Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin Eventi nis nga 12 qershor 2024, në Kesselhaus në Kulturbrauerei...
-
Bukuresht: Koncert madhështor nga sopranoja Inva Mula dhe tenori Gjergji Mani
-
Ramë Dardania, me ekspozitë në Pragë
-
Oficerë shqiptarë që shërbejnë dhe kontribuojnë në sigurinë e Nju-Jorkut
-
Në Zvicër u mblodhën mbi 37 mijë euro në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike Save a Life!
Jeta në Zvicër
-
A do të kenë të drejtën e votës emigrantët në Gjenevë? Banorët e Gjenevës do të shkojnë në qendrat e votimit për të vendosur mbi një iniciativë...
-
Borxhi i sigurimeve shëndetësore të Zvicrës, më i larti ndonjëherë
-
Vazhdojnë mashtrimet në Zvicër: Qytetarët, në hall
-
SWISS zgjat fluturimet e saj për në SHBA deri në dimrin e ardhshëm
-
Cili shtet ka më së shumti fitore në Eurovision?