Lajme
Covid-19: Sa e rëndë do të jetë vala e dytë në Zvicër?
Ekspertët kanë mendime të ndryshme.
Edhe pse numri i rasteve të koronavirusit ka rënë ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit dhe jeta në Zvicër ngadalë po kthehet në normale, ekspertët zviceranë po parashikojnë një rikthimin e një faze të dytë këtë verë. Sa serioz do të jetë?
Ekspertët në të gjithë botën, përfshirë ata në Zvicër, kanë mendime të ndryshme për ashpërsinë e valës së dytë.
Një ekip studiuesish nga Instituti Politeknik në Lozanë (EPFL) parashikojnë që gjatë valës së dytë, disa milionë njerëz mund të infektohen me Covid-19 në Zvicër – një numër shumë më i lartë i atyre që janë infektuar në të gjithë vendin që nga fundi i shkurtit, përcjell albinfo.ch.
Dhe duke pasur parasysh që popullsia e Zvicrës është vetëm 8.6 milionë, ky rikthim, nëse ndodhë do të ketë pasoja të rënda, përfshirë 20,000 vdekje.
Sipas Jacques Fellay, i cili mbikëqyri studimin EPFL, të kryer së bashku me studiuesit nga Universiteti John Hopkins në Baltimore, SHBA, “të gjitha grupet që bëjnë modelimin e epidemisë në Zvicër vijnë në përfundime shumë afër njëra-tjetrës.
“Dallimet rajonale do të jenë shumë më pak të theksuara. Virusi shpërndahet në të gjitha kantonet, kështu që gjithmonë do të ketë shpërthime të reja në Zvicër”, tha ai në një intervistë.
Fellay theksoi rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të masave mbrojtëse edhe pasi aktivitetet normale po rinisen.
“Nëse kthehemi në rrugën e jetës më parë, epidemia do të na pushtojë shpejt”, tha ai.
Ndërsa, Didier Pittet, drejtuesi i shërbimit të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në Spitalin Universitar të Gjenevës (HUG) ka një pamje më pozitive në lidhje me valën e dytë.
“Nëse vazhdojmë të gjurmojmë virusin për të kontrolluar infeksionet dhe nëse popullata vazhdon të respektojë masat higjeno dhe distancuese, mund të kemi vetëm valë të vogla gjatë verës”, tha Pittet në një intervistë në stacionin televiziv Léman Bleu këtë javë, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, situata mund të bëhet më problematike gjatë vjeshtës, pasi viruse të tjera të frymëmarrjes, përfshirë gripin, gjithashtu do të qarkullojnë gjatë këtij sezoni, tha Pittet.
Për të parandaluar rikthimin e sëmundjes, ose të paktën ta mbajmë atë të menaxhueshëm, “do të duhet të jemi jashtëzakonisht vigjilentë në zbulimin e rasteve të reja dhe vendosjen e tyre në karantinë”, shtoi ai./albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














