Kosova
Drejtori i Policisë: 77 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje vitin e kaluar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, këtë të martë ka njoftuar se 77 zyrtarë policorë janë dorëhequr gjatë vitit të kaluar.
Por, sipas tij, ky është trend po ndodh në gjithë botën.
“Gjatë vitit të kaluar 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje, është trend në gjithë botën, po edhe tek ne po vazhdon”, ka theksuar Hoxha.
Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës ka zhvilluar bashkëpunim me qytetarë, media, forume, përkundër sfidave të paraqitura.
“48 mijë raste të raportuara, 3.55% rritje krahasuar me vitin paraprak. Dy muajt e këtij viti ka pasur rritje të raportimit në përgjithësi. Disa prej veprave më të rënda, vrasje nga 21 në 29, lëndim i rëndë 295, vjedhje e rëndë -1.96%, grabitje në tentativë ulje të rasteve, rritje të rasteve ndëretnike, zbulim i veprave 79% me rritje 3%, 55 raste vjedhje, asistime te gjykatave, KEDS-it, municion i konfiskuar, trafik rrugor fatalitet 96, 14mijë me dëme në aksident”, ka deklaruar Hoxha.
Tutje ka shtuar se ka një rënie të numrit të aksidenteve me fatalitet.
“Në vitin 2023, 106 të vdekur në krahasim me vitet e tjera paraprake kur numri ishte më i madh. 1094 kallëzime penale, kontroll kufiri, 27 milionë persona e kanë frekuentuar kufirin. Prioritete, bashkëpunimi ndërkombëtar, fuqizimi i kapaciteteve, siguria kibernetike, sfida menaxhimi i situatës në veriun e vendit, pajisjet e punës bashkëkohore, mosanëtarësimi i PK-së në Interpol”, është shprehur ai./Ekonomia Online
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit












