Rusia emëroi shef të ri.

Në gusht të vitit 2025, përmes një njoftimi të shkurtër, misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) bëri të ditur se përfaqësuesja e atëhershme speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së kishte pritur shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, Ilia Uvarov.

Takimi u përshkrua si “diskutim i përgjithshëm dhe konstruktiv”.

Përtej këtij njoftimi formal, Uvarov mbeti figurë pak e njohur për publikun në Kosovë.

Madje, në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, ku janë të listuara misionet e huaja diplomatike në vend, ai ende nuk figuron si drejtues i kësaj zyre. Aty vazhdon të jetë i listuar paraardhësi i tij, Andrei Shugurov.

Ndërkohë, emri i Uvarovit, si i emëruar për Kosovën, përmendet në listën e përditësuar të misioneve të huaja në Serbi – një praktikë që lidhet me faktin se Serbia e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj, ndërsa shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, shpesh i menaxhojnë marrëdhëniet diplomatike përmes Beogradit.

Ajo që e vendos emrin e Uvarovit në një kontekst më të gjerë, është një databazë e publikuar nga Molfar Intelligence Institute – një organizatë ukrainase që merret me analiza të burimeve të hapura dhe, në disa raste, edhe me dokumente të rrjedhura nga Rusia.

Në këtë databazë, Ilia (Ilya) Uvarov përshkruhet si “oficer i departamentit RT (Zbulim nga territori) të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR)”.

Sipas organizatës, databaza është ndërtuar mbi materiale të siguruara nga një burim i brendshëm në një kompani teknologjike në Moskë dhe përmban emra diplomatësh dhe punonjësish të inteligjencës.

Një pjesë e të dhënave, sipas saj, është verifikuar përmes krahasimit me regjistra shtetërorë, por vetë organizata thekson se konfirmimi i plotë i roleve specifike mbetet i vështirë.

Instituti Molfar i tha REL-it se Departamenti RT “lidhet me operacione të inteligjencës që zhvillohen nga territori rus dhe që shpesh përdorin mbulesa diplomatike apo institucionale për të krijuar kontakte me zyrtarë të huaj, biznesmenë e të tjerë”.

REL-i nuk ka mundur të kontaktojë drejtpërdrejt me Ilia Uvarovin për të marrë një qëndrim lidhur me këto të dhëna.

Zyra Ndërlidhëse e Rusisë në Prishtinë nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara në adresën e saj zyrtare të emailit, e as Ambasada ruse në Beograd.

Ngjashëm, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse ka informacione që Uvarov mund të jetë i lidhur me inteligjencën ruse.

Kush është Uvarov?

Karriera diplomatike e Uvarovit, që besohet të ketë nisur qysh në vitin 2000, përfshin disa poste në vende të ndryshme.

Në dokumente zyrtare, ai shfaqet fillimisht në vitin 2011 si pjesë e stafit diplomatik rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, të dhënat më të dukshme për aktivitetin e tij lidhen me misionin diplomatik në Moldavi.

Atje, ai ka shërbyer si konsull në Ambasadën ruse në Moldavi.

Rol të rëndësishëm ka pasur edhe në strukturat e territorit të shkëputur moldavian – kryesisht rusishtfolës dhe prorus – të quajtur Transnitri, që Moldavia e konsideron pjesë të saj.

Në këtë territor ekziston Komisioni i Përbashkët i Kontrollit, i cili mbikëqyr zonën e sigurisë në Transnistri dhe përbëhet nga përfaqësues të Rusisë, Moldavisë dhe Transnistrisë.

Në vitin 2017, Uvarov u zgjodh bashkëkryesues i këtij komisioni si përfaqësues i Rusisë. Këtë post e mbajti deri në vitin 2019.

Komisioni është përgjegjës për monitorimin e zonës së sigurisë përgjatë lumit Dniestër (Nistru) që pas luftës së vitit 1992.

Sipas të dhënave që ka grumbulluar Shërbimi i Moldavisë i Radios Evropa e Lirë, në nëntor të vitit 2017, Uvarov mbështeti rihapjen e një ure mbi Dniestër, pavarësisht kundërshtimit të administratës separatiste të Transnistrisë.

Ura ishte rindërtuar me fonde të Bashkimit Evropian.

Sipas një ish-zyrtari të Qeverisë së Moldavisë, Uvarov është kthyer më vonë në Moskë pikërisht për faktin se ka mbështetur rihapjen e urës dhe mbajtjen e saj të hapur.

Përveç kësaj, sipas mediave në rajonin e Transnistrisë, Uvarov ka punuar më herët edhe në vende të tjera ish-sovjetike, si dhe në Shtetet e Bashkuara.

Çfarë ndodh kur një zyrtar i inteligjencës vepron nën mbulim diplomatik?

Ekspertët ndërkombëtarë të sigurisë thonë se përdorimi i mbulesës diplomatike për aktivitete të inteligjencës, është praktikë e njohur, por se në rastin e Rusisë ajo është “më e përhapur dhe më intensive”.

“Pothuajse nuk ka ambasadë në botë që të mos ketë një rol të caktuar të inteligjencës”, thotë Mark Galeotti, profesor britanik në University College London (UCL) dhe ekspert për krimin transnacional dhe çështjet e sigurisë ruse.

Ai thekson se, shpesh, është e vështirë të bëhet dallimi mes një diplomati dhe një oficeri të inteligjencës, por se karriera mund të japë indikacione.

“Nëse një diplomat ka një numër të madh postesh jashtë vendit, kjo ndonjëherë mund të japë indikacione për një rol në inteligjencë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Galeottit, një mision si ai në Kosovë “duket si një bazë e përsosur për oficerë të inteligjencës, që më pas mund të udhëtojnë nëpër rajon”.

Ai shton se rëndësia e këtij misioni lidhet me kontekstin më të gjerë gjeopolitik.

“Ka rëndësi se çfarë ndodh në Kosovë. Kosova ka marrëdhënie relativisht të mira me Perëndimin… nuk ka të bëjë aq shumë me vetë Kosovën. Ka të bëjë me përdorimin e Kosovës si bazë, për të parë se çfarë mund të zbulohet rreth asaj që NATO-ja dhe vendet e tjera perëndimore po bëjnë dhe po mendojnë”, thotë Galeotti.

Ai paralajmëron edhe për ndryshimet në mënyrën e operimit të shërbimeve ruse pas dëbimit të qindra diplomatëve nga Evropa, pas nisjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës më 2022.

“Ata po mbështeten gjithnjë e më shumë te ndërmjetësit… njerëz që rekrutohen për të kryer detyra të caktuara, shpesh pa e ditur për kë punojnë”, thotë ai.

Në të njëjtën linjë, eksperti britanik për Rusinë, Keir Giles, thotë se praktika e përdorimit të zyrtarëve të inteligjencës nën mbulim diplomatik, është e përhapur globalisht, por se Rusia dallohet për shkallën e saj.

“Shumë vende vendosin oficerë inteligjence nën mbulesë diplomatike… por në rastin e Rusisë, një përqindje e madhe e diplomatëve janë në fakt oficerë inteligjence”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se vendet përballen me një dilemë kur i identifikojnë këta persona: t’i dëbojnë apo t’i mbajnë nën vëzhgim.

“Ka rrethana të caktuara, në të cilat agjencitë vendase të kundërzbulimit do të jenë në dijeni të identitetit të një oficeri të inteligjencës nën mbulesë diplomatike, por do të vendosin të mos veprojnë kundër tij përtej vëzhgimit të aktiviteteve të tij”, thotë Giles.

Sipas tij, në raste si Kosova, ku kontrolli institucional mbi këtë mision diplomatik është i kufizuar, situata bëhet edhe më komplekse.

“Kur një vend nuk kontrollon kush hyn në territorin e tij… kjo paraqet një cenueshmëri potenciale”, thotë ai.

Ndërkohë, në anketat e vazhdueshme në Kosovë, për shumicën e popullatës, Rusia vazhdon të shihet si një faktor me rrezik për vendin.

Një raport i vitit 2024 i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS), që analizon narrativin e politikës së jashtme ruse kundrejt Kosovës, thotë se Moska e sheh Kosovën njëkohësisht si simbol të ndërhyrjes perëndimore, si çështje sigurie për Serbinë dhe si precedent në të drejtën ndërkombëtare.

“Në thelb, pozicioni i Rusisë ndaj Kosovës pasqyron rivalitetin e saj gjeopolitik me Perëndimin, i cili nën udhëheqjen e presidentit [Vladimir] Putin është thelluar ndjeshëm, veçanërisht përmes përpjekjeve për të forcuar ndikimin në Ballkanin Perëndimor, duke qëndruar në solidaritet me Serbinë”, thuhej në atë raport.

Edhe raporti “Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve 2026”, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtar të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar, vlerësoi se Rusia “nxit paqëndrueshmëri midis Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, por gjithashtu “mbështet ndarjen e entitetit serb, Republika Sërspka, nga Bosnja dhe Hercegovina”.

Çfarë bën Zyra ruse në Kosovë?

Në Kosovë, Uvarov drejton një mision që funksionon në një kornizë të pazakontë diplomatike.

Zyra Ndërlidhëse e Rusisë është themeluar në vitin 2005, në kohën kur Kosova administrohej nga OKB-ja.

Ajo funksionon nën ombrellën e UNMIK-ut dhe nuk i nënshtrohet kontrollit të drejtpërdrejtë të institucioneve të Kosovës.

Stafi i saj nuk ka nevojë për viza, ka të drejtë hyrjeje dhe daljeje pa kufizime dhe gëzon imunitet nga juridiksioni penal, civil dhe administrativ.

Edhe ambientet e saj janë të paprekshme nga autoritetet lokale.

Kjo e bën këtë mision një nga më pak transparentët në Kosovë.

Për vite me radhë, aktivitetet e kësaj zyre kanë qenë kryesisht të padukshme për publikun. Informacionet e pakta që ekzistojnë, lidhen kryesisht me takime me misione ndërkombëtare.

Megjithatë, në vitin 2021, autoritetet e Kosovës shpallën “non grata” dhe dëbuan dy diplomatë rusë të lidhur me këtë zyrë, duke thënë se kishin “cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues”.

Sipas informacioneve jozyrtare të Radios Evropa e Lirë, përfaqësuesit e Zyrës së Rusisë në Kosovë mbajnë lidhje me Kishën Ortodokse Serbe.

Vetë Kisha Ortodokse Serbe thotë se përfaqësuesit e saj në Kosovë kanë kontakte të rregullta me misionet ndërkombëtare, si KFOR-i, OKB-ja, OSBE-ja, BE-ja dhe vendet e Quint-it, por se këto kontakte lidhen me çështje të sigurisë, jetës së përditshme dhe funksionimit të institucioneve kishtare, e jo me politikë.

Sa i përket Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, Kisha tha për REL-in se, viteve të fundit, nuk ka pasur vizita formale, por vetëm vizita të herëpashershme të stafit të saj në objekte fetare, së bashku me familjarë, kryesisht për shërbesa dhe vizita fetare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it as nëse ka komunikim me këtë zyrë dhe diplomatët e saj, as për mënyrën se si funksionon ky mision diplomatik.

Për rolin e saktë të kësaj zyre në Kosovë, nuk foli as UNMIK-u.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, OKB-ja tha se “nuk komenton për përbërjen apo aktivitetet e misioneve diplomatike të shteteve anëtare”./REL