Kuriozitete
Në 2030-ën, shumica e automjeteve do të jenë elektrike
Makinat elektrike përbëjnë një fraksion shumë të vogël të automjeteve të shitura në gjithë botën, por shumë shpejt kjo do të ndryshojë
Duket se shitjet e automjeteve elektrike po rriten më shumë nga sa pritej. Pritet të arrijnë 1/3 e tregut botëror të automjeteve deri në vitin 2025 dhe do të arrijnë në 51% deri në 2030, kur ato do të tejkalojnë automjetet me motorë me djegie të brendshme, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, një përshpejtim i rritjes së shitjeve të këtyre automjeteve thuhet se ka ardhur edhe për shkak të mbështetjes së stimujve shtetërorë ndaj rregulloreve gjithnjë e më të rrepta për emetimet që i shtyjnë prodhuesit të përqëndrohen në energji elektrike, por edhe në uljen e ndjeshme të kostove të baterisë dhe rritjen e kënaqësisë së konsumatorit.
Ndërsa në vitin 2030 pjesa e tregut të naftës pritet të bjerë nga 14% deri sa në vitin 2019 ra në 4% dhe ai i benzinës supozohet se do të ulet në 44%. Prandaj, mesa duket, e ardhmja e automobilave do të jetë ajo elektrike.
Tri të pestat e veturave të reja duhet të jenë elektrike deri në vitin 2030, në mënyrë që të arrijnë objektivat e gazit serrë, kanë paralajmëruar ministrat britanikë.
Nga ana tjetër, kompania japoneze ka vetëm disa automjete të elektrizuara në shitje globalisht deri më tani, duke përfshirë Crosstrek Hybrid për tregun amerikan si dhe Forester e-Boxer në Evropë, por Subaru është duke përgatitur një plan agresiv për dy dekadat e ardhshme.
Subaru do të ketë automjete të forta hibride falë bashkëpunimit me gjigantin Toyota, dhe një projekt madhor po përgatitet për fundin e kësaj dekade, i cili do të ndihmojë Subaru të arrijë 40% të automjeteve elektrike shumë shpejt.
Ata kanë lëshuar tashmë skica të modelit elektrik, i cili duhet të duket si një crossover dhe Subaru planifikon të prodhojë vetëm automjete elektrike në gjysmën e parë të vitit 2030.
Ndërsa sipas analizave të bëra nga Bloomberg New Energy, deri në vitin 2040, makinat elektrike mund të përbëjnë 57 për qind të të gjitha shitjeve të botë. Makinat elektrike do të kenë një përqindje të ngjashme me shitjet e makinave komerciale të lehta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë dhe Kinë.
“Ne të gjithë shohim mundësi reale që shitjet botërore të makinave me pasagjerë konvencionalë të kenë arritur pikun e tyre”, tha kreu i Transportit të Avancuar, Colin McKerracher.
Gjatë dy dekadave të ardhshme, shitjet botërore të makinave elektrike do të rriten nga dy milionë vitin e kaluar në 56 milionë në vitin 2040. Në të njëjtën kohë shitjet e automjeteve me karburant do të bien nga 85 milionë vitin e kaluar në 42 milionë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete

Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale
- Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
- Alesia, shqiptarja nga Firence që spikat në fushën e inxhinierisë biomjekësore dhe inteligjencës artificiale
- Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂
E-Diaspora
-
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter Në Simpoziumin e St. Gallenit u zhvillua takim bilateral me ministren zvicerane të Financave, Karin Keller-Sutter,... -
Londër
Florian Vlashi magjepsi Londrën me një mbrëmje artistike -
Nju-Jork
Shoqata AALEA vlerëson oficerët shqiptaro-amerikanë për shërbimin në SHBA -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Fron Shala certifikohet nga HarvardX në shkencat e astronomisë
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter Në Simpoziumin e St. Gallenit u zhvillua takim bilateral me ministren zvicerane të Financave, Karin Keller-Sutter,... -
Zvicër
Zvicra ndër shtetet më të mira në botë për shtigjet malore në vitin 2026 -
Nestlé do të mbajë prodhimin e kapsulave Nespresso në Zvicër pavarësisht tarifave amerikane -
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik












