Lajme
Diaspora kosovare e anashkaluar nga vendimmarrja
Partitë opozitare besojnë se diaspora po anashkalohet qëllimisht nga Qeveria e Kosovës, prandaj kërkojnë vende të rezervuara për diasporën në Kuvendin e shtetit
Partitë opozitare në Kosovë, kërkojnë nga institucionet qeverisëses që të krijojnë më shumë favore për diasporën, sidomos në aspektin e vendimmarrjes. Opozita beson se diaspora kosovare që përbën gati gjysmën e popullsisë rezidente, është e anashkaluar nga Qeveria e Kosovës, prandaj kërkojnë që në Kuvend të ketë vende të rezervuara për diasporën.
Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës po mundohet ta shfrytëzojë diasporën dhe njëkohësisht ta margjinalizojë atë.
“Të mos harrojmë se as kushtet minimale që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë nuk i ka. Më shumë se gjysma e qytetarëve jetojnë jashtë Kosovës, e ajo është e përjashtuar nga votat, nga vendimmarrja, nuk kanë ulëse në Kuvend. Në vend se të kishin lehtësira kur vijnë në atdhe ata kanë të kundërtën dhe priten me gjoba në pika kufitare”, është shprehur Selimi për gazetën “Zëri”.
Sipas tij, shqiptarët që jetojnë në diasporë janë pjesë integrale e kombit, por “nga pushteti i tashëm ata janë pjesë e përjashtuar e kombit”.
Selimi më tej ka bërë një krahasim në mes të të drejtave që i kanë serbët që jetojnë jashtë Kosovës, me shqiptarët.
“Paramendojeni se sa të drejta kanë serbët që jetojnë jashtë Kosovës dhe sa të drejta kanë shqiptarët që jetojnë jashtë Kosove? Serbët që jetojnë në Kosovë dhe jashtë saj kanë të drejtë të zgjedhin dhe të përfaqësohen në Kuvend…Ata janë të përfaqësuar edhe me vende të garantuara. Kurse shqiptarët që e kanë lëshuar Kosovën për arsye ekonomike, nuk kanë të drejtë në vendimmarrje”, ka deklaruar Selimi.
Sipas deputetit të “Vetëvendosjes”, Qeveria është e interesuar që diaspora të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ai konsideron se votat e diasporës nuk do të shkonin për pushtetin.
“Diaspora kur e bën vlerësimin e subjekteve politike dhe gjendjes, ajo bën krahasim me vendin ku jetojnë, pra e krahasojnë punën e Qeverisë së Kosovës me atë të vendit ku jetojnë. Dhe gjithsesi se Qeveria e Kosovës del e keqe, prandaj ata duan ndryshim, e pushteti në Kosovë nuk do ndryshim. Prandaj njëra prej arsyeve që diaspora mbetet e përjashtuar nga votimi është ky”, ka përfunduar Selimi.
Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, ka thënë se duhet të krijohen kushte më të përshtatshme për investime nga diaspora.
“Diaspora shqiptare meriton kujdesin dhe vendin kryesor në institucionet tona. Deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka treguar kujdesin e duhur dhe patjetër që meritojnë edhe ulëse në Kuvend. Duhet përkushtim më i madh rreth investitorëve nga diaspora, ngase u duhet siguri dhe përkrahje. Lehtësirat për investime në nivel administrativ e po ashtu edhe lehtësira tjera e garantojnë investimin nga diaspora jonë”, ka theksuar Muharremaj.
Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i “Nismës për Kosovën”, Bilall Sherifi, ka thënë se çështja e diasporës shtrohet sikur ajo ka nevojë për Kosovën, por Sherifi thotë se është pikërisht e kundërta, pra se Kosova ka nevojë për diasporën.
“Mendoj se ne çështjen e diasporës dhe mërgimtarëve e shtrojmë shumë mbrapsht. Qasjen ndaj tyre e kemi totalisht të gabuar. Konsideroj që diaspora nuk ka asnjë nevojë për neve, përkundrazi ne kemi shumë nevojë për ta. Varësia ndaj dërgesave financiare të cilat ata ua dërgojnë familjeve të tyre në Kosovë është shumë e madhe”, ka thënë Sherifi.
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian Do të mbyllen rreth 30 kalime kufitare dhe priten vonesa të mëdha në qarkullim... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader












