Shqipëria

Debat i nxehtë për femrat dhe fenë në Shqipëri

Deklarata e imamit Elvis Naçi për femrat dhe meshkujt kanë ngjallur diskutime të mëdha në Shqipëri.

Për këtë temë janë përplasur fort edhe në emisionin “Opinion” analisti Mustafa Nano dhe imami Elvis Naçe. Naçe ka akuzuar Nanon se po flet për diçka që ai nuk është i thirrur të flasë dhe që nuk di, çka e ka nxehur atë të shpërthejë në ofendime, përcjell albinfo.ch.

Por debati nuk është ndalur me kaq, pasi Nano e ka quajtur imamin “injorant që po i tregonte detin”. E ky i fundit e ka akuzuar Nanon se ka thënë që “myslimanët e devotshëm do t’i vënë flakën Shqipërisë”, por Nano tha se nuk e mbante mend një deklaratë të tillë.

Në një moment, drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, ka kërkuar që të ftuarit të qetësohet, duke thënë që të mos përfundojnë sikurse ndodhi në debatin mes deputetëve Frashër Krasniqi e Milaim Zeka.