Lajme
Dita e parë pa asnjë të vdekur nga koronavirusi në Kantonin Vaud
Dita në mes të 29 dhe 30 prillit është dita e parë që nga 13 marsi, ose prej më se gjashtë javësh, kur në këtë kanton nuk është regjistruar asnjë vdekje nga Covid-19
Kantoni Vaud bën pjesë ndër vatrat më të prekura nga koronavirusi. Në fakt në këtë kanton ka më së shumti të vdekur, gjithsej 375 por kantoni jugor, Tiçino, me 321 viktima, ka më shumë sosh në propporcion me popullatën, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, dita në mes të 29 dhe 30 prillit është dita e parë që nga 13 marsi, ose prej më se gjashtë javësh, kur në këtë kanton nuk është regjistruar asnjë vdekje nga Covid-19, shkruajnë mediat zvicerane. Më 13 mars është shënuar vdekja e parë në këtë kanton.
Edhe numri i personave të shtruar në spital, me 156 raste, po shkon drejt zvogëlimit. Një ditë më parë kanë qenë 164 sish, transmeton albinfo.ch. Ndërsa numri i pacientëve në stacionin e kujdesit intensiv, të enjten ka qenë po ai i një dite më parë, 33.
Numri i përgjithshëm i personave të testuar pozitivisht sot ka qenë 5274 ose për vetëm tre më shumë se të mërkurën, kur ishin 5271 veta.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













