Lajme
“Credit Suisse” do të rrisë kapitalin e saj për 15,3 miliardë franga
Banka “Credit Suisse” është duke ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të forcuar kapitalin e saj. Numri i dytë i bankave zvicerane do të rrisë menjëherë kapitalin e saj për 8,7 miliardë franga, u bë e ditur sot në një komunikatë të saj.
Në përgjithësi, të gjitha masat e ndërmarra do të rrisin kapitalin për 15,3 miliardë franga. “Ne kemi vendosur në rrethanat aktuale të përshpejtojmë zbatimin e strategjisë sonë të kapitalit për të eliminuar çdo paqartësi nga raportet për stabilitetin financiar të Bankës Kombëtare të Zvicrës”, theksoi Urs Rohner për “Credit Suisse”.
Në raportin e saj të botuar një muaj më parë, Banka Nacionale e Zvicrës i pati bërë thirrje UBS-së dhe në veçanti bankës “Credit Suisse” për të fuqizuar kapitalin e tyre. Tani për tani kapitali i tyre mund të përballojë humbje që mbetet nën mesatarën ndërkombëtare, sipas Institutit për prodhimin e të hollave.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












