Lajme

Covid-19: Më pak mundësi punësimi në Zvicër

Tregu i punës në Zvicër ofron më pak mundësi për punësim për shkak të pandemisë Covid-19 ndërsa parashikimi i përgjithshëm ekonomik është i zymtë, zbulojnë shifrat e reja

Një ‘Barometër i Punësimit ’, i prodhuar nga Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës (FSO), e cila ndjek rritjen e punësimit në vend, tregon se ekonomia zvicerane numëronte 11, 900 më pak vende pune në tremujorin e tretë të vitit 2020 sesa gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa studimi mbulonte periudhën nga korriku deri në shtator, para se vala e dytë e pandemisë të godiste Zvicrën, numrat për pjesën e mbetur të vitit ka të ngjarë të jenë edhe më të zymtë, përfundoi FSO.

Industritë më të prekura janë sektorët e prodhimit, hotelierisë dhe restorantit.

Ofertat e punës ranë me 15.1 përqind në të dy sektorët sekondarë (-12.5 përqind) dhe terciar (-15.8 përqind).

Pothuajse të gjitha kantonet pësuan një rënie, me Ticino që regjistroi nivelin më të lartë të papunësisë – 1.5 përqind – gjatë kësaj periudhe.

Punësimi në pjesët veriperëndimore dhe lindore të vendit ra me 0.5 përqind.

Në Cyrih, megjithatë, numri i vendeve të punës u rrit me 0.8 përqind. Në nivelin sekondar, rajoni i Liqenit të Gjenevës ka parë një rritje prej 0.9 përqind, ndërsa fuqia punëtore në Zvicrën qendrore mbeti e qëndrueshme.

Perspektiva për ekonominë zvicerane në tërësi gjithashtu është përkeqësuar

Pas shenjave të rimëkëmbjes të vërejtura gjatë verës, barometri ekonomik i lëshuar të hënën nga Qendra për Studime Ekonomike (KOF) është poshtë 2.8 pikë nga ai i Tetorit.

Rënia i atribuohet kryesisht treguesve që lidhen me aktivitetin prodhues dhe konsumin e familjeve.

“Në prodhim dhe ndërtim, treguesit për zhvillimin e mëtejshëm të porosive dhe fitimeve të reja po tregojnë një zhvillim negativ”, vuri në dukje KOF.

“Nga ana tjetër, nën-treguesit që vlerësojnë perspektivat e eksportit të kompanive tregojnë një tendencë paksa pozitive”.