Green Coast nis dorëzimet e fazës së dytë gjatë vitit 2026

Gjatë vitit 2026, Green Coast hyn në një moment kyç të zhvillimit të tij, me nisjen e dorëzimeve të para të njësive të fazës së dytë. Ky hap shënon jo vetëm një tjetër arritje në zhvillimin e projektit, por edhe konsolidimin e mëtejshëm të një destinacioni unik që ka prezantuar një model të ri të turizmit të integruar, me gamën më të larmishme të shërbimeve.

Ky është një evolucion i natyrshëm i një projekti të ndërtuar mbi rezultate konkrete. Që nga faza e parë, e përfunduar dhe e ban ueshme prej vitit 2019, Green Coast ka paraqitur një histori të qa rtë suksesi.

Projekti ka sjellë një koncept të ri jetese dhe pushimi, duke krijuar një komunitet aktiv gjatë gjithë vitit dhe duke zgjatur ndjeshëm sezonin turistik në Rivierën Shqiptare.

Paralelisht, ka dëshmuar një rritje të konsiderueshme të vlerës së pronës, nga momenti i nisjes së ndërtimit e deri më sot, duke u pozicionuar si një nga investimet më të qëndrueshme në tregun real estate në Shqipëri dhe duke u zgjeruar vazhdimisht në faza të mëtejshme. Në këtë kontekst rritjeje të qëndrueshme, faza e dytë përfaqëson një hap të natyrshëm të zhvillimit të projektit.

E nisur në vitin 2022, faza e dytë e Green Coast ka avancuar me ritme të qën drueshme. Që prej vitit 2024, janë tashmë funksionale dy nga pi kat më të rëndësishme të kësaj faze, Lifestyle Center La Vista dhe qendra tregtare Galeria By TEG, ku operojnë marka vendase dhe ndërkombëtare.

Këto hapësira kanë shtuar ndjeshëm dinamizmin e jetës së përditshme në Green Coast, pothuajse gjatë gjithë vitit, jo vetëm për banorët, por edhe për vizitorët.

Faza e dytë do të vijojë të sjellë hapësira të reja argëtimi dhe ndërveprimi, duke forcuar më tej identitetin e Green Coast si një destinacion ultra-modern mesdhetar, siç është Sheshi Qendror, me bare, restorante e shërbime të ndryshme dhe Mediterranean Retreat, një hapësirë e dedikuar relaksit dhe mirëqenies.

Këto qëndra, si në fazën e parë, ashtu edhe në fazën e dytë të Green Coast, janë konceptuar për të nxitur bashkëveprimin mes banorëve dhe vizitorëve, duke i dhënë jetë një komuniteti që rritet vit pas viti dhe duke i shtuar më shumë vlerë projektit.

I konceptuar si një destinacion i integruar që ofron jo vetëm rezi denca bashkëkohore dhe hotele me pesë yje, por edhe shërbime gjatë gjithë vitit, qendrën e vetme tregtare dhe lifestyle center në Rivierën Shqiptare, Green Coast pozicionohet si një nga zhvilli met më të qëndrueshme dhe me potencial më të lartë në tregun shqiptar të real estate.

Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë

Gjykata Penale e Basel-Landschaftit në Muttenz dënoi të enjten (sot) tre shqiptarë me nga 15 vjet burg dhe 15 vjet dëbim. Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë të fshehur në thasë kafeje, transmeton albinfo.ch. Ata u dënuan për shkelje të rënda të Ligjit për Narkotikët.

Sipas aktakuzës, ata bënë përgatitje për të poseduar dhe transportuar një sasi të madhe droge. Përpjekja e tyre për të gjetur kontejnerin nga Brazili në ambientet e kompanisë së transportit Swissterminal në Frenkendorf, Basel-Landschaft, dështoi pavarësisht disa përpjekjeve, shkruan sda.ch. Ngarkesa u zbulua më vonë në fabrikën Nespresso në Romont, Fribourg.

Ata donin të vidhnin 500 kilogramë kokainë, me vlerë 60 milionë franga zvicerane, nga një kontejner mallrash detare dhe ta transportonin atë jashtë vendit.

Të tre të pandehurit, të moshës 31, 34 dhe 32 vjeç, kanë vuajtur përkatësisht afërsisht dy dhe tre vjet në paraburgim dhe paraburgim parandalues. Prokuroria kishte kërkuar dënime me burg mbi 19 vjet për secilin prej tyre, ndërsa mbrojtja kishte argumentuar për lirim nga akuzat, përcjell albinfo.ch.

Bazuar në rezultatet e hetimit, zyra supozon se, midis 28 prillit dhe 2 majit 2022, disa persona – me sa duket përfshirë tre të akuzuarit – po kërkonin një kontejner mallrash detare në ambientet e një terminali kontejnerësh në Basel-Landschaft. Përveç rreth 300 thasëve prej jute që përmbanin kafe të gjelbër, kontejneri ishte i ngarkuar edhe me rreth 20 thasë që përmbanin, përveç kafes së gjelbër, edhe një total prej rreth 500 kg kokainë.

Zyra e prokurorit publik i akuzon të pandehurit për përpjekje për të rikuperuar kokainën, për ta transportuar atë dhe për ta transferuar jashtë vendit.

Meqenëse ata nuk arritën ta gjenin në kohë kontejnerin në terminal dhe ta merrnin në zotërim drogën, ajo u transportua me tren te blerësi legjitim – një fabrikë Nespresso në Romont, FR. Punonjësit atje zbuluan një substancë të bardhë të panjohur ndërsa shkarkonin thasët me kokrra kafeje.

Ngarkesa kishte ardhur nga Brazili, njoftoi atëherë policia kantonale e Fribourg-ut. “Thasët ishin të izoluar dhe droga nuk ra në kontakt me asnjë nga produktet e përdorura në prodhim”, deklaroi policia.

Një sasi prej afërsisht 500 kg kokainë u gjet dhe u raportua tek autoritetet. Pastërtia e drogës ishte midis 97% dhe 100%, përcjell albinfo.ch. Zyra e prokurorit publik vlerëson se vlera e kokainës së sekuestruar, në treg, do të arrinte deri në 60 milionë franga zvicerane.

Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm.

Mbledhja e parë e qeverisë së re, vendimet dhe prioritetet e Kurti 3

Albinfo.ch ju sjell një përmbledhje të mbledhjes së parë të Qeverisë Kurti 3

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e parë të kabinetit Kurti 3, ka nisur aktivitetin e saj duke miratuar vendime të rëndësishme dhe duke përcaktuar prioritetet e mandatit të ri, përcjell albinfo.ch.

Një nga vendimet kryesore ishte miratimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë mbi “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrencën dhe Rritjen e Gjelbër” ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore. Sipas Ministrit të Financave, Hekuran Murati, vlera e kësaj marrëveshjeje arrin 90.3 milionë euro. Tani, marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim.

Kryeministri Albin Kurti konfirmoi se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të paguhet sapo të hyjë në fuqi Ligji për Buxhetin e vitit 2026. Ai shtoi se buxheti i miratuar nga qeveria e re, i cili kap një vlerë rekord prej rreth 4 miliardë eurosh, po riprocedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

Kurti gjithashtu theksoi besimin e tij në suksesin e kabinetit të ri:

“Mësimet që kemi nxjerrë përgjatë mandatit të kaluar dhe ekspertiza e ministrave më bën të besoj se ky kabinet ka të gjitha parakushtet të jetë kabineti më i suksesshëm në historinë e Republikës. Pritjet që qytetarët kanë nga ne janë dëshmi e standardit që kemi vendosur dhe duhet ta nderojmë çdo ditë”, tha ai.

Kryeministri gjithashtu njoftoi gatishmërinë për të nisur nga nesër bisedimet me partitë politike për çështjen e presidentit.

Ministri Murati bëri të ditur procedurat e ardhshme në Kuvend dhe planin buxhetor të Kosovës. Ai tha se ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk kërkon lexim të dytë dhe hyjnë menjëherë në fuqi, ndërsa për buxhetin nevojitet edhe leximi i dytë. Gjithashtu, pjesa e parë e pagesave nga Plani i Rritjes pritet të jetë një avans prej 7% të vlerës totale, ose rreth 62 milionë euro, ku gjysma do të përdoret për investime në Ballkanin Perëndimor dhe gjysma tjetër si mbështetje buxhetore për përdorim të menjëhershëm nga shteti. Pjesa tjetër do të lirohet sipas dinamizmit të zbatimit të reformave të dakorduara në Pakon e Reformave.

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Sipas këshilltarit për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, vendimi është marrë për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillimet e brendshme në Kosovë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munih, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve. Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”, ka deklaruar Kupina.

Në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Munih pritet të marrin pjesë qindra liderë botërorë dhe përfaqësues të lartë institucionalë. Nga Kosova, sipas njoftimeve, pritet të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Në këtë konferencë pritet të jetë i pranishëm edhe kryediplomati amerikan, Marco Rubio, i cili do të udhëheqë një delegacion të nivelit të lartë amerikan.

Pjesëmarrje pritet të ketë edhe nga Serbia, ku sipas paralajmërimeve do të marrin pjesë presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Jashtëm Marko Gjuriq dhe disa ministra të tjerë. Po ashtu, edhe vendet e tjera të rajonit do të përfaqësohen me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimeve në konferencë, së bashku me çështjet e sigurisë globale dhe tensionet që lidhen me Iranin./Albinfo.ch.

Qeveria e Kosovës procedon buxhetin e vitit 2026 në Kuvend, vlera rekord prej 4 miliardë euro

Qeveria e Kosovës ka riproceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026, në mbledhjen e parë të kabinetit të ri. Buxheti i miratuar nga qeveria e re kap vlerën rekord prej rreth 4 miliardë eurosh, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se buxheti po “risjellët” për shqyrtim, pasi versioni i tij ishte miratuar edhe nga qeveria e kaluar në detyrë, megjithëse me pasiguri në lidhje me miratimin final nga Kuvendi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se qeveria synon një “rishikim të shpejtë” të buxhetit, ndërsa procedurat për miratim në Kuvend janë duke u zhvilluar.

Ky buxhet vjen në një periudhë kur vendi përballet me sfida ekonomike dhe nevojë për investime në infrastrukturë dhe shërbime publike./Albinfo.ch

Sonte Zvicra, Kosova e Shqipëria mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Zvicra, Kosova dhe Shqipëria, sonte i mësojnë kundërshtarët e rinj në garën e Ligën e Kombeve.

Kosova gjendet në Ligën B, për herë të parë në histori, ashtu si edhe Zvicra, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa, Shqipëria ka rënë në Ligën C.

Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës do jenë: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli (vazo 1) – Zvicra, Austria dhe Ukraina (vazo 2) – Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës dhe Rumania (vazo 3).

Kurse kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë, janë: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria dhe Armenia (vazo 2) – Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro dhe Estonia (vazo 3) – Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia dhe San Marino (vazo 4).

Shorti hedhet sonte nga ora 18:00 në Bruksel.

Kurse ndeshjet e para të këtij kompeticioni do të zhvillohen në shtator, me datat 24 dhe 26.

16 kandidatët e LVV-së që do të bëhen deputetë në vend të ministrave

Lëvizja Vetëvendosje pritet të pësojë ndryshime në përbërjen e Grupit Parlamentar, pasi 16 deputetë të saj janë emëruar në poste ministrore në kuadër të Qeverisë “Kurti 3”, përcjell albinfo.ch.

Me kalimin e tyre në ekzekutiv, mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës do t’i marrin 16 kandidatët e radhës nga lista zgjedhore e LVV-së, të cilët në rezultatet fillestare nuk kishin arritur të siguronin ulëse në Parlament.

LVV aktualisht ka gjithsej 57 deputetë në Kuvend. Deputetët e rinj që pritet të marrin mandatin janë: Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi, Mimoza Shala dhe Agon Batusha.

Këta deputetë do të zëvendësojnë anëtarët e LVV-së që tashmë janë bërë pjesë e kabinetit qeveritar, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e rinj.

Pas këtyre ndryshimeve, përbërja e Grupit Parlamentar të LVV-së përfshin deputetët: Avni Dehari, Shqipe Mehmeti Selimi, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Rufki Suma, Adriana Matoshi, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Adelina Grainca, Blerim Gashi, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Taulant Kelmendi, Arbër Rexhaj, Labinotë Demi-Murtezi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Artan Abrashi, Arijeta Fejza, Hysen Durmishi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Valon Ramadani, Adnan Rrustemi, Jeton Raka, Fatmire Kollçaku, Arsim Ademi, Drita Pajaziti, Rozeta Hajdari, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sulejman Meholli, Vigan Qorrolli, Naim Bardiqi, Valon Hoti, si dhe deputetët e rinj që marrin mandatin.

Begaj uron Qeverinë Kurti 3, premton mbështetje vëllazërore për Kosovën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti me rastin e fillimit të mandatit të ri qeverisës, përcjell albinfo.ch.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj ka shprehur urimet e tij për suksese në drejtimin e vendit, duke theksuar rëndësinë e progresit, zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Presidenti shqiptar ka vënë në pah edhe rëndësinë e bashkëpunimit politik në përballimin e sfidave që e presin vendin, duke shprehur besimin se klasa politike në Kosovë do të veprojë në funksion të interesit shtetëror dhe qytetar.

“Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti! I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës. Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara. Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë”, thuhet në mesazhin e Begajt./Albinfo.ch

Seanca në Hagë: Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të vazhdojë sot seanca gjyqësore me paraqitjen e deklaratave të mbrojtjes për ish-kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli, ndërsa më pas do të pasojë edhe mbrojtja për Rexhep Selimin, përcjell albinfo.ch.

Një ditë më parë përfundoi dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjatë kësaj seance, deklaratat e tyre i paraqiti ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, përfaqësuar nga avokatët Luka Mishetiq, Nina Tavakoli dhe Pierre-Richard Prosper. Po ashtu, para trupit gjykues nisi paraqitjen edhe mbrojtja e Kadri Veselit, e udhëhequr nga avokati Rodney Dixon.

Avokati Dixon pritet të vazhdojë sot paraqitjen e argumenteve mbrojtëse për Veselin, proces që kishte nisur gjatë seancës së djeshme, por që nuk u përmbyll.

Gjatë fjalës së tij, Dixon theksoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar, sipas tij, nuk ka paraqitur prova që dëshmojnë përfshirjen e Veselit në aktivitete kriminale. /Albinfo.ch

Transporti publik në Evropë: Vjena e para, vendet ballkanike nga fundi

Për transportin më të keq publik në Evropë, Tiranës ia kalon vetëm Roma, por ndryshe nga kjo e fundit, ne nuk kemi as metro, tramvaje apo trena urbanë.

Pra, ndërsa banorët dhe turistët në kryeqytetin italian kanë mundësi zgjedhje kur autobusët vonojnë, në Tiranë përveç transportit publik, mund të përdorësh taksi me kosto të larta, ose të zgjedhësh të ecësh më këmbë.

Anketa e Komisionit Europian për Cilësinë e Jetës në Qytetet Evropiane u kërkoi mbi 71,000 personave në 83 qytete të vlerësonin sistemet e tyre të transportit bazuar në pesë faktorë kryesorë: përballueshmërinë, sigurinë, lehtësinë e përdorimit, frekuencën dhe besueshmërinë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Transporti publik luan një rol të madh në nivelin e kënaqësisë që njerëzit ndiejnë me jetën e tyre në një qytet. Ndërsa disa kryeqytete shkëlqejnë, të tjera mbeten pas, duke treguar një ndarje të theksuar në mënyrën se si transporti publik u shërben banorëve në gjithë Evropën, shkruan MSN.

Sipas anketës, vetëm 29% e qytetarëve në Romë janë të kënaqur me transportin publik. Sistemi i metrosë së Romës është i kufizuar për një kryeqytet, me vetëm tre linja. Ndërsa transporti tokësor (makina, autobusë, trena) shpesh vonohet për shkak të trafikut dhe grevave, duke ndikuar në këtë nivel të ulët kënaqësie.

Roma ka disa lloje transporti publik, përfshirë metronë, autobusët, tramvajin dhe trenat urbanë/rajonalë. Këto së bashku mbulojnë pjesën më të madhe të qytetit dhe përdoren për lëvizje të përditshme nga banorët dhe turistët.

Edhe në kryeqytetin shqiptar, vetëm 29% je qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

“Tirana nuk ka shërbim metroje apo tramvaji dhe sistemi ekzistues i autobusëve është shpesh i mbipopulluar dhe i vështirë për t’u orientuar. Zhvillimi i infrastrukturës është shumë i nevojshëm”.

Sipas Eurostat, Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Evropë, por kjo nuk është shenjë e një transporti publik të zhvilluar, por mungesë e alternativave të tjera të transportit publik. Kur vjen puna te rinovimi i flotës, Shqipëria mbetet nën mesataren e Bashkimit Evropian, duke e bërë modernizimin e autobusëve një nevojë të domosdoshme.

Sipas Eurostat nga 8 886 autobusë urbanë, autobusë ndërqytetas dhe elektrikë gjithsej në vitin 2024, vetëm 432 janë mjete të reja, që përfaqësojnë rreth 4.9% të flotës, nën mesataren e BE-së prej 5.1%.

Për të përmbyllur top 5 kryeqytetet me transportin më të keq në Evropë, pas Tiranës, renditet Podgorica, Beogradi dhe Nikozia.

Në Podgoricë vetëm 37% e qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

Kryeqyteti i Malit të Zi nuk ka sistem hekurudhor urban dhe vetëm një rrjet të vogël e jo të rregullt autobusësh. Edhe pse shërbehet nga trenat ndërqytetës, përdorimi i transportit publik lokal është minimal, pasi shumica e banorëve zgjedhin të ecin në këmbë ose të përdorin makinën.

Në kryeqytetin serb, në Beograd dhe në Nikozia, kryeqytetin e Qipros kënaqësia arrin ë nivelin 44%.

“Beogradi ka një sistem të gjerë autobusësh dhe tramvaji, por ai është i vjetruar dhe qyteti nuk ka metro. Metroja e planifikuar prej kohësh është ende në fazat e hershme të ndërtimit”.

“Nikozia nuk ka sistem tramvaji apo metroje dhe mbështetet plotësisht te autobusët. Shërbimi është i kufizuar dhe pronësia e lartë e makinave ndikon në nivelin e përgjithshëm të kënaqësisë”.

Qytetarët e cilit kryeqytet në Evropë janë më të kënaqur me transportin publik?

Vjenë, Austri: 91%

Transporti publik i Vjenës njihet për përpikërinë, pastërtinë dhe integrimin e mirë. U-Bahn (metroja), tramvajet dhe autobusët janë të përballueshëm dhe të lidhur mirë me njëri-tjetrin, duke e bërë të lehtë lëvizjen në mënyrë efikase në kryeqytetin austriak.

Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Në qytetin e Bursës në Turqi është shënuar 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës përmes një aktiviteti solemn, i cili mblodhi bashkatdhetarë dhe përfaqësues institucionalë nga vende dhe qytete të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

Në këtë organizim morën pjesë shqiptarë që jetojnë në Stamboll, Ankara, Adana, Samsun, Manisa, Edirne, Kilis dhe qytete të tjera të Turqisë, duke dëshmuar lidhjen dhe përkushtimin e diasporës shqiptare ndaj shtetit të Kosovës.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe deputetë të Parlamentit të Turqisë dhe të Kosovës. Pjesëmarrja e tyre i dha aktivitetit një rëndësi të veçantë, duke reflektuar frymën e bashkëpunimit, respektit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Manifestimi u shoqërua me mesazhe uniteti dhe krenarie kombëtare, duke rikujtuar rëndësinë historike të shpalljes së pavarësisë dhe sakrificat e bëra për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. /Albinfo.ch 

Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare

Në Universitetin prestigjioz të Harvardit është zhvilluar një aktivitet kulturor me rëndësi të veçantë, ku është promovuar vepra e autores shqiptare me banim në Kanada, Armenida Qyqja, transmeton albinfo.ch.

Libri i saj në gjuhën angleze, “Golden Armor”, pritet të bëhet pjesë e bibliotekës së këtij institucioni të njohur botëror, duke shënuar një tjetër sukses për prezantimin e letërsisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Aktiviteti u moderua nga Prof. Dr. Inga Zhghenti, e ardhur nga Nju Jorku, ndërsa librin e prezantoi botuesi amerikan Dustin Pickering nga Teksasi. Gjatë fjalës së tij, Pickering vuri në pah vlerat artistike të veprës, duke theksuar mesazhet universale dhe qasjen e veçantë letrare që autorja sjell përmes krijimtarisë së saj.

Armenida Qyqja është e njohur për lexuesit jo vetëm përmes librave të saj, por edhe përmes shkrimeve dhe poezive që publikon në rrjetet sociale. Krijimtaria e saj karakterizohet nga thellësi psikologjike dhe ndjeshmëri emocionale, ku në qendër vendos njeriun dhe përjetimet e tij, duke trajtuar njëkohësisht tema personale dhe realitete më të gjera shoqërore.

Promovimi i veprës së saj në Harvard u konsiderua një moment i rëndësishëm për kulturën shqiptare, pasi dëshmon për suksesin dhe afirmimin e autorëve shqiptarë në hapësira akademike dhe letrare ndërkombëtare, si dhe për fuqinë e zërit krijues shqiptar përtej kufijve kombëtarë./Albinfo.ch

Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë

Shoqëria Kulturore Artistike “Teuta” në Lausanne do të organizojë një mbrëmje festive me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke bashkuar komunitetin shqiptar në Zvicër në një aktivitet kulturor dhe artistik, transmeton albinfo.ch.

Ngjarja do të mbahet më 14 shkurt 2026, duke filluar nga ora 19:00, në adresën Avenue Vallonnette 12, 1023 Lausanne.

Programi artistik pritet të sjellë performanca të ndryshme muzikore dhe kulturore nga artistë të njohur, mes tyre Shpejtim Krasniqi, Ejona Bytyqi, Elion Krasniqi (LMN) dhe Gezim Doberdolani. Gjithashtu, pjesë e aktivitetit do të jenë edhe paraqitjet e ansamblit artistik me valle dhe këngë tradicionale shqiptare.

Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të bashkatdhetarëve dhe dashamirëve të kulturës shqiptare, me qëllim që kjo festë të shënohet në mënyrë dinjitoze dhe festive./Albinfo.ch

 

Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrat:

📞 079 233 0537

📞 078 885 0512

📞 076 508 5743

Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë

Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Cunmulaj, është nderuar në Kapitolin e Shtetit të Nju-Jorkut me një titull nderi, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Gjatë ceremonisë solemne, Cunmulaj pranoi Certifikatën e Mirënjohjes për kontributin e saj të vazhdueshëm si aktiviste dhe për veprimtarinë e saj humanitare, duke promovuar vlerat kulturore dhe atdhetare shqiptare.

Në këtë ngjarje morën pjesë senatorë dhe anëtarë të Asamblesë së Nju-Jorkut, të cilët vlerësuan angazhimin e saj të palodhur në shërbim të komunitetit shqiptar në diasporë.

Ky vlerësim konsiderohet si dëshmi e rolit të saj aktiv në mbështetjen e diasporës shqiptare dhe në realizimin e projekteve humanitare, si dhe e përkushtimit për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve jashtë trojeve./Albinfo.ch

Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla

Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në shkolla. Mbështetja më e madhe regjistrohet për shkollat fillore, ndërsa në shkollat e mesme shumica e nxënësve dhe prindërve janë gjithashtu pro ndalimit. Vetëm adoleshentët e grupmoshës 14–19 vjeç tregohen më kritikë, por edhe ata vlerësojnë se efektet pozitive tejkalojnë ato negative.

Sipas studimit, pjesëmarrësit presin që kufizimi i përdorimit të telefonave të përmirësojë mësimin, mirëqenien psikologjike dhe ndërveprimin social të nxënësve. Mbështetje e fortë ka edhe për ndalimin e telefonave gjatë pushimeve në shkollat fillore, ndërsa përdorimi i qëllimshëm dhe pedagogjik i tyre mbetet i pranueshëm nga klasa e shtatë e lart.

Studiuesit theksojnë se nxënësit duhet të përdorin smartfonët në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të mençur, pa lejuar që ata të dominojnë mjedisin shkollor.

Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana

Këshilli Federal i Zvicrës synon të ofrojë ndihmë të shpejtë për viktimat e tragjedisë së Crans-Montana-s. Të mërkurën, ai ngarkoi Departamentin Federal të Drejtësisë dhe Policisë (DFJP) që deri në fund të muajit të hartojë një projektligj të posaçëm, i cili do t’i propozohet Parlamentit për t’u shpallur urgjent.

Mbështetja financiare e Konfederatës, shuma e së cilës ende nuk është përcaktuar, do të plotësojë ndihmën kantonale dhe kontributet nga sigurimet. Autoritetet theksojnë se sistemi aktual është i kufizuar në rastet e ngjarjeve të jashtëzakonshme me numër të madh viktimash.

Sipas Këshillit Federal, asetet e personave përgjegjës dhe sigurimet e tyre të përgjegjësisë civile shpesh nuk mjaftojnë për të mbuluar nevojat e viktimave, ndërsa procedurat gjyqësore zgjasin shumë. Po ashtu, ekziston shqetësimi për trajtim të pabarabartë krahasuar me viktimat që nuk janë të siguruara në Zvicër.

Marrëveshje me mirëkuptim

Qeveria federale dëshiron gjithashtu të organizojë tryeza të rrumbullakëta me viktimat, familjarët e tyre, siguruesit dhe autoritetet përkatëse, me qëllim arritjen e marrëveshjeve me mirëkuptim, të cilat do të shmangnin procese të gjata gjyqësore.

DFJP-ja duhet të shqyrtojë mënyrën se si këto tryeza mund të përfshihen në legjislacion, si dhe të përcaktojë se si Konfederata mund t’i kompensojë kantonet. Nga ana e tyre, kantonet do të duhet të ndajnë fonde të konsiderueshme për ndihmën ndaj viktimave.

Kantoni i Valais-it ka kryer tashmë pagesat e para emergjente prej 10,000 frangash zvicerane për çdo person të shtruar në spital ose për çdo familje të prekur. Gjithashtu, ai po mbulon shpenzimet e funeralit dhe të riatdhesimit për të gjithë personat që kanë humbur jetën.

Viktimat dhe familjet e tyre mund të përfitojnë edhe nga shërbime shtesë mbështetëse, të parashikuara nga ligji federal për ndihmën ndaj viktimave të krimit.

Zjarri që shpërtheu natën e Vitit të Ri në një lokal në Crans-Montana shkaktoi 41 viktima dhe 115 të plagosur.

Kuvendi votoi: Kurti 3 nis udhëtimin qeverisës

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot Qeverinë e re të vendit, duke i dhënë mandatin kryeministrit Albin Kurti.

66 deputetë votuan për qeverinë, 49 kundër, ndërsa asnjë deputet nuk abstenoi.

Me këtë votim, Albin Kurti fillon edhe zyrtarisht mandatin e tij të tretë si kryeministër i Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Ai tha se kjo është përgjegjësi për të dhe kabinetin e tij duke u betuar se do ta kryejë punën me nder e përgjegjësi.

Kurti do të udhëheqë një qeveri e cila pritet të përqendrohet në prioritetet kryesore të vendit, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Këto ishin edhe pikat ku Kurti u përqëndrua gjatë ekspozesë së tij ku paraqiti kabinetin qeveritar.

Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë

Një numër në rritje i të rinjve në Zvicër po përfiton nga pensionet e sigurimeve për paaftësi, kryesisht për shkak të problemeve mendore si depresioni dhe ankthi. Kjo po krijon presion mbi financat e sistemit.

Këshilli Federal ka vendosur që të rinjtë nuk do të marrin menjëherë pension, por do të përfitojnë fillimisht mbështetje për integrim profesional, si trajnim, asistencë financiare dhe këshillim. Megjithatë, një injeksion financiar shtesë për sigurimin e paaftësisë mbetet opsional, duke përfshirë mundësinë e rritjes së kontributeve nga pagat, të ndara midis punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Vendimi ka shkaktuar debate politike: partitë konservatore kundërshtojnë rritjen e kontributeve, ndërsa politikë të majtë, sindikatat dhe organizatat për personat me paaftësi e mbështesin atë. Organizatat paralajmërojnë se pa financim shtesë, problemet financiare të sigurimeve për paaftësi nuk do të zgjidhen plotësisht.

Qëllimi i reformës është që më pak të rinj të jenë të detyruar të dalin në pension të hershëm, duke përmirësuar edhe shanset e tyre për integrim në tregun e punës dhe stabilitetin financiar të sistemit.

Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?

Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend, bëri të ditura dy iniciativa kryesore që lidhen me mërgatën.

Së pari, qeveria do të ndajë 100 milionë euro për “Dritaren për Investime të Diasporës”, një program që synon të lehtësojë dhe nxisë investimet e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, shkruan albinfo.ch.

Së dyti, është parashikuar kthimi automatik i shtetësisë për mërgatën, një masë që synon të thjeshtojë procesin për qytetarët që dëshirojnë të rikthejnë ose të rifitojnë shtetësinë e Kosovës.

Kurti prezanton kabinetin qeverisës para deputetëve

Kuvendi i Kosovës po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme plenare me rend dite zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin si Mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Albin Kurti ka paraqitur përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Kabineti i ardhshëm qeveritar i propozuar nga Kurti është si vijon:

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm: Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka

Ministër i Financave: Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës: Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës dhe Digitalizimit: Lulzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia

Ministër i Arsimit: Hajrullah Ceku

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani

Ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal: Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë: Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës: Dimal Basha

Ministre e Tregtisë: Mimoza Kusari-Lila

Ministre e Ekonomisë: Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal: Rasim Demiri

Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në

Partnerët socialë në Zvicër kanë arritur marrëveshje për mbrojtjen e pagave në kuadër të paketës së marrëveshjeve me Bashkimin Evropian (BE). Të mërkurën, Këshilli Federal prezantoi ndryshime në një masë përfundimtare, e cila gjatë procesit të konsultimit ishte kritikuar nga e djathta.

Masa e re synon të forcojë mbrojtjen e partneritetit social në nivel ndërmarrjeje. Konkretisht, ajo lidhet me procedurën e njoftimit kur një punëdhënës synon të shkarkojë përfaqësues të zgjedhur të punëmarrësve, anëtarë të organeve të përbashkëta drejtuese të fondeve pensionale, si dhe anëtarë të komiteteve kombëtare sektoriale që mbulohen nga një kontratë kolektive e zgjeruar.

Sipas kësaj mase, kur një punëdhënës planifikon shkarkimin e një prej këtyre personave, ai duhet të nisë një procedurë njoftimi me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje dhe shmangien e shkarkimit. Kjo dispozitë zbatohet vetëm për kompanitë me të paktën 50 punonjës, që përbëjnë rreth 2% të të gjitha ndërmarrjeve të themeluara në Zvicër, thekson qeveria.

Diskutime intensive

Kërkesa, e cila erdhi nga sindikatat, u kritikua ashpër nga qendra e djathtë. Megjithatë, Këshilli Federal këmbëngul në këtë dispozitë për të “ruajtur ekuilibrin” e paketës së masave dhe për të respektuar detyrimet e Zvicrës ndaj Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Sipas qeverisë, ndryshimet e propozuara adresojnë shqetësimet e ngritura si nga punëdhënësit ashtu edhe nga sindikatat. Ato bazohen në rezultatet e konsultimeve dhe në diskutimet intensive me partnerët socialë gjatë muajve të fundit.

Parashikohen sanksione

Një punëdhënës që nuk respekton procedurën do të përballet me sanksione që variojnë nga katër deri në dhjetë paga mujore. Ky kompensim duhet t’i paguhet përfaqësuesit të punëmarrësve në formën e pagave mujore.

Nga ana tjetër, një punëdhënës që kryen vetëm gabime të vogla procedurale mund t’i korrigjojë ato pa u përballur me penalitete. Por nëse punëdhënësi vepron në mënyrë abuzive dhe shkarkon një punonjës pa zhvilluar asnjë intervistë apo pa dhënë njoftim, ai do të përballet me një sanksion të rëndë.

Nga 14 masat për mbrojtjen e punëtorëve zviceranë në marrëveshjen e re tregtare me BE-në, 13 prej tyre ishin miratuar tashmë në parim.

Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Me këtë rast, Presidentja Osmani i ka uruar suksese Kryeministrit të mandatuar në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e angazhimit në shërbim të qytetarëve dhe interesit të Republikës së Kosovës.

“Ju priftë e mbara!”, ka përfunduar Presidentja Osmani mesazhin e saj.