Bota

Donald Trump po konsideron seriozisht blerjen e ishullit të Grenlandës

Amerikanët mendojnë të blejnë ishullin më të madh në botë

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, po tregon interes të madh në blerjen e ishullit të Grinlandës.

Dy burime kanë thënë për Uall Street Journal se Donald Trump ka pyetur vazhdimisht këshilltarët e tij nëse është e mundshme për ShBA’na që të aneksojnë territorin autonom të Danimarkës për shkak të rëndësisë së saj gjeopolitike dhe natyrore.

“Çfarë mendoni ju për këtë?”, kishte pyetur Trump njerëzit e tij të afërt në një takim.

Gjithsesi është ende e paditur se si amerikanët mendojnë të blejnë ishullin më të madh në botë. Presidenti Truman kishte dështuar të e blente këtë ishull për shumën 100 milionë dollarë në vitin 1946, dhe po ashtu Departamenti i Shtetit në vitin 1867.

Ishulli i madh akullor ka diku 56 mijë banorë, dhe edhe pse është teknikisht në ujëra të Amerikës Veriore toka është kulturalisht europiane.

Politikat e saj të sigurisë dhe të jashtme udhëhiqen nga Kopenhaga përcjell Albinfo.ch.